Rrëshqitje dheu në Kodër Currila/ Rrezikohet pallati
Rrëshqitje dheu janë regjistruar në Kodër Currila në orët ...
Rrëshqitje dheu janë regjistruar në Kodër Currila në orët ...
Nga Christian Whiton ?National Interest?
* Në vitin 2016, kur Donald Trump u zgjodh president, shumica e atyre që bëjnë parashikime në politikë, gabuan me kandidaturën e tij. Ata po gabojnë sërish këtë vit. Sigurisht, media dhe elita politike në Uashington, kanë jetuar gjithmonë në një lloj flluske.
Por braktisja që media kryesore i ka bërë parimit të paanshmërisë, duke e mbështetur hapur Xho Bajdenin, dhe në heshtje përpjekjet e kompanive të mëdha teknologjisë për të censuruar Trumpin, janë që të gjitha një kulmim i sjelljes së saj të keqe.
Dy pasoja të kësaj sjelljeje të keqe, po sjellin dështimin e tyre në të kuptuarit e bazës elektorale të presidentit. Energjia rreth Trumpit është e pagabueshme. Ajo është e dukshme në tubimet e tij, në dominimin që ai u bën gazetarëve arrogantë, dhe nga fitorja e tij e fundit në debatin presidencial.
Dhe në dallim nga shumica e presidentëve që plaken dukshëm kur janë në detyrë, ai nuk ka humbur asnjë lloj energjie në 4 vite të konfliktit politik të vazhdueshëm, duke mbetur një luftëtar i paepur. Kjo bie në kontrast me fushatën e Bajdenit, që mezi po i përballon këto zgjedhje.
Daljet publike të Bajdenit janë të pakta. Kandidati demokrat, bën shumë ditë pushim. Mungesa e tij në publik, dhe koha e kaluar në ?bodrum?, është një shenjë dobësie, dhe madje edhe burracakërie, saktësisht e kundërta e asaj që prej publiku nga një komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.
Pasoja tjetër e lavdërimit të Bajdenit nga media kryesore, është se ai nuk është gati për t?u dhënë përgjigje pikëpyetjeve të shumta rreth tij. Zërat rreth lidhjeve të të birit, Hanter Bajden, me bizneset e dyshimta në Kinë dhe Ukrainë, kanë ekzistuar prej vitesh.
Refuzimi i medias tradicionale për t?u marrë seriozisht me to, e vuri seriozisht Bajdenin në siklet ne fillim të këtij muaji. Pavarësisht përpjekjeve më të mira të mediave kryesore, dhe atyre të teknologjisë së madhe për t?i fshehur këto histori nga publiku, ato tani janë të ekspozuara ndaj votuesve.
Pastaj janë politikat e neveritshme të kandidatit demokrat. Në debatin e së enjtes së kaluar, Bajden u zotua të ndalojë përfundimisht përdorimin e karburanteve fosile në SHBA, dhe të përsërisë angazhimin themelor të epokës Obama-Bajden, që bëri që qeveria të humbte 500 milion dollarë të taksapaguesve, vetëm për investime në ?energjinë e pastër?, solindra.
Një sakrificë kaq e madhe ndaj ?fesë? së re laike të alarmizmit të ndryshimit të klimës, jo vetëm që do të rrisë çmimin e gjithçkaje, përfshirë atë të energjisë elektrike, ushqimeve, infrastrukturës dhe strehimit; por do të devijojë burimet financiare nga aktivitetet që e përmirësojnë realisht mjedisin.
Bajden do të ndryshonte politikat e Trumpit, që përfshijnë ashpërsimin e toneve ndaj Kinës dhe Iranit, bisedimet me Korenë e Veriut dhe Rusinë, dhe refuzimin për të nisur luftëra të reja në Lindjen e Mesme. Nën Bajdenin, institucioni i sigurisë kombëtare që tani vajton për fundin e afërt të luftës 19-vjeçare të Amerikës në Afganistan, do të ketë edhe një herë një president luftarak.
Ndërkohë, Bajden e ka bërë të qartë se do të fuqizojë ata që duket se e përçmojnë vendin tonë, dhe që besojnë gabimisht se SHBA-ja është raciste. Ai do të zëvendësojë atë që ka mbetur nga meritokracia amerikane dhe ëndrra e Martin Luter Kingut, me një shoqëri të rregulluar politikisht, dhe të bazuar në ankesat dhe faktorët e lindur, sikurse është raca.
I tillë është nënkuptimi i gënjeshtrës së tij më të madhe për vitin 2020:që Amerika vuan nga një ?racizëm institucional?. Ky pohim, së bashku me gatishmërinë e Bajdenit për ta mbyllur ekonominë tonë, dhe për t?i urdhëruar amerikanët të qëndrojnë në shtëpi për të luftuar koronavirusin, mund të dëshmohen si gabimet më fatale në fushatës e tij.
Shumë njerëz janë kundër mbylljes, për shkak të pasojave të rënda ekonomike dhe në shëndetin mendor që sjell ajo. Por një pjesë e shoqërisë jo vetëm që kundërshton, por është e tërbuar nga inati. Këta amerikanë janë me të drejtë të tmerruar, që na thuhet duke shkelur të drejtat tona kushtetuese, të rrimë mbyllur në shtëpi, të mos shkojmë në kishë, apo të mos protestojmë paqësisht në rrugë.
Ata janë të neveritur që politikanët e të dyja partive bënë shumë pak, kur turmat rrëzuan përmendoret, të cilat na mësojnë historinë e jashtëzakonshme të kombit tonë. Në realitet, vetëm një pakicë votuesish, duan të shohin edhe për 4 vitet e ardhshme vazhdimin e revolucionit kulturor të majtë të vitit 2020. Trump ka erën pas shpinës së tij, dhe ka shumë shanse të marrë më 3 nëntor një mandat të dytë./ Përshtatur nga CNA.al
BloombergSpitalet e Evropës përsëri po shkojnë përtej limite...
Shërimi nga Covid-19, nuk është gjithmonë aq i lehtë sa rezu...
Që në fazat më të hershme të pandemisë, vëmendja e të gjithë...
Lumi nuk ishte larg. Çaz Pauell mund ta shihte Zambezin atje...
Koncepti i fast food, ushqimit të shpejtë, siç e kuptojmë so...
Nga Amy Mackinnon & Robbie Gramer “Foreing Policy”Duke fillu...
Si një emigrante e varfër nga Skocia, Meri En Meklod Trump, ...
Kanë kaluar 17 vjet që kur koronavirusi SARS-CoV, kërcënoi t...
Nga Doug Schoen “Fox News”Në debatin e dytë dhe të fundit pr...
Nga Maria Berlinguer “La Stampa”Romë – Xhakino Kampolo, mbre...
Ai ishte një nga shkrimtarët e parë të mëdhenj të lindur në ...
Mundohuni të jeni të duruar në dashuri, por dijeni që Hëna n...
Gjatë valës së parë të Covid-19, studiuesit në Universitetin...
Nga G.Murphy Donovan “American Thinker”* Sondazhet dhe ekspe...
“The Wall Street Journal”* Shumica e mediave po e injorojnë ...
“Bush Center”Anders Fog Rasmusen shërbeu si kryeministër i D...
Nga Giulia Guerrini “Emerging Europe”* Një nga keqkuptimet m...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Në një përpjekje për t’u pë...
Nuk është më kanabisi i dikurshëm. Kjo theksohet në raportin...
Shtriga e keqe me lëkurë të gjelbër që fluturon mbi fshesën ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...