Nga Geishat, Eunukët dhe Hara-Kiri/ Traditat më të çuditshme, por edhe më të tmerrshme që ka parë njerëzimi
Shumica e këtyre traditave, janë tashmë pjesë e historisë, o...
Nga Newt Gingrich ?American Mind?
Gjatë ditëve të fundit kam parë një fenomen vërtet të çuditshëm. Duket se papritmas në media ka nisur një lëvizje për t?i mbyllur gojën kujtdo që flet kundër Xhorxh Sorosit, dhe më konkretisht mbi financimin prej tij të prokurorëve radikalë, që kërkojnë të ndryshojnë sistemin e drejtësisë penale në SHBA, duke injoruar disa lloj krimesh.
Kjo më ndodhi edhe vetë personalisht këtë javë, teksa isha i ftuar në studiot e televizonit Fox News. Kur po flisja për planin e Sorosit për të zgjedhur prokurorë pro-krimit dhe kundër policisë në të gjithë vendin, 2 nga pjesëmarrësit në panel më ndërprenë, dhe pohuan me forcë se Sorosi nuk kishte gisht në ato emërime.
Moderatorja Harris Faulkner, e shtangur mesa duket nga ndërprerjet, bëri pjesën e saj për ta çuar emisionin përpara pas një pauze të sikletshme. Të nesërmen, ajo foli mbi momentin e çuditshëm gjatë emisionit dhe e denoncoi censurën. Menjëherë pas emisionit, rrjetet sociale nisën të gumëzhijnë. Njerëzit pohonin se çdo kritikë ndaj përfshirjes politike të Sorosit është automatikisht e rreme, antisemite, ose që të dyja bashkë. Por ky pretendim është qesharak. Plani i Sorosit për të zgjedhur këta prokurorë është dokumentuar tashmë, dhe s?ka asnjë lidhje me prejardhjen e tij shpirtërore ose etnike.
?Los Angeles Times?, ?New York Times?, ?Politico?, ?USA Today?, ?The Washington Post? , ?The Wall Street Journal?, ? Associated Press?, ?CBS News?, ?South Florida Sun-Sentinel? – edhe Fox News, ndër të tjera, kanë raportuar me shembuj specifik mbi veprimtarinë e Sorosit në këtë drejtim. Prokurori i Qarkut në Dallas Xhon Kruzo, që bëri fushatë me premtimin se nuk do të ndiqte penalisht një mori krimesh – përfshirë vjedhjet – e pranoi se fushata e tij ishte financuar kryesisht përmes Sorosit apo fondacioneve të tij.
Ai ka qenë një mohues i madh i krimit dhe kundër policisë, saqë Guvernatorit të Teksasit Greg Abot iu desh të dërgojë patrullën e Teksasit në pjesën më të madhe të Dallasit. Soros dha 333.000 dollarë në 2016 për të mbështetur kandidatin e atëhershëm të Prokurorit të Qarkut Kim Foks në Ilinois ? që aktualisht po drejton dhunën e tmerrshme që ka përfshirë Çikagon, ku vrasjet janë dy herë më të shumta në numër se ato në vitin 2019.
Soros dhe organizatat e tij shpenzuan 1.7 milion dollarë për të ndihmuar në zgjedhjen e Prokurorit të Qarkut të Filadelfias Lerri Krasner në vitin 2018. Para se të zgjidhej në detyrë, Krasner u bë i famshëm kur hodhi 75 herë në gjyq Departamentin e Policisë së Filadelfias. Që kur mori detyrën, dhjetëra prokurorë me përvojë ose janë pushuar nga puna, ose kanë dhënë dorëheqjen. Ndjekjet penale kanë rënë, dhe krimi është shtuar. Filadelfia ka aktualisht numrin e dytë më të lartë të vrasjeve në mesin e qyteteve të mëdha në vend. Ish-këshilltari i Hugo Çavezit dhe Prokurori aktual i Qarkut të San Franciskos, Çesa Budin u financua gjithashtu nga Soros dhe fondacionet e tij.
Budin e ka quajtur burgun ?një akt dhune?, dhe ka refuzuar të ndjekë penalisht një mori veprimesh të paligjshme, nga urinimi në publik, deri tek ngacmimet seksuale, ta cilat ai e konsideron si ?krime të cilësisë së jetës?. Meqë ra fjala, Budin është fëmija birësues i Bill Ajers dhe Bernardin Dorn, të grupit terrorist ?Weather Underground?.
Prindërit e tij biologjikë u dënuan dhe u burgosën për përfshirjen e tyre në një grabitje të armatosur me pasojë vdekjen. Një nga fondacionet e Sorosit shpenzoi 402.000 dollarë për të mbështetur garimin e dështuar të Prokurores të Qarkut të San Diegos Zhënevjevë Xhons-Rajt.
Në vitin 2016, Soros dhuroi 107.000 dollarë për të mbështetur Raul Torez në garën e tij për drejtimin e Prokurorisë së Qarkut në Bernalilo – të cilin ai e fitoi me një diferencë 2 me 1. Në fakt, fondet e mëdha të Sorosit i nxitën republikanët të kandidonin sa për sy e faqe, pasi ishte tepër e shtrenjtë të garoje kundër Torrez.
Xhorxh Gaskon i mbështetur nga Soros, po sfidon aktualisht Prokuroren aktuale të Qarkut në Los Anxhelos Xheki Lasej, që është shënjestruar dhe ngacmuar sistematikisht nga mbështetësit e lëvizjes ?Black Lives Matter?.
Unë nuk befasohem kur shoh turmat në Twitter që i mohojnë këto fakte. Por alarmohem kur shoh se forca e kësaj mendësie në mediat sociale, po ndikon fuqimisht tek mediat profesioniste. Unë mendoj se në thelbin e këtij mohimi, është fakti se demokratët dhe e majta po e shohin koston e tmerrshme njerëzore të politikave të tyre të gabuara, pro-kriminale, kundër policisë dhe drejtësisë, dhe ata kanë nisur të shqetësohen se populli amerikan do ta kuptojë se kush është përgjegjës për këtë gjë.
Në vend se të merren me diçka më të vështirë ? apo ta pranojnë se gabuan – aktivistët e së majtës radikale po përpiqen të gjejnë një mënyrë për t?i thënë dikujt ?racist?, dhe për të bërë që edhe media të ndjekë shembullin e tyre. Amerika do të vuajë nëse mediat tona profesionale vazhdojnë të ndikohen kaq shumë nga mediat tona sociale./Përshtatur nga CNA.al
Shumica e këtyre traditave, janë tashmë pjesë e historisë, o...
Nga Michael Peck “National Interest”Arsyeja kryesore:Armët e...
Nëse keni menduar se një jetë e shëndetshme do të thotë sean...
Greta Garbo e arriti kulmin e famës së saj në kinemanë e vit...
Nga Anastasia Rusanova “The American Conservative”* Pavarësi...
Nga Dick Morris “Newsmax”Konventa Kombëtare e Partisë Demokr...
Nga Melissa Burkley “Psychology Today”Një pandemi globale, p...
Pas tmerreve të Holokaustit, kur kaq shumë gjermanë mbështet...
Ne e dimë se gjeografia e një vendi, luan një rol të madh në...
Nga Osama Al-Sharif “Arab News”Misioni i presidentit të SHBA...
Kur është fjala për anomali mjekësore, mjekësia moderne nuk ...
Nga Sinisa Vukovic & Majda Ruge “European Council on Foreign...
Nga Danielle Pletka “The Washington Post”Në vitin 2016, nuk ...
Nga Dalibor Rohac “American Interest”Pas Luftës së Dytë Botë...
Një raport i OKB-së thekson, se më të varfrit dhe refugjatët...
Në vjeshtë, katolikët dhe disa kisha të tjera të krishtera f...
Nga William ParkVënia e rripit të sigurimit në makinë apo mb...
Nga Adam O’Neal “The Wall Street Journal”Nëse Italia do të m...
Nga Andrew A.Michta “The Wall Street Journal”Një nga hilet q...
“Der Spiegel”* Shahrzadi ia doli. Ajo arriti t’u shpëtonte f...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...