Në cilën anë të shtratit flini?/Ja çfarë do të thotë kjo për personalitetin tuaj
Sipas një studimi me 3.000 të rritur të kryer nga “Premier I...
Nga Timothy J. Lynch ?The Conversation?
Kur ka mbetur vetëm 1 muaj deri në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të 3 nëntorit, prekja nga koronavirusi mund të ketë pasoja politike pozitive ose negative për presidentin Donald Trump. Natyrisht, skenarët do të varen nga ajo sa e rëndë apo e lehtë do të jetë sëmundja e presidentit. Por është shpejt që t`a nxjerrim që tani jashtë garës dhe as që të favorizojmë Bajdenin. Ja se si Covid-19, mund të ndryshojë fatin e zgjedhjeve për Trumpin.
Skenarët negativë
1. Koha e kaluar në izolim, do të ndalë vrullin e fushatës së Trump. Presidenti ishte shumë më i aftë në elektrizimin e turmave sesa rivali demokrat Xho Bajden. Ky avantazh tani për tani është zhdukur.
2. Trump është aktualisht një njeri i sëmurë. Fushata presidenciale kërkon kandidatë me shëndet të fortë. Çdo avantazh fizik i lindur, nga të qenit më ri i dhe më i aftë se kandidati demokrat tani është zhdukur.
3. Për shkak se shpesh e ka shpërfillur virulencën e sëmundjes, presidenti përballet me poshtërimin publik e të qenit një viktimë e virusit. Dhe Trump nuk përballet dhe aq mirë me poshtërimin. Rrëfimet e sikletshme mbi fëmijërinë e tij, nga ana e mbesës së tij, Meri L. Trump, janë të mbushura me shembuj të Donaldit të ri që gatuante, por ai e ka të vështirë të përtypë poshtërimin.
4. Për dekada ai ka promovuar imazhin e një njeriu më karakter të fortë. Nëse do të vuajë nga Covid-19 si Boris Xhonson, Trump mund të jetë për javë të tëra i pamundur të ushtrojë funksionet e tij. Kryeministri britanik, është ende duke marrë veten nga sëmundja, dhe është ende i brishtë nga pikëpamja konjitive dhe emocionale nga përballja e tij personale me Covid-19.
Skenarët pozitivë
Por prekja nga Covid-19, mund t?i japë Trumpit edhe disa avantazhe të mundshme politike.
1. Për shkak të virusit, Xho Bajden ishte tashmë shumë i kujdesshëm në fushatat ballë për ballë. Në kushte kur kundërshtari i tij më i ri në moshë sëmuret, Bajden mund të izolohet akoma më keq në shtëpinë e tij nga frika e prekjes nga koronavirusi. Në këtë mënyrë, ai do ta ketë të vështirë të bëjë diferencën në shtetet tradicionalisht të lëkundura.
2. Trump nuk është udhëheqësi i parë që preket nga koronavirusi i ri. Ndërsa Boris Xhonson u sëmur rëndë, presidenti brazilian Zhair Bolsonaro, pati simptoma relativisht të buta. Ai ishte në gjendje të tregonte nga përvoja personale se sa pak njerëz që preken nga virusi, humbin jetën.
Ky ka qenë edhe refreni kryesor i Trump gjatë gjithë pandemisë. Prekja nga Covid-19 dhe shërimi prej tij, do të provonte se ai ka pasur të drejtë gjatë gjithë kohës. Karantinat, do të këmbëngulë ai, ishin një reagim i tepruar ndaj një sëmundje ngjitëse por jo virulente.
3. Historia na tregon se kandidatët e sëmurë presidencialë shpesh i fitojnë zgjedhjet pasuese. Ronald Regan gati sa vdiq nga plumbi i një vrasësi në vitin 1981. Por fitoi zgjedhjet e vitit 1984 me një diferencë të madhe. Kur Uorren Harding vdiq në zyrën e tij (në vitin 1923), Partia e tij Republikane qëndroi në pushtet edhe për dhjetë vjet të tjera.
4. Në fakt, presidentët e vrarë tentojnë t?i garantojnë partisë së tyre qëndrimin në pushtet në zgjedhjet e ardhshme. Vrasja e Linkolnit në vitin 1865, ishte një nga arsyet pse gjenerali Uliks Grant fitoi zgjedhjet e vitit 1868. Vrasja e Uilliam Mekinlit në vitin 1903, bëri që zëvendësi i tij, Teodor Ruzvelt, të qëndronte në detyrë për 8 vjet.
Vrasja e Xhon Kenedit në vitin 1963, bëri që Lindon Xhonson të fitonte thellë zgjedhjet vitin e ardhshëm. Natyrisht vdekja, nuk është plani i Trumpit, por sëmundja dhe vdekja tij nuk do të thoshin se Partia Republikane do të humbiste Shtëpinë e Bardhë.
5. Presidenti më i madh në historinë e SHBA-së, i matur me fitoret (në vitet 1932, 1936, 1940 dhe 1944), Frenklin Ruzvelt, ishte gjithashtu ai që kishte më shumë probleme shëndetësore. Viktimë e sëmundjes së poliomelitit, ai e kaloi të gjithë presidencën e tij mbi një karrige me rrota. Çështja nuk është nëse Covid-19 mund ta kthejë Trumpin në një Ruzvelt. Por të shiht sesa sëmundja mund ta fuqizojë një president.
6. Sëmundja e Trumpit, mund të ketë një efekt pozitiv në tonin e ligjërimit politik.
Bajden nuk do të dëshirojë të shihet se po demonizon një kundërshtar të sëmurë. Debatet presidenciale gati me siguri do të anulohen, që ka të ngjarë të nënkuptojë një debat më civil kombëtar.
Ne mund të fillojmë të vlerësojmë siç duhet pasojat politike të diagnozës COVID-19 të Trump, kur të shohim ecurinë e sëmundjes së tij./Përshtatur nga CNA.al
Sipas një studimi me 3.000 të rritur të kryer nga “Premier I...
Nga Gregorio Sorgi “Huffington Post”* Cili është sekreti i m...
Pavarësisht nëse shkaku ishte zhgënjimi, zemërimi apo disipl...
Ribashkimi 30 vjet më parë krijoi një Gjermani të fuqishme, ...
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”* Historia e epidemive, është ...
Nga Simon Lamb “Cosmos Magazine”* A keni menduar ndonjëherë,...
Janarin e kaluar, Covid-19 goditi Italinë, ndalesa e parë ev...
Nga Boris Pistorius “The Financial Times”Është e qartë se pa...
Kijong-dong duket nga larg si një fshat tipik, me një depozi...
Me gjithë gëzimin që na sjellin marrëdhëniet në çift, s’ka n...
Gara presidenciale e vitit 1960 ishte një nga më të ngushtat...
Nga David N.Bossie “Fox News”Për çdo person të arsyeshëm që ...
Nga Rod Dreher “The New York Post”Histeria e krahut të majtë...
Ditën kur do të aprovohet një vaksinë ndaj Covid-19, do të d...
Ndërsa pandemia e Covid-19 ka përparuar shumë, ekspertët kan...
Arsyeja pse legjendat janë aq shumë popullore, nuk është sep...
Miliarda vjet më parë, dhe shumë kohë para se oksigjeni të i...
Nga Zia Weise, Jan Cienski & David M.HerszenhornFundjavën që...
Nga Andrei Kolesnikov “The Moscow Times”Kur lideri rus i opo...
Pak pas mesnatës së datës 28 shtator 1994, trageti i pasagje...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka rifilluar s...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...