Zjarret në qershor-korrik/ 29 autorë të arrestuar dhe të proceduar penalisht
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Ndërsa pandemia e Covid-19 ka përparuar shumë, ekspertët kanë përdorur disa metoda të ndryshme për të ngadalësuar përhapjes e këtij virusi. Deri tani, mbajtja e maskës në fytyrë, praktikimi i distancimit social dhe larja e rregullt e duarve, janë bërë praktikisht natyra jonë e dytë.
Por përdorimi i një mase tjetër parandaluese potencialisht efektive, ka sabotuar përpjekjet e autoriteteve shëndetësore në SHBA dhe jo vetëm:gjurmimi i kontakteve. Një studim i ri ka zbuluar së fundmi se pasi rezultuan pozitivë gjysma e pacientëve me Covid-19, nuk arritën të raportojnë kontaktet e tyre të ngushta.
Studimi, që u botua nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), u fokusua mbi një grup pacientësh të infektuar me Covid-19 në Karolinën e Veriut gjatë një periudhe të ?incidencës së lartë? të sëmundjes në muajt qershor dhe korrik, kohë gjatë së cilës rastet reja u shtuan me 183 për qind.
Rezultatet zbuluan se 48 për qind e atyre që kishin rezultuar pozitivë me koronavirusin e ri në Qarkun e Meklenburgut, nuk raportuan asnjë kontakt të tyren të ditëve të fundit, dhe se 25 për qind e atyre që u raportuan nuk mund të arriheshin.
Studimi citoi ndërkohë një gjetje tjetër të rëndësishme:Intervali mesatar kohor tek pacientët që testuan pozitivë, dhe njoftimit me sukses se me cilët kishin qenë ata në kontakt ishte vetëm 6 ditë. Dështimi për të pasur një gjurmim të duhur të kontakteve, nuk është i kufizuar në vetëm një shtet.
Studiuesit theksojnë se në Merilend dhe Nju Xhersi, përkatësisht 50 për qind dhe 52 për qind e rasteve të raportuara, nuk raportuan kontaktet e ngushta të tyre disa ditë para testimit. ?Pavarësisht përpjekjeve agresive nga ana e departamenteve të shëndetësisë, shumë pacientë me Covid-19 nuk raportojnë kontaktet, dhe shumë kontakte që ata raportojnë nuk mund të arrihen?-përfunduan autorët e studimit.
?Një përmirësim i gjurmimit të kontakteve, një angazhim më i madh i komunitetit, janë më se të nevojshme për të zvogëluar nivelin e transmetimit të SARS-CoV-2?- theksojnë ata.
Studiuesit nuk janë të vetëm në besimin e tyre se shpejtësia dhe efikasiteti, janë thelbësore për ta bërë gjurmimin e kontakteve një mjet të dobishëm në luftë kundër kësaj pandemie.
Një studim i botuar në revistën mjekësore ?The Lancet? në muajin korrik analizoi efektivitetin e gjurmimit të kontakteve, dhe kohën e identifikimit të pacientëve potencialisht të infektuar. Studiuesit zbuluan se ?optimizimi i testimeve dhe i gjurmimit, si dhe minimizimi i vonesave në këtë proces, për shembull përmes një teknologjie të bazuar tek aplikacionet, e rriti më tej efektivitetin e gjurmimit të kontaktit, me potencialin për të parandaluar deri në 80 për qind të gjitha transmetimet në total?.
Përdorimi i gjetjes së kontakteve përmes aplikacioneve të ndryshme, e shmangu bllokimin e hershëm në Shtetet e Bashkuara krahasuar me vendet e tjera. Por një rilançim i fundit i softuerit i njohur si ?Exposure Notification Express nga Apple? dhe kompania Google u vu në përdorim nga zyrtarët e shëndetit publik në Merilend, Nevada, Virxhinia dhe Uashington.
?Unë them se ky është një lloj përmirësimi?- thotë Xhefri Kan, drejtori i Institutit të Bioetikës në Universitetin Xhon Hopkins. ?Por ai nuk po u shërben ende të gjitha interesave që do të donte sistemit i shëndetit publik, por gjithsesi është më mirë se sa asgjë?-shton ai./ Bestlifeonline.com–Përshtatur nga CNA.al
Arsyeja pse legjendat janë aq shumë popullore, nuk është sep...
Miliarda vjet më parë, dhe shumë kohë para se oksigjeni të i...
Nga Zia Weise, Jan Cienski & David M.HerszenhornFundjavën që...
Nga Andrei Kolesnikov “The Moscow Times”Kur lideri rus i opo...
Pak pas mesnatës së datës 28 shtator 1994, trageti i pasagje...
Nga Jianli Jang & Peter Biar Ajak “The American Interest”Gja...
Nga Andrew MoravcsikDisa muaj më parë, kur pandemia e Covid ...
“Njerëzit janë lavdia dhe llumi i universit” tha filozofi fr...
Vdekja e Xhenis Xhoplin u përcaktua se ndodhi nga një mbidoz...
Progresi mbi vaksinat që do të përdoren kundër koronavirusit...
“Der Spiegel”Një mëngjes qershori, një logo gjigande “C” ngj...
Filozofi britanik Xhejms Allen tha dikur:”Nuk mund të ketë p...
Nga Georgi Boorman “The Federalist”Nuk është ndonjë gjë e re...
Nga Barbara Boland “The American Convervative”* Në fund të m...
Nga Ferdinando Giugliano “Bloomberg View”* Italia ishte simb...
Një studim i ri evropian, ka zbuluar se të moshuarit e sotëm...
Nga Ivan KrastevPër një evropian-lindor të brezit tim, vëzhg...
Sa rrezikojmë të prekemi nga Covid-19, kur udhëtojmë me avio...
Nga Jerry Dunleavy “Washington Examiner”Një raporti i republ...
Emri i makinës është “Cadillac One”, por njihet më shumë si ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...