web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Është e vërtetë që me kalimin e kohës, partnerët në një çift duken njëlloj?

20 Tetor 2020, 06:25, Blog CNA

Nëse ju prezantojnë me një çift që është bashkë prej një kohe të gjatë, dhe kur ju duket se partnerët i ngjajnë aq shumë njëri-tjetrit, sa që duhen si vëlla e motër, dhe jo burrë e grua, dijeni se ky perceptim e ka një bazë:ndoshta që të dy duken vërtet të ngjashëm.

Por kujdes – dhe kjo është e reja në krahasim me atë që është menduar për dekada me radhë në imagjinatën kolektive – një studim i ri i botuar në ?Scientific Report?, pohon se të dy partnerët i ngjajnë fizikisht njëri-tjetrit që nga në momentin kur ata zgjedhin partnerin, dhe jo më pastaj pas një jete të kaluar bashkë, duke ndarë bashkë emocione, interesa, sjellje dhe zakone.

Të njëjtat emocione, të njëjtat rrudha

Ideja që njerëzit në marrëdhënie afatgjata, përfundojnë duke u dukur shumë të ngjashëm, madje edhe në fytyrë, është rrënjosur në literaturën psikologjike që nga viti 1987, kur u botua një studim që pretendonte se çiftet që ishin martuar prej 25 vjetësh, kishin fytyra të ngjashme për shkak të bashkëjetesës së gjatë.

Në praktikë një partner, përfundon duke imituar në mënyrë të pavetëdijshme shprehjet e tjetrit (dhe anasjelltas). Ato i lëvizin muskujt e fytyrës në një mënyrë të tillë, që shkaktojnë shprehjeje të ngjashme në fytyrë, të cilat në planin afatgjatë, ndryshojnë pamjen e fytyrave të tyre.

Sot, 33 vjet më vonë, një studim i ri i kryer nga dy studiues në Universitetin e Stenfordit, në Kaliforni, SHBA, e përgënjeshtron këtë teori duke provuar se fytyrat e bashkëshortëve nuk bëhen të ngjashme me kalimin e kohës, por ato janë të tilla nga fillimi i marrëdhënies, ashtu si karakteristikat e tjera të personalitetit, interesat dhe sjelljet e tyre.

Zgjedh atë që të ngjan

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit amerikanë ri-analizuan eksperimentin e vitit 1987 me një mostër shumë më të madhe bashkëshortësh:studimi i vjetër ekzaminoi fytyrat e vetëm 12 çifteve, duke krahasuar fotot kur ata ishin martuar, me të tjerat 25 vjet më vonë.

Ndërkohë, studimi i ri, shqyrtoi imazhe të publikuara në internet të 517 partnerëve, duke krahasuar fytyrat kur ata ishin martuar, me ato që kishin treguar pas shumë vitesh (nga 20 deri në 69 vite) bashkëjetese. Përveç kësaj, për të verifikuar ngjashmërinë e imazheve, studiuesit përdorën si 153 personat e rekrutuar në internet, ashtu edhe një algoritëm të njohjes së fytyrës (VGGFace2).

Studime të famshme që duhet rishikuar

?Kur e nisëm këtë eksperiment, ishim të bindur se do të gjenim konfirmimin e famshëm të vitit 1987?- tha Pin Pin Tea-makorn, student i doktoraturës në inxhinierinë elektronike, përgjegjës për studimin.

?Përfundimi duket mjaft i qartë:bashkëshortët që kanë prirjen të kalojnë më shumë kohë bashkë, kanë hobi dhe dieta ushqimore të ngjashme. Prandaj është normale që me kalimin e kohës ata të bëhen më të ngjashëm me njëri-tjetrin.

Ndaj u befasuam që pavarësisht përdorimit të një mostre shumë më të madhe imazhesh të fytyrës, dhe matjesh më të fundit mbi ngjashmërinë e fytyrës, nuk gjetëm asnjë të tillë?- thotë ai. Bashkë-autori i studimit, psikologu Majkëll Kosinski, komenton:

?Kolegët duhet të kalojnë më shumë kohë, për të vërtetuar teoritë e përhapura psikologjike, të ndërtuara mbi bazën e eksperimenteve të dobëta:refuzimi i hipotezave të pranuara gjerësisht nga bota shkencore, nuk do të jetë aq frymëzues apo i vlefshëm për të bërë lajm, sa janë teoritë e reja. Por ai është po aq i rëndësishëm, në mos më shumë?- shprehet ai./ focus.itPërshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga