Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Nga HR.Mcmaster ?National Interest?
* Partia Komuniste Kineze e sheh lirinë e shprehjes si një dobësi, që duhet shtypur brenda Kinës, dhe duhet shfrytëzuar jashtë vendit. Por shkëmbimi i lirë i informacionit dhe ideve, mund të jetë përparësia më e madhe konkurruese e shoqërive tona.
Ne duhet të mbrohemi ndaj agjencive kineze që koordinojnë operacionet e ndikimit jashtë vendit – si Ministria e Sigurimit të Shtetit, Departamenti i Punës i Frontit të Bashkuar dhe Shoqata Kineze e Studentëve dhe Studiuesve.
Por ne duhet gjithashtu të përpiqemi të maksimizojmë ndërveprimet dhe përvojat pozitive me popullin kinez. Ata që vizitojnë dhe bashkëveprojnë me shtetasit e vendeve të lira, kanë më shumë gjasa të kthehen në Kinë, dhe të vënë në pikëpyetje politikat e partisë komuniste, sidomos ato që mbysin lirinë e shprehjes.
Kështu njerëzit që drejtojnë shkëmbimet akademike, apo që janë përgjegjës për përvojat e studentëve kinezë, duhet të garantojnë që këta studentë të gëzojnë të njëjtën liri të mendimit dhe shprehjes si studentët e tjerë.
Kjo nënkupton miratimin e një qëndrimi të ?tolerancës zero? për agjentët e Partisë Komuniste Kineze, që i monitorojnë dhe frikësojnë studentët dhe familjet e tyre në shtëpi. Studentët e huaj në universitetet jashtë vendit, pavarësisht nga vendi i tyre i origjinës, duhet të vlerësojnë historinë dhe formën e qeverisjes së vendit pritës.
Kur universitetet dhe organet e tjera pritëse, mbrojnë liritë që këta studentë duhet të gëzojnë, kjo shërben për t?iu kundërvënë propagandës dhe censurës së cilës i nënshtrohen studentët në vendin e tyre të lindjes. Dhe ndoshta më e rëndësishmja:studentët kinezë dhe të tjerë të huaj, duhet të integrohen plotësisht në trupat studentore të universiteteve tona, për t?u siguruar që ata të kenë përvojën më pozitive akademike dhe shoqërore.
Mbrojtja e aftësisë së studentëve për t?u shprehur lirshëm, duhet të shtrihet në komunitetet e emigrantëve. SHBA-ja dhe kombet e tjera të lira, duhet t?i shohin si një forcë bashkësitë e tyre të studentëve të huaj. Nëse mbrohen nga ndërhyrjet dhe spiunazhi i Partisë Komuniste Kineze, kinezët janë të aftë të gjykojnë vetë aktivitetet e partisë.
Ndërsa kjo e fundit bëhet më agresive në kontrollin e popullsisë kineze, për të ruajtur monopolin e pushtetit, emigrantët kinezë mund të vlerësojnë më tej përfitimet e jetesës në shoqëri që e lejojnë lirinë e shprehjes. Për shembull, duhet që shoqëritë e lira dhe të hapura, jo vetëm të ndalojnë hyrjen e kinezëve që bëjnë propagandë anti-perëndimore në emër të partisë, por edhe të krijojnë ambiente të sigurta për mërgimtarët kinezë që vënë në dyshim politikat dhe veprimet e PKK-së.
Liria e shprehjes dhe ajo e shtypit, luajnë një rol kryesor në promovimin e qeverisjes së mirë, për të distancuar vendet nga marrëveshjet e këqija nën logon e projektit ?Një Brez, një Rrugë?. Uganda ofron një shembull pozitiv, se si kombinimi i zbatimit të ligjit dhe gazetarisë investigative, kundërshtuan sjelljen grabitqare ekonomike të Kinës në avantazhin e SHBA-së.
Në vitin 2015, qeveria e Ugandës ra dakord të marrë hua 1.9 miliardë dollarë nga një bankë kineze për të ndërtuar 2 diga. Një hetim në vitin 2018, zbuloi ndërtimet jo cilësore në digat e papërfunduara, dhe po atë vit, një gjykatë e Nju Jorkut dënoi një përfaqësues të kompanisë kineze për korruptimin e zyrtarëve afrikanë.
Më pas, udhëheqësit e Ugandës i kërkuan një konsorciumi amerikan të garonte për një projekt të ri të rafinerisë së naftës, një ofertë të cilin ai e fitoi. Ashtu si me lirinë e shprehjes, PKK e sheh tolerancën ndaj diversitetit si një kërcënim. Edhe në këtë fushë Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera mund të bëjnë shumë.
Megjithëse disa mund ta shohin emigracionin e madh nga një shtet autoritar si një rrezik, unë besoj se Shtetet e Bashkuara dhe shoqëritë e tjera të lira dhe të hapura, duhet t?u japin më shumë vizave dhe nënshtetësi qytetarëve kinezë, sidomos atyre që janë shtypur nga regjimi. Emigrantët që kanë përjetuar një sistem autoritar, janë shpesh më të përkushtuar dhe më vlerësues ndaj parimeve, institucioneve dhe proceseve demokratike. Ndërkohë, ata japin kontribute të jashtëzakonshme në ekonominë tonë.
Nëse PKK-ja e intensifikon dhunën në Hong Kong dhe gjetkë siç bëri në Xinjiang, apo të përfshihet në masakra të ngjashme me atë të Sheshit Tiananmen, SHBA-ja dhe kombet e tjera duhet t?u japin viza dhe statusin e refugjatit atyre që janë në gjendje t?i shpëtojnë shtypjes.
Pas Masakrës së Tiananmenit, presidenti Xhorxh H.W.Bush firmosi ??një urdhër ekzekutiv, që u dha të drejtën studentëve kinezë në Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë dhe të punojnë këtu. Në dekadën që pasoi, më shumë se treçereku i tyre qëndruan pas diplomimit.
Shumë nga ata që morën nënshtetësinë amerikane, ishin në ballë të inovacionit teknologjik në ?Silicon Valley?. Vetë diaspora kineze, mund të sigurojë përmes lidhjeve të saj familjare, një kundërvënie të madhe ndaj propagandës dhe dezinformimit të Partisë Komuniste Kineze.
Shënim: HR.Mcmaster, është gjeneral-lejtnant i pensionuar i ushtrisë amerikane, dhe ish-këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit Trump. Artikulli, është një fragment nga libri i tij ?Fushëbetejat:Lufta për të mbrojtur botën e lirë?./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Jamie Metzl “The Hill”Ndërsa Asambleja e Përgjithshme e ...
Sipas një teorie, “ruleta ruse” u shfaq për herë të parë në ...
Nga Eva Hamrud ”Science Alert”Si specie, njerëzit kanë popul...
Nga Emma Reynolds “CNN”Pasi shtypi me sukses valën e parë t...
Misteret mbi Antarktidën, kanë ndezur gjithmonë imagjinatën ...
Mbetet një nga zbulimet shkencore më të papritura të këtij v...
Nga Robby Starbuck “The Federalist”Që prej vitit viti 2015, ...
Nga Thomas Trask & Jonathan Ruhe “National Interest”Duke pas...
Nga Colin Axon & Robert Dingëall “The Spectator”* Sa njerëz ...
Nga David Harsanyi ”National Riview”* Në një episod të seria...
Nga Matthew Ward “The Conversation”Pandemia e koronavirusit,...
Pandemia e koronavirusit, u ka siguruar një armë shumë të vl...
Nga Sergei Kuznetsov “Politico”Minsk – Svetlana Aleksieviç ë...
Nga Newt Gingrich “American Mind”Gjatë ditëve të fundit kam ...
Shumica e këtyre traditave, janë tashmë pjesë e historisë, o...
Nga Michael Peck “National Interest”Arsyeja kryesore:Armët e...
Nëse keni menduar se një jetë e shëndetshme do të thotë sean...
Greta Garbo e arriti kulmin e famës së saj në kinemanë e vit...
Nga Anastasia Rusanova “The American Conservative”* Pavarësi...
Nga Dick Morris “Newsmax”Konventa Kombëtare e Partisë Demokr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...