Dosja Meta/ Sot seanca në GJKKO, mbështetësit e ish-presidentit para gjykatës
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Deri në vjeshtën e vitit 1940, pjesëmarrja e Italisë në Luftën e Dytë Botërore i kishte siguruar 13 fshatra në Alpet Franceze të Jugut. Në atë fushatë Francezët patën rreth 120 të vrarë ose të plagosur dhe 150 të zhdukur, ndërsa Italia 631 të vrarë, 2.631 të plagosur, 616 të zhdukur, dhe 2.151 raste të ngrirjes në acar.
Si për ta shtuar poshtërimin, gati 4.000 italianë u kapën robër. Gjenerali italian Kuirino Armelini, u ankua në ditarin e tij për ?kaosin, mungesën e përgatitjes së ushtrisë italiane?. Ai shtoi:?Dikush mund të thotë:Për 15 ditë ne duhet të jemi gati të marshojmë kundër Jugosllavisë; ose për 8 ditë do të sulmojmë Greqinë nga Shqipëria. Është e lehtë ta thuash, e të pish një filxhan kafe.
Duçe nuk e ka idenë e ndryshimet midis përgatitjes së luftës në një terren të rrafshët dhe asaj në male, në verë apo në dimër. Akoma më pak e vret mendjen për faktin se na mungojnë armët, municionet, pajisjet, kafshët, lëndët e para?.
Dhe Armelini kishte të drejtë. Më 11 gusht 1940, ministri i Jashtëm, njëherazi dhëndri i Musolinit, Galeaco Çiano, shkruante në ditarin e tij se i vjehrri i tij foli për herë të parë për ?një sulm të befasishëm kundër Greqisë?. Për Musolinin, Greqia dukej se ishte një shënjestër ideale.
Pra pushtim do të ishte i lehtë: një popullsi e varfër, sa një e pesta e asaj italiane, një ushtri e vjetruar, ndarje të forta politike, dhe një mbret i përbuzur nga popullit. Jorgo II u ishte imponuar grekëve nga ushtria në vitin 1935 pas një internimi 11-vjeçar,teksa qeverinë e drejtonte si një diktator fashist, kryeministrit Joanis Metaksa.
Më 12 tetor 1940, Musolini e thirri Çianon për t`a informuar fshehurazi për vendimin e tij për të pushtuar Greqinë në vetëm 16 ditë, në mënyrë që të përkonte me përvjetorin e marrjes së pushtetit nga fashistët në Itali. ?Hitleri më mburret për pushtimet që arrin, tha Musolini, duke iu referuar Rumanisë. Këtë herë unë do t?ia paguaj sipas mënyrës së tij. Ai do të zbulojë nga gazetat se unë kam pushtuar Greqinë?- tha ai.
Në mënyrë të pabesueshme, Musolini priti 3 ditë për të informuar ushtrinë për planin e tij. Shefi i Shtabit të Përgjithshem Pietro Badolio kundërshtoi me forcë, por Musolini këmbënguli në të tijën. Përveç mungesës së kohës – Badolio këmbënguli se i duheshin të paktën tre muaj përgatitje- kishte edhe mungesë në trupa.
Musolini sapo kishte çmobilizuar 600.000 trupa për të realizuar të korrat e vjeshtës në fshat. Edhe Çiano ishte i sigurt për fitoren, duke pretenduar se politikanët dhe gjeneralët grekë ishin të korruptuar, dhe se populli grek nuk do të luftonte kurrë për mbretin Jorgo II, apo kryeministrin Metaksa.
Më 28 Tetor 1940, gjysmë ore para përfundimit të ultimatumit, 162.000 trupa, rreth gjysma e numrit që Badolio tha se duheshin për të pasur sukses, nisën një pushtim në 3 drejtime ndaj Greqisë nga Shqipëria. Italia e kishte pushtuar Shqipërinë në prillin e vitit 1939, një muaj para se të lidhte një aleancë me Gjermaninë, dhe e trajtonte vendin tonë si koloni.
Shumë nga ushtarët ishin ose rekrutë të rinj ose rezervistë të moshuar, pasi Musolini kishte refuzuar të anulonte urdhrin e tij të çmobilizimit. Disa nga ushtarët këndonin:?Asgjë nuk mund të na ndalojë, buzët tona betohen se do të fitojmë ose do të vdesim?.
I etur për të hyrë në histori, Çiano i ishte bashkuar menjëherë luftës me një skuadrilje avionësh bombardues. Por gjërat nuk po shkonin si ai priste. Në ditarin e tij më 1 nëntor 1940 shkruan:?Dielli më në fund doli. Përfitoj nga koha për të kryer një bombardim spektakolar mbi Selanik. Sulmohem nga avionët luftarakë. Gjithçka shkon mirë. Dy prej tyre u rrëzuan, por më duhet të them se është hera e parë që i kam pas. Është një ndjesi e frikshme?. Çiano u kthye shpejt në Romë.
Shiu i vazhdueshëm, po i shndërronte edhe përrenjtë e vegjël në lumenj, ndërsa rrugët u bënë moçalishte të pakalueshme. Sistemi italian i furnizimit u fut në kolaps. Mbi 30.000 ton furnizime që u shkarkuan në Durrës, mbetën aty për shkak të mungesës së mjeteve të transportit.
Përkundër pritshmërisë së italianëve, që besonin se grekët mund të angazhonin vetëm 30.000 trupa, ushtria greke mobilizoi në fakt 230.000. Edhe pse të pajisur më dobët në krahasim me italianët, Grekët kishin avantazhin fillestar të linjave më të shkurtra të komunikimit dhe furnizimit.
Ata përdorën mbi 100.000 kuaj dhe mushka si mjete transporti nëpër shtigjet malore të Greqisë dhe Shqipërisë, e njihnin më mirë terrenin, dhe ishin më të disiplinuar. Mbi të gjitha, kishin një krenari të madhe kombëtare. Në pak ditë ofensiva italiane po ndalej kudo, dhe grekët po fillonin kundërsulmet lokale.
Më 5 dhjetor 1940, përballë një rezistence të ashpër, grekët i kishin sprapsur italianët 80 km, dhe kishin depërtuar 48 km në Shqipërinë Jugore dhe atë Lindore. Italianët u bënë gazi i botës kur u mësua se kishin lënë 26.000 robër. Një ditë më parë, Musolini u detyrua t`i kërkojë ndihmë Hitlerit. Gjermania sulmoi më 6 prill 1941 Greqinë, duke e pushtuar në pak ditë.
Lufta e Musolinit në Greqi i kushtoi italianëve 13.755 të vrarë dhe 25.067 të zhdukur. Pushtimi i Hitlerit ishte më pak i kushtueshëm: vetëm 2.559 të vrarë dhe 5.820 të plagosur. Humbjet e luftës së Greqisë – 13.408 të vrarë dhe 42.485 të plagosur – ishin vetëm fillimi i një dekade agonie.
Gjermanët e plaçkitën Greqinë. Rreth 100.000 njerëz vdiqën nga uria dhe sëmundjet vetëm në Athinë. Pastaj forcat komuniste u përpoqën t`a merrnin përsipër, duke ndezur një luftë civile që vazhdoi deri në 1949 dhe në të cilën vdiqën më shumë se 150.000 njerëz./Historynet.com-Përshtatur nga CNA.al
Që nga shpërthimi i parë epidemik i Covid-19 në Vuhan, hipot...
Kur partneri juaj porosit një porcion më të madh me patate t...
Sa i sigurt duhet të jeni mbi sondazhet zgjedhore? Sipas një...
Një valë e dytë e koronavirusit të ri, është duke e përfshir...
Nga Walter Russell Mead “The Wall Street Journal”Shanset jan...
Covid-19 po e ndryshon botën në disa mënyra. Disa ndryshime ...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Rexhep Tajip Erdogan, është...
Nga Andrew A.Michta “The Wall Street Journal”“Vdekje Amerikë...
Një nga korporatat më të mëdha dhe më dominuese në histori, ...
Nga Michael Herron&Daniel A. Smith “The Conversation”* Dhjet...
Nga Christian Whiton “National Interest”* Në vitin 2016, kur...
BloombergSpitalet e Evropës përsëri po shkojnë përtej limite...
Shërimi nga Covid-19, nuk është gjithmonë aq i lehtë sa rezu...
Që në fazat më të hershme të pandemisë, vëmendja e të gjithë...
Lumi nuk ishte larg. Çaz Pauell mund ta shihte Zambezin atje...
Koncepti i fast food, ushqimit të shpejtë, siç e kuptojmë so...
Nga Amy Mackinnon & Robbie Gramer “Foreing Policy”Duke fillu...
Si një emigrante e varfër nga Skocia, Meri En Meklod Trump, ...
Kanë kaluar 17 vjet që kur koronavirusi SARS-CoV, kërcënoi t...
Nga Doug Schoen “Fox News”Në debatin e dytë dhe të fundit pr...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...