Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga Maria Berlinguer ?La Stampa?
Romë – Xhakino Kampolo, mbreti i lojës së pokerit në kompjuter në Itali, e donte artin. Midis 300 milionë eurove asete të konfiskuara prej tij, ishin rreth 100 vepra arti shumë të vlefshme:piktura nga Salvador Dali, Xhorxho Morandi, Renato Gutuzo, Matia Petri dhe Xhorxho de Çiriko.
Koleksione veprash arti me vlerë dhjetëra miliona euro u konfiskuan gjithashtu nga Nikola Skiavone, djali i Françesko Skiavones, bosit të klanit mafioz Kazalezi brenda organizatës kriminal Kamorra me qendër në Napoli; dhe nga Xhianfranko Bekina, tregtar arti; tek Mateo Mesina Denaro, shefi i Kosa Nostras siçiliane.
Sigurisht, le të mos harrojmë 2 pikturat në vaj të Van Gogut – Kongregacioni i Kishës së Reformuar në Nunen dhe Pamje nga Deti në Sheveningen – të cilat u vodhën në vitin 2002 nga Muzeu Van Gog në Amsterdam, dhe u gjetën më vonë nga policia në Kastelamare di Stabia, Napoli, në një vilë në pronësi të bosit të trafikut të drogës Rafaele Imperiale.
Dhe më pas janë investimet e Ndrangetës, mafias kalabreze, në pikturat e shekullit 17 në Lombardi, dhe koleksionet e Xhenaro Mokbel dhe Masimo Karminati, figura aktive në Romë, dhe që janë në qendër të dokumentarit të suksesshëm ?Ndiq pikturat? nga Françeska Sironi, Alberto Gotardo dhe Paolo Fantauci.
Por a janë vërtet kriminelët dhe bosët e mafias kaq të apasionuar pas artit? Vështirë të imagjinohet. Me shumë gjasa, kjo dukuri është një shenjë e asaj se sa tregu i artit është bërë një mjet fenomenal i pastrimit të parave dhe investimeve për krimin e organizuar.
Është një sektor që lejon pastrimin e parave të pista në një mënyrë të sigurt, dhe me një mbrojtje të garantuar nga zhvlerësimi me kalimin e kohës. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me pastrimin. Veprat artistike ofrojnë sigurinë e një investimi, që nuk do të pësojë gjë nga inflacioni, duke pasur nga ana tjetër një rikthim të garantuar të investimit, me kusht që paratë të investohen në kryevepra të destinuara ta ruajnë me siguri vlerën e tyre, pavarësisht kalimit të kohës.
Tregu global i veprave të artit vlen midis 58-60 miliardë euro. Ai ka pësuar një bum në të gjithë botën, dhe është 2-fishuar 10 vitet e fundit, dhe nuk po tregon asnjë shenjë rënie. Dhe jo vetëm falë atyre kryeveprave, por edhe për shkak të rritjes eksponenciale të çmimeve të veprave nga artistët e rinj, me disa që mund të arrijnë një çmim prej 100 milionë dollarësh.
Një anomali e mirëfilltë, sipas ekspertëve të sektorit. Dekadën e shkuar, galeritë dhe shtëpitë e ankandeve kanë mundur të thyejnë rekord pas rekordi, duke arritur të shesin veprat e artistëve, që kaluan nga gjysmë anonimati tek suksesi global. Është një sektor që ka përfituar nga mungesa absolute e rregullave.
Por jo çdo gjë që shkëlqen është ar, pasi koleksionistët e apasionuar nuk janë të vetmit që simulojnë zgjerimin e madh të këtij tregu. Kjo e fundit vjen dhe nga lehtësia me të cilën mafiozët kanë qenë deri tani në gjendje ta përdorin këtë ?flluskë tregtare?, për të ricikluar paratë e tyre të paligjshme.
?Është një fluks parash që vjen mbi të gjitha nga tregtia e drogës?- thotë gjenerali Alesandro Barbera, komandant i SCICO, shërbimi qendror hetimor mbi krimin e organizuar në ?Guardia di Finanza?. Rreth 18 miliardë euro (ose 1 për qind e PBB-së së Italisë), është vlera kolosale e pasurive të patundshme dhe mallrave të konfiskuara nga autoritetet financiare italiane nga kriminelët midis viteve 2015-2019.
Sekuestrimet konfirmojnë rëndësinë e asaj që shihet si një zgjedhje strategjike e mafias për të investuar në pasuri të sigurta:kryesisht diamante, metale të çmuara, piktura dhe objekte arkeologjike me vlera të mëdha. Dhe këto thesare nuk janë të gjitha të vjedhura.
Shumica janë blerë ligjërisht në tregun e artit, kryesisht në ankande. ?Për klanet mafioze, pasuritë e sigurta si vepra arti janë të dëshirueshme, pasi janë të përshtatshme. Është një biznes me degë në të gjithë botën, shumë i vështirë për t?u gjurmuar. Ne e gjejmë veten përballë një Janusi me dy fytyra, dhe duhen teknika më të sofistikuara hetimore për të zbuluar se ku fshihen fondet e paligjshme, dhe për të gjurmuar të gjitha transfertat e parave?- totë Barbera.
Ai shton:?Kur je përballë një organizate mafioze që operon në tregun e artit, nuk ke dhe aq nevojë për kasapë, se sa për hetues me mendësi biznesi, që dinë të lexojnë pasqyrat financiare?. Gjnerali thotë se për një bos të mafias, pasja e një pikture ose një skulpture nga një artist i madh, nuk është thjesht një skemë e pastrimit të parave, por ajo i jep prestigj dhe reputacion.
Me kalimin e viteve, klanet kanë përsosur metodat e fshehjes së gjurmëve të parave që vijnë nga droga, gjobat dhe trafiqet e ndryshme. ?Krimi i organizuar, ka interes të investojë në mallra që mund të ndihmojnë në fshehjen e vlerës së tyre neto?- thotë Federiko De Raho, prokuror i Antimafias.
Sipas tij, në qindra raste pikturat, skulpturat dhe afresket, garantojnë transferime parash nga një grup mafioz në tjetrin, duke qenë të mbrojtur nga çdo rrezik. Vepra artistike mbetet aty ku ruhet – mbase në një port të lirë apo një zonë pa taksa, e paarritshme për të gjithë – dhe kalon nga një blerës tek tjetri.
Dhe ky është një nga kufijtë e rinj tek të cilët po përqendrohet vëmendja, nga hetuesit dhe ligjvënësit. Ndërkohë, Direktiva e Pestë e Bashkimit Evropian mbi pastrimin e parave u imponon operatorëve të sektorit të artit të njëjtat rregullore të transparencës që aktualisht zbatohen për bankat, noterët dhe llogaritarët. Ky është një hap i parë drejt transparencës./ Përshtatur nga CNA.al
Ai ishte një nga shkrimtarët e parë të mëdhenj të lindur në ...
Mundohuni të jeni të duruar në dashuri, por dijeni që Hëna n...
Gjatë valës së parë të Covid-19, studiuesit në Universitetin...
Nga G.Murphy Donovan “American Thinker”* Sondazhet dhe ekspe...
“The Wall Street Journal”* Shumica e mediave po e injorojnë ...
“Bush Center”Anders Fog Rasmusen shërbeu si kryeministër i D...
Nga Giulia Guerrini “Emerging Europe”* Një nga keqkuptimet m...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Në një përpjekje për t’u pë...
Nuk është më kanabisi i dikurshëm. Kjo theksohet në raportin...
Shtriga e keqe me lëkurë të gjelbër që fluturon mbi fshesën ...
Mao Ce Duni, krijoi një kapital të madh politik nga udhëtimi...
Nga Liz Peek “Fox News”* Katër vjet më parë, mbështetja ndaj...
Nga Emily Schultheis “Foreign Policy”* Gelsenkirshen – Gati ...
Nëse ju prezantojnë me një çift që është bashkë prej një koh...
Nga Jeff Giesea “American Greatness”* Disa vjet më parë, mor...
Ky vit ka qenë një përvojë e veçantë, apo jo? Jeta jonë pers...
Maria Antoneta është e famshme për bëmat e saj. Apo më mirë ...
Dhënia e dorës të tjerëve ka rrënjë të thella dhe përbën baz...
Falë Teorisë së Relativitetit të Albert Ajnshtajnit, ne e di...
Evolucioni është ndryshimi në tiparet e një specie përgjatë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...