Rama nuk ishte në interpelancë/ Berisha: Nuk shkel më në Parlament, s'ia mban
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Në vjeshtë, katolikët dhe disa kisha të tjera të krishtera festojnë Festën e Kryqit të Shenjtë. Gjatë festës, të krishterët përkujtojnë jetën e Jezu Krishtit, veçanërisht vdekjen e tij në kryq dhe Ringjalljen e tij të mëvonshme, duke besuar se kjo u ofron atyre premtimin e faljes dhe jetën e përjetshme.
Kjo festë i ka rrënjët në antikitetin e vonë, një periudhë kur kryqi u bë një pjesë e rëndësishme e artit dhe adhurimit të krishterë. Kryqi, dikur një formë e turpshme e ekzekutimit të kriminelëve, u shndërrua në një simbol dominues i Krishtit dhe Krishtërimit. Por nga ana tjetër, kryqi nganjëherë ka marrë edhe kuptime më të errëta si një simbol i përndjekjes, dhunës dhe madje edhe racizmit.
Kryqi i hershëm
Një murale e famshme e romakëve e fillimit të shekullit III-të, ?grafito Alexamenos?, përshkruan dy figura njerëzore me kokën e një gomari, me krahët e shtrirë në një kryq në formë T-je, dhe me mbishkrimin ?Aleksamenos adhuron Zotin e tij?.
Në atë kohë, Krishterimi ishte i jashtëligjshëm në Perandorinë Romake, dhe kritikohej nga disa si një fe për budallenjtë. Karikatura e ?Aleksamenos?, ishte një përpjekje për të përshkruar Krishtin me kokën e një gomari dhe për të tallur Zotin e tij.
Por për të krishterët, kryqi kishte kuptim shumë të thellë. Ata e kuptuan se vdekja e Krishtit në kryq do të ?përfundonte? me ringjalljen dhe ngjitjen në qiell tek Zoti 3 ditë më vonë. Kjo Ringjallje ishte një shenjë e ?fitores? së Krishtit mbi mëkatin dhe vdekjen.
Besimtarët mund të merrnin pjesë në këtë fitore duke u pagëzuar, duke iu falur mëkatet e së shkuarës dhe duke ?rilindur? në një jetë të re në komunitetin e krishterë, Kishën. Pra të krishterët, i referoheshin kryqit të Krishtit si ?druri i jetës? dhe si ?Kryqi fitimtar?.
Kryqi i vërtetë?
Në fillimin e shekullit IV, perandori romak Konstandini e legalizoi Krishtërimin. Ai autorizoi gërmimin e disa prej vendeve të shenjta ku kishte jetuar Krishti në atë që u quajt ?Toka e Shenjtë?. Në atë kohë, ajo ishte pjesë e provincës romake të Sirisë Palestiniane, e kufizuar nga lumi Jordan në Lindje, Deti Mesdhe në Perëndim dhe Siria në Veri.
Në shekullin V, u përhap legjenda se gjatë atyre gërmimeve u zbuluan disa copa kryqesh nga nëna e Konstandinit, Helena. Besimtarët thanë se një mrekulli në formën e një shërimi të pashpjegueshëm ndodhi kur një grua e sëmurë u prek me njërën nga copat e kryqit, çka u cilësua si një provë se ato ishin pjesë e kryqit ky u kryqëzua dikur Krishti.
Konstandini ndërtoi një kishë të madhe, Martirium, aty ku supozohej se ishte vendi i varrit të Jezuit. Një ditë në shtator iu përkushtua festimit të ?Lartësimit të Kryqit?. Vetë ?gjetja? e kryqit nga Helena u kremtua me një festë që kremtohej në muajin maj si ?Shpikja e Kryqit?. Të dyja festat u festuan në Romë duke nisur nga shekulli i VII. Një pjesë e asaj që besohej të ishte kryqi i vërtetë u mbajt dhe u nderua të Premten e Madhe në Jeruzalem nga mesi i shekullit IV deri në pushtimin e tij nga një kalif mysliman në shekullin VII.
Përfaqësime të mëvonshme
Shuma kisha të krishtera u ndërtuan në Perandorinë Romake gjatë IV-V. Me mbështetjen financiare të perandorisë, këto godina të mëdha u zbukuruan me mozaikë të ndërlikuar që përshkruanin figura nga shkrimet e shenjta, veçanërisht të Krishtit dhe apostujve të tij.
Nga shekulli VI deri në Mesjetën e hershme, përfaqësimet artistike të Kryqëzimit u bënë më të zakonshme. Ndonjëherë Krishti përshkruhej i vetëm në kryq, ndoshta midis dy kriminelëve të tjerë të kryqëzuar me të. Më shpesh, Krishti në kryq është i rrethuar në të dyja anët nga figurat e Marias dhe apostullit Gjon.
Adhurimi publik i kryqit të Premten e Madhe, u bë gjithnjë e më i zakonshëm jashtë Tokës së Shenjtë, dhe ky ritual u vu re në Romë në shekullin VIII. Gjatë periudhës mesjetare, Krishti i kryqëzuar portretizohej zakonisht si një figurë e qetë. Përfaqësimi kishte tendencë të ndryshonte përgjatë shekujve, me Krishtin që përshkruhet edhe si një viktimë e torturuar.
Kuptime të ndryshme
Gjatë Reformimit, kishat protestante refuzuan përdorimin e kryqëzimit. Sipas këndvështrimit të tyre, ai ishte një ?shpikje? njerëzore, që nuk përdorej shpesh nga kishat e para. Protestantët pretenduan se kryqëzimi ishte bërë objekt i nderimit idhujtar të katolikëve, ndaj ata përdorën versione të tjera të një kryqi të thjeshtë.
Paraqitjet e ndryshme të kryqit, shprehnin konflikte më të thella brenda Krishterimit perëndimor. Por edhe para këtij momenti, kryqi u përdor në një mënyrë përçarëse. Gjatë Mesjetës, kryqi u lidh me një seri luftërash fetare të zhvilluara nga Evropa e krishterë për të çliruar Tokën e Shenjtë nga pushtimi i sundimtarëve myslimanë.
Ata që vendosnin të shkonin dhe luftonin do të mbanin veshur një rrobë të veçantë, të shënuar me një kryq mbi rrobat e tyre të përditshme. Ata kishin ?marrë kryqin?, ndaj u quajtën ?kryqtarët?. Nga të gjitha Kryqëzatat, vetëm e para në fundin e shekullit XI-të e përmbushi vërtetë synimin e saj.
Këta kryqtarë e pushtuan Jeruzalemin pas një betejë të përgjakshme që nuk kurseu as gratë dhe fëmijët, në përpjekjen për ta spastruar qytetin nga ?jo-besimtarët?. Por Kryqëzatat ndezën një valë aktive armiqësie ndaj hebrenjve evropianë, duke sjellë për shekuj me radhë shpërthime të dhunës kundër komuniteteve hebraike.
Në shekullin XIX-të, termi ?kryqëzatë? i referohej më përgjithësisht çdo lloj lufte për një kauzë ?të drejtë?, qoftë kjo fetare apo laike. Në atë kohë në SHBA, ky term u përdor për të përshkruar një numër aktivistësh fetaro-socialë. Për shembull, botuesi abolicionist Uilliam Garrison u quajt një ?Kryqtar? për shkak të luftës së tij politike për t?i dhënë fund së keqes së skllavërisë.
Kryqi si simbol i racizmit
Më vonë kryqi u përdor nga aktivistët që demonstronin kundër përparimeve shoqërore. Për shembull, organizata e supermacistëve të bardhë Ku Klux Klan, si pjesë e fushatës së saj terroriste, do të digjte kryqe të thjeshtë prej druri para shtëpie të afro-amerikanëve, hebrenjve ose katolikëve.
Disa dekada më vonë, synimi i Adolf Hitlerit për ekspansionizmin e Gjermanisë dhe përndjekjen e hebrenjve, bazuar në besimin e tij tek epërsia e ?racës ariane?, u kristalizua në simbolin e svastikës, kryqit të thyer. Fillimisht një simbol fetar me origjinë nga India , ai ishte përdorur për shekuj me radhë në ikonografinë e krishterë si një nga shumë shprehjet artistike të kryqit.
Edhe sot, gazeta e grupit KKK titullohet ?Kryqtari?, dhe grupe të ndryshme supermacistësh të bardhë përdorin forma të kryqit si një simbol të agjendës së tyre. Festa e Kryqit të Shenjtë fokusohet në kuptimin e kryqit si një shenjë e fuqishme e dashurisë hyjnore dhe shpëtimit për të krishterët e hershëm. Por është tragjike që kryqi është përdorur gabimisht edhe si një simbol i gjallë i urrejtjes dhe intolerancës./theconversation.com–Përshtatur nga CNA.al
Nga William ParkVënia e rripit të sigurimit në makinë apo mb...
Nga Adam O’Neal “The Wall Street Journal”Nëse Italia do të m...
Nga Andrew A.Michta “The Wall Street Journal”Një nga hilet q...
“Der Spiegel”* Shahrzadi ia doli. Ajo arriti t’u shpëtonte f...
Nga Lee Edwards “Nationl Riview”* Kur kongresmenet e ekstrem...
Nga Jana Tsoneva “Al Jazeera”Më 2 shtator, protestat 2-mujor...
Në shumë raste në të dyja luftërat botërore, vetëm pamja e n...
Nga Sebastian Gorka “American Greatness”E mbani mend ISIS-in...
Nga Etienne Lefebvre “Les Echos”Ajo që ndodhi ishte një zbri...
Në kohën e këtij shkrimi, faqja “worldometer” e statistikave...
Deri më tani e dimë, që koronavirusi i ri sulmon jo vetëm mu...
Nga Lindsey Kennedy & Nathan Paul Southern “Foreign Policy”*...
Nga Steven W.Mosher “American Greatness”* Gazeta “The New Yo...
Ndërsa e gjejmë veten të zënë me rutinat tona të përditshme,...
11 shtatori 2001 është një pikë kthese në historinë e Amerik...
Nga Russell A.Berman “National Interest”Presidenti amerikan ...
Kur gjermanët rrethuan Leningradin (sot Shën Petersburg) më ...
Kampi më i madh i refugjatëve në ishullin grek Lesbos u dogj...
Në këto kohë pandemie, janë të shumta lajmet mbi njerëzit sh...
Miliona nxënës dhe studentë të universitetit janë rikthyer s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...