web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga se u shkaktua “E Marta e Zezë” e 1929-ës, që shkaktoi Depresionin e Madh të ekonomisë globale

1 Nëntor 2020, 21:46, Blog CNA

E Marta e Zezë, ishte dita e katërt dhe e fundit e rënies drastike të tregut të aksioneve në vitin 1929.Ishte data 29 tetor 1929.Investitorët tregtuan një rekord prej 16.4 milion aksionesh.Ndërkohë ata humbën 14 miliardë dollarë vetëm në Bursën e Nju Jorkut, ose 206 miliardë dollarë me kursin e 2019-ës.

Të Martën e Zezë, bursa e Dow Jones ra gati me 12 për qind.Pas asaj dite, Dow Jones vazhdoi rënien për tre vjet të tjera.Ajo doli nga kriza vetëm më 8 korrik 1932.Por deri atëherë, ajo humbi gati 90 për qind të vlerës së saj që nga niveli i saj i lartë më 3 shtator 1929.

Në fakt, nuk e arriti dot më atë kuotë për 25 vitet e ardhshme deri më 23 nëntor 1954. Humbjet e mëdha nga rënia e 2 bursave të mëdha të SHBA-së, ndihmuan në fillimin e Depresionit të Madh ekonomik.Po çfarë ndodhi?Atë ditë shitësit në panik thërrisnin si ne ethe ?Shitet! Shitet!?. Ata bërtisnin aq fort sa që askush nuk e dëgjoi zilen.

Në gjysmë ore, shitën 3 milion aksione dhe humbën 2 milion dollarë.Ndërsa dita po kalonte, Dow Jones ra në 212.33.Tabela që njoftonte çmimet e aksioneve disa orë pas. Kjo do të thoshte se investitorët nuk e dinin se sa po humbnin në atë moment.

Ata telefonuan me urgjencë ndërmjetësit e tyre.Kur nuk arritën të komunikonin, u dërguan telegrame. Western Union, tha se atë ditë numri i telegrameve u trefishua. Në atë kohë, tregtarët i shkruanin me dorë urdhrat për veprimet në bursë.

Vëllimi tregtar i aksioneve ishte aq i madh, saqë tregtarët thjesht i hidhnin urdhrat mëhershme në kishin e plehrave.Pasi përplasjet me grushte, ndërsa një tregtar humbi ndjenjat. Kur erdhi në vete iu rikthye punës.

Anëtarët e bordit të bursës së Nju Jorkut, kishin frikë të mbyllnin tregun, pasi kjo mund të shtonte më tej panikun.Bankat më të mëdha u përpoqën të ndalnin rënien.Morgan Bank, Chase National Bank dhe National City Bank blenë shumë aksione.Ato donin të rikthenin besimin tek tregu i aksioneve.

Por kjo ndërhyrje sinjalizoi krejtësisht të kundërtën. Investitorët e panë atë si një shenjë që bankat kishin panik. Një pjesë e panikut që e shkaktoi të Martën e Zezë, u shkaktua nga mënyra sesi investitorët luanin në tregun e aksioneve në vitet 1920.

Ata nuk kishin qasje të menjëhershme tek informacioni siç ndodh sot përmes internetit.Çmimet e aksioneve shtypeshin nga një makineri në një shirit të gjatë prej letre. Kur çmimet e aksioneve ranë, ata që publikonin çmimet nuk mund të ecnin dot me ritmin e ngjarjeve. Plasi paniku, pasi askush nuk e dinte se sa keq ishte situata.

Blerësit ulërinin dhe bërtisnin.Disa u shembën pa ndjenja përtokë kur morën lajme të këqija për një çmim të aksioneve.Jashtë bursës u grumbullua një turmë e madhe njerëzish.Policia u thirr për të mbajtur rendin.Arsyeja tjetër e panikut, ishte metoda e re për blerjen e aksioneve, e quajtur blerja sipas diferencës.

Investitorët mund të porositnin blerjen e një shumë të madh aksionesh, me vetëm 10-20 për qind më pak sesa çmimi i tregut.Ata përdorën paratë që morën hua nga ndërmjetësit e tyre.Por kur çmimet e aksioneve ranë, ndërmjetësit telefonuan kreditorët.Shumë njerëz panë se pagesa e kredive që kishin marrë, zhduku të gjithë kursimet e tyre të jetës.

Humbjet e së Martës së Zezë, e shkatërruan besimin tek ekonomia.Dh kjo humbje e besimit çoi në Depresionin e Madh. Në ato ditë, njerëzit besonin se ekonomia ishte vetëm tregu i aksioneve.Ajo që ishte e mirë për Wall Street mendohej se ishte e mirë për gjithë të tjerët.

Rënia e tregut të aksioneve solli transferimin e panikut tek bankat.Njerëzit i tërhoqën menjëherë të gjitha kursimet e tyre.

Shumë banka nuk kishin mjaftueshëm para ta thata, ndaj u detyruan të mbyllen. Në atë kohë nuk kishte asnjë Korporatë Federale të Sigurimit të Depozitave, për të siguruar kursimet e qytetarëve. Investitorët e braktisën tregun e aksioneve, dhe filluan t?i shpenzojnë paratë e tyre në blerjen e mallrave.

Për pasojë u rrit shumë edhe çmimi i arit rritën. Në atë kohë, Shtetet e Bashkuara përdornin standardin e arit, dhe autoritetet premtuan të këmbenin secilin dollar me vlerën e tij në ar. Por kur njerëzit filluan të kthenin dollarët në ar, qeveria amerikane filloi të shqetësohej se ky i fundit do të mbaronte.

Rezerva Federale u përpoq t?i vinte në ndihmë duke e rritur vlerën e dollarit.Ajo e bëri këtë duke rritur normat e interesit, të cilat e ulën likuiditetin për bizneset.Por pa fonde në dispozicion për të zgjeruar aktivitetin, kompanitë nisën t?i pushojnë nga puna punonjësit e tyre. E gjitha kjo krijoi një spirale të egër rënëse të ekonomisë që në fund u bë ajo që hyri në histori si Depresioni i Madh./Përshtati në shqip CNA.al

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga