Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Nga Robert J. Hutchinson ?News Max?
* Le të jemi të sinqertë. Demokratët dhe aleatët në mediat e kontrolluara prej tyre, do të bëjnë gjithçka për ta mposhtur Donald Trumpin. Këtë e dinë të gjithë, dhe nuk është as ndonjë sekret. Edhe demokratët bëjnë shaka me parullën e tyre shekullore:Votoni herët, votoni shpesh.
Kur historia është gjoja në anën tuaj, qëllimet i justifikojnë gjithmonë mjetet, të paktën në mendjet e ekstremistëve të majtë. Sidoqoftë, ajo që progresistët e mbushur plot urrejtje në Partinë Demokratike, nuk duket se e kuptojnë, është se e gjithë bota, si brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara, ka parë çdo lëvizje të tyre këto 3 vitet e fundit.
Bota ka parë gjithçka, dhe nuk ka harruar asgjë. Të gjithë e pamë ish-agjentin e turpëruar të FBI-së Peter Strok, që ngërdheshej në TV ndërsa mburrej mbi rolin e tij në spiunimin e paligjshëm të fushatës së Trumpit, dhe për mbrojtjen e Hilarit Klinton nga akuzat për shkatërrimin e provave të hetimit të nisur nga Kongresi.
Ne e pamë sesi prokurori special Robert Myler, në dëshminë e tij të drejtpërdrejtë para Kongresit, mezi mbante mend ndonjë gjë nga raporti që gjoja kishte shkruar vetë. Ne e pamë shumë mirë sesi demokratët e ekstremit të majtë dhe aleatët në mediat e kontrolluara prej tyre, angazhuan dëshmitarë që të bënin dëshmi të rreme gjatë seancave të konfirmimit të Bret Kavanoug për në Gjykatën e Lartë, duke i trajnuar gratë (të cilat më vonë u tërhoqën nën kërcënimin e ndjekjes penale), të pretendonin se Kavanoug kishte qenë i pranishëm në përdhunimet e një bande.
Të thuash se Amerika është ?mbushur me të kuq?, që sulmojnë vazhdimisht Donald Trumpin dhe konservatorët e tjerë, është pak. Amerikanët e kuptojnë tani fare mirë se nuk mund të besojnë as edhe një fjalë nga ato që thonë mediat e korporatave, se çdo gjë që ata shohin në televizor ose lexojnë në internet kontrollohet fort nga miliarderët e teknologjisë.
Tani ne jetojmë në një shoqëri si Gjermania Lindore Komuniste, në të cilën elitat e pazgjedhura kontrollojnë atë që mund të thonë ose mendojnë njerëzit. Nëse shpreheni kundër martesës së homoseksualëve, apo ankoheni kur ?protestuesit paqësorë? të ekstremit të majtë terrorizojnë njerëz të pafajshëm në rrugë, tani mund të pushoheni ligjërisht nga puna.
Javët e fundit, demokratët progresivë dhe media pranë tyre, kanë kërcënuar vazhdimisht me dhunë nëse nuk marrin atë që duan në këto zgjedhje. Amerikanët besojnë në mënyrë të gabuar se në diktaturat e vjetra komuniste, disidentët mblidheshin dhe futeshin në kampet e përqendrimit. Por në fakt kjo ndodhte rrallë.
Në vend të kësaj, diktatorët komunistë operuan kryesisht përmes censurës dhe presionit shoqëror. Disidentët nuk arrestoheshin; ata thjesht nuk pranoheshin më në universitete, nuk u lejohej të botonin asgjë. Ata nuk u burgosën, por ju mbyll goja, njëlloj siç po bëjnë sot Google, YouTube, Facebook, Instagram dhe Twitter, që u mbyllin gojën njerëzve që shprehin një mendim sipas tyre të gabuar.
