web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lufta e paqartë e BE-së për të garantuar sundimin e ligjit

9 Tetor 2020, 06:41, Blog CNA

Nga Judy Dempsey ?Carnegie Europe?

Nuk është se presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Lejen, nuk e dinte gjendjen e keqe të sundimit të ligjit dhe respektimin e dobët të vlerave brenda Bashkimit Evropian. Gjithsesi, më  30 shtator Komisioni Evropian botoi për herë të parë një raport mbi gjendjen ?e sundimit të ligjit në Bashkimin Evropian?.

Njëzet e gjashtë faqet, e shoqëruara nga njëzet e shtatë raporte të veçanta për secilin nga vendet anëtare, janë të vështira të lexohen dhe kuptohen. Gjuha e përdorur është shpesh burokratike ose e paqartë. Më dëshpëruese nga të gjitha:ai është i mbushur me terma të përgjithshëm dhe pa asnjë lloj përmbajtje.

Shembull për këtë janë fjali të tilla si ?Sundimi i ligjit është një parim i mirë-vendosur?. Apo në faqen 5 kur thuhet:?Mekanizmi Evropian i sundimit të ligjit është vendosur të zhvillohet dhe të vazhdojë të përmirësohet, përmes diskutimeve ndërinstitucionale dhe dialogut me shtetet anëtare, si një ushtrim kolektiv i të mësuarit, dhe si një shkas për mbështetjen e BE-së?.

Këto fjalë me siguri që do t?u shkaktojnë të dridhura udhëheqësve të Bullgarisë, Hungarisë dhe Polonisë , të cilët po e dëmtojnë prej disa vjetësh sundimin  ligjit në vendet e tyre! Pavarësisht dëmit të madh që këta udhëheqës u kanë shkaktuar vlerave themelore demokratike, sidomos mënyrës sesi e kanë minuar sistemin gjyqësor – gjë që e ka bërë edhe më të vështirë luftën kundër korrupsionit – komisioni, vendet anëtare dhe grupet e partive politike në Parlamentin Evropian kanë qenë shumë të ngadalta në mbrojtjen e vlerave themeltare të unionit.

Pas leximit të të gjitha raporteve, vendimi është i qartë. Sundimi i ligjit është në gjendje shumë të keqe, veçanërisht në Evropën Qendrore dhe në Bullgari dhe Rumani. Komisioni mund të kishte qenë shumë më kritik, dhe mund të kishte përmendur emra konkretë.

Por raportet janë kryesisht të tilla. Gjithsesi ato kanë dështuar në 3 aspekte. Së pari, komisioni bën shumë pak rekomandime. Me këtë raport ai kishte shansin të tregonte se si duhet të shpërndahen midis vendeve anëtare fondet e bollshme strukturore dhe të zhvillimit që ka në dispozicion BE-ja. Këto fonde kontribuojnë shpesh në mbi 3 përqind të PBB-së së një vendi. 3 për qind!

Dhe këto janë para që vijnë nga taksapaguesit evropianë. Fondet duhet të përdoren për të vendosur sanksione ndaj qeverive që shkatërrojnë sundimin e ligjit. Komisioni Evropian i mbajti disa fonde Bullgarisë dhe Rumanisë disa vjet më parë sipas Mekanizmit të Bashkëpunimit dhe Verifikimit, që adreson mangësitë në sistemet gjyqësore të të dyja vendeve dhe në luftën kundër korrupsionit.

Por mbajtja në burim e këtyre fondeve ishte një masë e përkohshme, pasi në fund pati një lloj përparimi. Cilido që lexon midis rreshtave raportin mbi Bullgarinë, do të kuptojë shpejt se si Bojko Borisov, kryeministër i disa qeverive që nga viti 2009, e ka kthyer pas tranzicionin e Bullgarisë drejt një demokracie të fortë dhe të gjallë.

Qytetarët bullgarë kanë protestuar vazhdimisht kundër korrupsionit . Deri tani, Komisioni Evropian ka qenë indiferent, të paktën publikisht. Dhe qytetarët në Hungari, Poloni, Rumani dhe Sllovaki janë të lodhur nga korrupsioni, frikësimi i gjyqtarëve dhe ndjenja se transformimet e filluara pas vitit 1989, aktualisht po përmbysen ose sfidohen.

Asnjë nga raportet e vendit nuk e ngre këtë çështje, ose në fakt sakrificat e mëdha që njerëzit kanë bërë në këto vende gjatë epokës komuniste, dhe më pas sërish më vonë për të bërë të mundur transformimin demokratik pas shembjes së regjimeve komuniste.

Së dyti – dhe ky nuk ngrihet as si problem në raport – është fakti se si oligarkët e huaj gjejnë një shtëpi komode dhe të sigurtë për paratë, pasuritë e tyre dhe arsimimin e fëmijëve të tyre në shumë shtete anëtare. Aftësia e tyre për të ndikuar në politikanët evropianë është e mirë-dokumentuar.

Nëse institucionet e BE-së duan që të mbrojnë realisht shtetin e së drejtës dhe mekanizmat e transparencës që janë pjesë e tij, atëherë ?Akti Magnitsky? duhet të jetë një pjesë e detyrueshme e legjislacionit të unionit.

Dhe së treti, janë implikimet strategjike, gjeopolitike të qëndrimit të paqartë të Evropës ndaj mbrojtjes së shtetit të së drejtës. Në fjalimin e saj të Gjendjes së Unionit më 16 shtator, von der Lejen tha:?Sundimi i ligjit ndihmon në mbrojtjen e njerëzve nga sundimi i të plotfuqishmëve. Ai është çdo ditë garant i të drejtave dhe lirive tona më themelore. Kjo na lejon të japim mendimin tonë dhe të informohemi nga një shtyp i lirë?.

Por realiteti është ndryshe. Dhe një gjendje e dobët e sundimit të ligjit, korrupsioni dhe sulmet ndaj mediave të pavarura dhe institucioneve akademike në BE, janë një dhuratë për Rusinë dhe Kinën.

Përmes përdorimit të mediave sociale dhe fushatave dezinformuese, financimit të organizatave politike dhe akademike dhe mbështetjes së lëvizjeve populiste në Evropë, Rusia dhe Kina – por edhe vendet e tjera që synojnë të përçajnë ose dobësojnë BE – mund të shfrytëzojnë dobësitë e Evropës dhe vanitetin e disa prej drejtuesve të saj.

Duke vepruar kështu, pasojat strategjike janë të qarta. Sundimi i ligjit është pasuria e madhe strategjike e BE-së. Fqinjët e saj e konsiderojnë shtetin e së drejtës si një zgjedhje themelore strategjike. Dëshmi e kësaj është që po ndodh sot në Bjellorusi. Fatkeqësisht, është një aset që injorohet në raportin e ri të Komisionit Evropian./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga