Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Nga Barbara Boland ?The American Convervative?
* Në fund të mandatit të parë të Trump, ka shumë njerëz që presidenti i ka poshtëruar, pushuar nga puna përmes Twitter-it, dhe të gjithë ata e kanë nga një histori për të treguar. Këto sjellje të vrazhda nga administrata Trump, versioni presidencial i emisionit të famshëm ?The Apprentice?, kanë bërë që ata ta zbrasin zemrën por edhe mllefin tek ?engjëlli raportues? i Uashingtonit, Bob Uduord.
Nga peshat e rënda të sigurisë kombëtare, tek senatorët dhe zyrtarët aktualë të Shtëpisë së Bardhë, deri tek gjeneralët e famshëm për heshtjen e tyre, gazetari veteran i Uotergejtit i transkripton që të gjitha në librin e tij të fundit ?Rage? (Tërbimi).
Ndërsa Trump nuk u intervistua për librin e parë të Uduord mbi administratën, presidenti bisedoi gjithsej 18 herë parmes telefonit me gazetarin për librin e tij të fundit. E megjithatë, libri vuan sërish nga përqafimi jokritik i Uduord ndaj rrëfimeve të bëra nga ish-zyrtarë që përpiqen të ringjallin reputacionin e tyre pas shkarkimit nga Trump.
?Rage? është i mbushur me një mori rrëfimesh vetëshërbyese:Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rozenshtain që hartoi memon e cila justifikoi pushimin nga puna të Drejtorit të FBI-së Xhejms Komej në majin e 2017-ës; gjenerali i devotshëm i korpusit detar Xhim Matis që lutet në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit për fatin e vendit nën komandën e Trump; manjati i naftës dhe ish-Sekretari i Shtetit Reks Tilerson që fajëson Trumpin pse nuk e mbajti fjalën e dhënë; apo Xhared Kushner që mendon mbi ?forcën e madhe? të paparashikueshmërisë së vjehrrit të tij të shkëlqyer, vetëm sa për të përmendur disa.
Problemi më i madh me librat e Uduord mbi administratën Trump, është se ai i shërben me shumë besnikëri këtyre perspektivave interesante. Historia është shkruar gjithmonë nga fituesit, dhe të gjithë duan të jenë të sigurt se Uduord e ka kapur versionin e tyre mbi ato ngjarje.
Në të dy librat ?Fear? dhe ?Rage?, lexuesi nuk mund të jetë kurrë i sigurt se kush flet aty, pasi Uduord e trajton rrëfimin e tij me zërin e tij të gjithëdijshëm. Gati i gjithë raportimi origjinal i bërë nga Uduord është në ?sfondin e thellë?. Cilido që ka biseduar me gazetarin nuk ishte i gatshëm të lejonte vendosjen e emrit mbi ato që tregoi.
Por nuk është shumë e vështirë të mendosh se kush janë burimet e tij, sepse sipas rrëfimit të tyre, ata janë heronj. Dhe kush, përveç njerëzve të pranishëm në dhomën ovale, mund t?i tregonin Uduordit mbi mendimet e lojtarëve qendrorë, ose atë që ndodhte në takimet private të Shtëpisë së Bardhë, apo në kursin e golfit me Trump?
Tek libri ?Fear? (Frika), një tufë ish-zyrtarësh të pritshëm të Shtëpisë së Bardhë si Stiv Benon, Geri Kun, Rob Porter, HR. Mekaster, Xhon Keli dhe Kris Kristi i treguan Uduord se sa i çmendur, ose zemërak është Trump, dhe se si sillshin ata në ato momente.
Tek ?Rage? (Tërbimi), Uduord ka disa burime të reja dhe heronj të rinj. Ata janë Matis, Tilerson dhe Koats, të gjithë konservatorë ose njerës jopolitikë që dëshironin ta ndihmonin Trumpin dhe SHBA. Burra të papërsosur, që iu përgjigjën thirrjes për t?i shërbyer atdheut. Ata nuk ishin djep state (shteti i thellë).
Edhe pse secili prej tyre u largua nga detyra me sharje nga udhëheqësi. Ata arritën më pas në përfundimin se Trump përbënte një kërcënim serioz për vendin e tyre. Mendojeni edhe njëherë këtë: Drejtuesit e lartë të sigurisë kombëtare, menduan se presidenti i Shteteve të Bashkuara ishte një rrezik për vendin!
Në një skenë veçanërisht mbrelënëse, Uduord shkruan se Mattis i tha Koats:?Mund të vijë një kohë kur do të duhet të ndërmarrim veprime kolektive, pasi Trump është i rrezikshëm dhe i papërshtatshëm?. Nuk është e qartë se për çfarë lloj veprimesh e ka fjalën Matis.