Në shoqëritë ?post-totalitare? të ish-bllokut komunist, thotë diku Vasllav Havel, qytetari pretendonte ta pranonte ortodoksinë komuniste, ndërsa e kundërshtonte atë në heshtje me çdo pjesë të qenies së tij. Nëpunësi i një dyqani, do të vendoste në dritare një tabelë me parullën komuniste ?Punëtorë të gjithë botës, bashkohuni!?, thjesht për të shmangur telashet. Ngjashëm, në një shtet me një parti, siç kemi gjithnjë e më shumë në Amerikë dhe në shumë vende të tjera – në të cilat media, universitetet, bordet e korporatave dhe institucionet kryesore, janë të gjitha të kontrolluara nga ideologët intolerantë të ekstremit të majtë – disidenca nuk është e mundur.
Nëse e vini disi në dyshim narrativën e një medie të caktuar, ju bllokojnë menjëherë komentin, llogaritë tuaja në Facebook dhe YouTube anulohen, dhe komenti juaj fshihet.
Një sondazh i fundit, zbuloi se 62 për qind e amerikanëve kanë mendime politike, të cilat kanë frikë t?i shprehin. Rezultati është që shumë amerikanë, kanë tashmë frikë të shprehin qëllimet e tyre të vërteta gjatë zgjedhjeve.
Ata e dinë që nëse vendosin një parrullë elektorale ?Trump 2020? në parakolpin e makinën e tyre, ka të ngjarë që ajo të shkatërrohet nga aktivistët ?paqësorë? demokratë. Ata e dinë që nëse i kritikojnë protestat ?kryesisht paqësore? – pavarësisht plaçkitjeve të mëdha gjatë tyre – ata do të denoncohen, dhe mund ta humbin punën e tyre.
Megjithatë, mësimi i Havelit është se autoritetet e diktatoriale e mbjellin vetë farën e përmbysjes së tyre. Ndërsa dhuna, censura dhe mbyllja e gojës përshkallëzohen, edhe kundërshtimi rritet, dhe më pas shpërthen në mënyrë të pashmangshme në akte të sfidave publike.
Kjo është ajo që ndodhi në vitin 2016, kur Donald Trump u zgjodh president. Dhe kjo është ajo që fare mirë mund të ndodhë sërish në zgjedhjet e këtij viti, me gjithë propagandën e pamëshirshme të medias kryesore, se fati i zgjedhjeve tashmë është vulosur.
Më 3 nëntor, rreth 63 milionë amerikanë të zakonshëm, do të sfidojnë autoritarët miliarderë që kontrollojnë mediat dhe Hollivudin, dhe do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për kandidatin e zgjedhur prej tyre.
Ata do t?i japin zë asaj që është vërtet në zemrat e tyre, por që nuk u lejohet ta shprehin. Dhe pavarësisht se kush do të fitojë, ajo do të jetë një britmë lirie, që do të dëgjohet edhe një herë në të gjithë botën./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Maria Stöhr “Der Spiegel”Janë thjeshte flokë, thonë treg...
Nga Tyler Cowen “Bloomberg”Një Çmim Nobel vlen më pak çdo vi...
Nga Andrew C.Mccarthy “National Riview”E bëri ajo apo jo? Si...
Nga Janan Ganesh “The Financial Times”Ne që e çmojmë përkush...
Nga Danny DorlingNë vitin 1968, në kulmin e pandemisë së fun...
Nuk është habi që shumë vende evropiane po përballen përsëri...
Rastet e koronavirusit po rriten përsëri në të gjithë Evropë...
Si e rregullon trupi temperaturën e tij?Kur zgjidhni se çfar...
Bretkosa e Artë helmueseEdhe pse nga jashtë duket një krijes...
Gjatë Luftës së Ftohtë Moska ishte një vend si askush tjetër...
Nga Massimo Mantellini “Internazionale”Disa vjet më parë soc...
Nga Ahmed Charai “National Interest”Si shumë njerëz në gjith...
Të paktën 24 planetët jashtë sistemit diellor mund të jenë m...
Pandemia na ka detyruar të mendohemi mirë para se të prekim ...
Busti i Nefertitit, është ndoshta një nga veprat më të famsh...
Nga William L.Gensert “American Thinker”Që nga fillimi i pre...
Katër presidentë amerikanë kanë vdekur nga shkaqe natyrale n...
Bodo Ramelov, guvernator i landit lindor gjerman të Turingis...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Nuk është se presidentja e...
Nga Rachel Bucchino “National Interest”Kandidati demokrat pë...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...