Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ishte 30 qershori i vitit 1908, kur në orët e para të mëngjesit një shpërthim i frikshëm rrafshoi më shumë se 2.000 kilometra katrorë pyll në një rajon të largët të Siberisë Lindore, përgjatë lumit Tunguska. Dhe kjo është ajo që ne tani e njohim si ?Ngjarja e Tunguskas?.
Ekspertët arritën në atë zonë vetëm rreth 10 vjet më vonë. Grupi i parë i shkencëtarëve, u tronditi nga shkatërrimet e mëdha që pa, dhe po kështu ndodhi me të gjitha ekipet që inspektuan vendin. Ajo që nuk është arritur të kuptohet deri më sot, është se çfarë e shkaktoi atë shpërthim:një kometë? një asteroid?
Fakti është se nuk është zbuluar asnjë krater, dhe as mbetje të tjera që lë zakonisht një lloj përplasje e tillë. Ka nga ata që pretendojnë se ishte një kometë që u përplas me Tokën, dhe shpërthimi ishte rezultat i djegies së tij të papritur.
Pra i djegies së bërthamës së saj. Por sipas studimeve më të fundit, objekti udhëtoi të paktën 700 kilometra në atmosferë para shpërthimit. Asnjë kometë nuk mund të kishte rezistuar aq gjatë:një objekt i këtij lloji do të shpërthente pas jo më shumë se 300 kilometrash.
Hipoteza e një asteroidi
Ka nga ata që argumentojnë se objekti ishte një asteroid. Sipas tyre, ai ishte aq i vogël sa që shpërtheu nëpër atmosferë, dhe se asnjë fragment që ishte mjaftueshëm i madh për të shkaktuar kratere nuk mbërriti dot në Tokë.
Krahas kësaj, ekziston edhe një hipotezë ?e lidhur? me të, që teorizon se një fragment mjaftueshëm i madh, arriti në fakt deri në Tokë dhe se përplasja shkaktoi krijimin e një liqeni të vogël në zonë. Por deri tani askush nga ata që kanë kryer shpime apo vëzhgime të thelluara, nuk kanë mundur të pohojnë me siguri vërtetësinë e një skenari të tillë.
Pra çdo gjë që ka ndodhur në Tunguska, ndodhi në zemrën e një hapësire të egër dhe të pabanuar të Rusisë Qendrore, mijëra kilometra nga çdo fshat më i afërt:asnjë dëshmitar (flitet për 3 vdekur), vetëm mistere, dhe të dhëna që duhen bërë bashkë si në një mozaik gjigant.
Hipoteza të reja
Një model i ri i kësaj ngjarje, që mund t?i japë përfundimisht përgjigje pyetjes:studimi është i një ekipi studiuesish të koordinuar nga Danil Krenikov, i Universitetit Federal të Siberisë. Ai ka avantazhin e mos-kërkimit me doemos të një ?shenje? në tokë. Krenikov dhe kolegët e tij, argumentojnë se shpërthimi i 112 viteve më parë, u shkaktua nga një asteroid që e preku Tokën me një kënd kaq të vogël, sa që nuk kaloi nëpër atmosferë, por ?kërceu? mbi të, dhe pastaj humbi sërish në hapësirë.
?Ne besojmë se Ngjarja e Tunguskas, u shkaktua nga një asteroid prej hekuri që vetëm sa e ceku shtresën më të jashtme të Tokës?- thotë Krenikov. Nëse kjo hipotezë do të ishte e saktë, atëherë Toka ka shpëtuar për një fije peri nga një ngjarje me pasoja katastrofike.
Asnjë krater
Skenari i përshtatet shumë mirë fakteve. Shpërthimi duhet të jetë shkaktuar nga një meteorit hekuri në madhësinë e një stadiumi futbolli, ose pak më i madh se aq, dhe që ishte nxehur shumë në kohën kur kaloi në atmosferë e sipërme të Tokës.
Ishte vala goditëse ajo që goditi tokën, dhe ishte materiali që avulloi thuajse menjëherë nga asteroidi në atë kalim të shkurtër, ai që shkaktoi shpërthimin e madh që dogji pemët. Hekuri i avulluar u kondensua në pluhur, që me të arritur në Tokë, la gjurmë shumë të dobëta.
Kjo do të shpjegonte edhe praninë e një pluhuri anormal në atmosferën e sipërme të Evropës, të regjistruar pas asaj ngjarjeje. Pra nuk pati asnjë krater. Por mund të kishte qenë një katastrofë planetare. Nëse Krenikov dhe kolegët kanë të drejtë, Toka përjetoi një përplasje hapësinore me shumë fat atë mëngjes.
Një goditje e drejtpërdrejtë nga një asteroid me një diametër prej rreth 150 metrash, do ta shkatërronte Siberinë, duke shkaktuar një krater me diametër 3 km:nuk do të sillte ?zhdukjen e dinozaurëve të rinj?, por me siguri që do të kishte efekte dramatike në biosferë dhe ndikim të madh në civilizimin modern.
Nga Brett Guthrie & Larry Bucshon “The Hill”*Të gjitha jetët...
Nga Jessica Pearce RotondiShtetet e lëkundura, të njohura gj...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Shefi i diplomacisë ruse Se...
Nga Andrew C.Mccarthy “National Riview”Një kompani e ukrainë...
Një grup ndërpartiak prej 29 deputetësh ukrainas, përmes një...
Nga Jay W.Richards, Douglas Axe &William Briggs ”The Federal...
Ndërsa të gjitha barnat mund të jenë të rrezikshme, sidomos ...
Nga Walter Russell Mead “The Wall Street Journal”Ndërsa pand...
Nga Borjan Gjuzelov “Emerging Europe”Javën e kaluar, Komisio...
Që nga kohërat e lashtë, njerëzimi ka synuar të kuptojë se ç...
Nga Robert J. Hutchinson “News Max”* Le të jemi të sinqertë....
Nga Maria Stöhr “Der Spiegel”Janë thjeshte flokë, thonë treg...
Nga Tyler Cowen “Bloomberg”Një Çmim Nobel vlen më pak çdo vi...
Nga Andrew C.Mccarthy “National Riview”E bëri ajo apo jo? Si...
Nga Janan Ganesh “The Financial Times”Ne që e çmojmë përkush...
Nga Danny DorlingNë vitin 1968, në kulmin e pandemisë së fun...
Nuk është habi që shumë vende evropiane po përballen përsëri...
Rastet e koronavirusit po rriten përsëri në të gjithë Evropë...
Si e rregullon trupi temperaturën e tij?Kur zgjidhni se çfar...
Bretkosa e Artë helmueseEdhe pse nga jashtë duket një krijes...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...