Tek e fundit, Matis nuk pranoi ta kritikonte ish-shefin e tij kur dha dorëheqjen. Ai dha dorëheqjen në dhjetor 2018, pasi nuk ishte dakord me Trumpin për tërheqjen e trupave nga Siria, diçka që Presidenti kishte premtuar ta bënte shumë herë gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës.
Në qershor të këtij viti, Matis tha se sapo kishte arritur në përfundimin se Trump përbënte një kërcënim për Kushtetutën, si rezultat i vendimit të presidentit për të dërguar ushtrinë për të shuar protestat në Uashington pas vrasjes së afro-amerikanit Floid.
Kjo do të thotë se dëshmia e Uduord, në të cilën Matis e quan Trump ?të rrezikshëm? dhe ?të papërshtatshëm? në vitin 2019, nuk mund të jetë i vërtetë. Gjenerali në pension i trupave të marinës i thotë Uduord se ?ka varrosur shumë djem?, dhe nuk do që Trump të përshkallëzojë dhunën në Lindjen e Mesme.
Në fakt Trump është presidenti i parë në mbi 39 vite, që as nuk ka filluar një luftë dhe as e ka futur SHBA-në në një konflikt të ri të armatosur. E megjithatë, Uduord pajtohet me përfundimin e Matis në përfundimin e tij se Trump është ?i rrezikshëm?, ?i papërshtatshëm? dhe do të vrasë djemtë amerikanë.
Ndërsa ka një paradë të pafundme dëshmisht vetë-shërbyese nga ish-personeli i pakënaqur nga Trump në të dy librat, nuk thuhet asgjë mbi marrëveshjen që ndërmjetësoi presidenti Trump midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrave të jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit.
Ajo është marrëveshja e tretë e paqes arabo-izraelite, e negociuar që nga shpallja e pavarësisë së Izraelit më 1948, dhe hera e parë që një marrëdhënie diplomatike nëshkruhet midis Izraelit dhe një vendi arab të Gjirit Persik. Por nuk e meriton asnjë fjalë në 46 kapituj e librit ?Rage?. Në epilogun e librit, Uduord e braktis paanshmërinë gazetareske, dhe jep mendimin e tij për Trump:ai është ?njeriu i gabuar për detyrën? e presidentit.
Por ai s?kishte nevojë ta thoshte ketë që lexuesi ta dinte përfundimin e tij. Napoleoni tha në një rast se historia është ?një fabul mbi të cilën është rënë dakord paraprakisht?. Përmes përdorimit të burimeve vetë-shërbyese, Uduord lejon që libri i tij ?Rage? të mos jetë asgjë më shumë sesa një stenografi tronditëse e establishmentit të Uashingtonit./ Theamericanconservative.com-Përshtatur nga CNA.al
Nga Ferdinando Giugliano “Bloomberg View”* Italia ishte simb...
Një studim i ri evropian, ka zbuluar se të moshuarit e sotëm...
Nga Ivan KrastevPër një evropian-lindor të brezit tim, vëzhg...
Sa rrezikojmë të prekemi nga Covid-19, kur udhëtojmë me avio...
Nga Jerry Dunleavy “Washington Examiner”Një raporti i republ...
Emri i makinës është “Cadillac One”, por njihet më shumë si ...
Katër shtetet e Vishegradit: Hungaria, Polonia, Republika Çe...
Nga HR.Mcmaster “National Interest”* Partia Komuniste Kineze...
Nga Jamie Metzl “The Hill”Ndërsa Asambleja e Përgjithshme e ...
Sipas një teorie, “ruleta ruse” u shfaq për herë të parë në ...
Nga Eva Hamrud ”Science Alert”Si specie, njerëzit kanë popul...
Nga Emma Reynolds “CNN”Pasi shtypi me sukses valën e parë t...
Misteret mbi Antarktidën, kanë ndezur gjithmonë imagjinatën ...
Mbetet një nga zbulimet shkencore më të papritura të këtij v...
Nga Robby Starbuck “The Federalist”Që prej vitit viti 2015, ...
Nga Thomas Trask & Jonathan Ruhe “National Interest”Duke pas...
Nga Colin Axon & Robert Dingëall “The Spectator”* Sa njerëz ...
Nga David Harsanyi ”National Riview”* Në një episod të seria...
Nga Matthew Ward “The Conversation”Pandemia e koronavirusit,...
Pandemia e koronavirusit, u ka siguruar një armë shumë të vl...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Evropian të Sig...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...