Video- Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Nga Lindsey Kennedy & Nathan Paul Southern ?Foreign Policy?
* ?Ofertë Promo!- thuhej në reklamën e shpërndarë përmes WhatsApp të një tregtari skocez. Ai ofron zbritje në blerjen tuaj të ardhshme nëse reklamën e shpërndani tek 5 klientë të tjerë. Lista e përditësuar e çmimeve, ofron ulje të mëtejshme për blerjet me shumicë.
Reklama u kujtonte blerësve ta porosisnin mallin sa më shpejt, pasi për shkak të masave kufizuese, dorëzimi mund të ndodhte në mesnatë dhe jo si zakonisht para orës 4 të pasdites. Gjuha e reklamës nuk dallohej nga ajo e qindra shitësve të tjerë në internet, por produktet në shitje mund të habisnin shumëkënd:kokainë, ketaminë, MDMA.
Në këtë mënyrë trafikantët e drogës në Gllazgout në Skoci e përshtatën strategjinë e tyre të marketingut dhe shitjeve, për të plotësuar nevojat e konsumatorëve të bllokuar në shtëpi gjatë pandemisë. Ndërsa industritë e mëdha si turizmi kanë pësuar dëme të rënda ekonomike, argëtimi në shtëpi po lulëzon.
Kështu shitjet e alkoolit në shtëpi janë rritur me shpejtësi. ?Netflix? ka fituar mbi 10 milionë abonentë shtesë. Xhef Bezos, themeluesi dhe presidenti i ?Amazon?, ka përfituar aq shumë gjatë krizës sa që disa vlerësime parashikojnë se ai do të jetë trilioneri i parë në botë.
Por pandemia ka qenë një mundësi e madhe ekonomike edhe për grupet ndërkombëtare të krimit të organizuar. Si industri, krimi i organizuar vlen midis 3.6 – 4.8 trilionë dollarë në vit dhe përbën 7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të botës. Vetëm trafiku i drogës vlen midis 426-652 miliardë dollarë në vit, ndërsa kartelet e drogës janë po aq të kujdesshëm sa të gjithë të tjerët që të vazhdojnë biznesin si zakonisht.
Nga Meksika në Afrikën e Jugut, kartelet e drogës po e shfrytëzojnë Covid-19 për të konsoliduar dhe rritur bizneset e tyre, duke diversifikuar aktivitetet e tyre dhe duke eleminuar konkurrencën. Meqë shumica e popullsisë së botës është e izoluar në shtëpi, manifestimet e dukshme të krimit të organizuar patën një rënie të madhe.
Kështu, Londra pati një rënie të ndjeshme të krimeve me thika. Në Francë pati një rënie të të gjitha veprave të dhunshme penale. Në Çikago të SHBA, arrestimet për trafik droge u pakësuan me 42 për qind, ndërsa në Los Anxheles përpara shpërthimit të dhunës pas vdekjes së Xhorxh Floid, krimet kryesore kishin rënë me 30 për qind.
Ndërkohë, droga dhe paratë po grumbullohen në të dy anët e kufirit jugperëndimor të Shteteve të Bashkuara, thotë një zëdhënës i Administratës së Luftës kundër Drogës (DEA), dhe punëtorët vendas në terren po raportojnë rritje të çmimeve të kokainës dhe heroinës si në shitjet me pakicë ashtu edhe ato me shumicë.
Sipas zëdhënësit të DEA-s, kjo është një shenjë, se furnizimet me drogë mund të jenë duke u pakësuar, por gjithashtu mund të jetë një shenjë se kërkesa ka rënë. Në prapaskenë, grupet e trafikut të drogës po gjejnë zgjidhje për sfidat dhe kufizimet logjistike.
?Ne kemi parë në media intervista nga anëtarët e dyshuar të karteleve që ankohen ?Jemi dobët, nuk mund t?i marrim dot furnizimet tona. Është një kohë e tmerrshme për ne. Po humbasim para. Por si mund ta thonë këtë kur policia është e shpërqendruar, kur monitorimi i kufirit lihet pas dore, pasi fokusi është më shumë në mbrojtjen ndaj Codid-19 sesa në zbulimin dhe sekuestrimin e mallra të paligjshme??- thotë Xhejzën Elig i Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional.
Në fakt prodhimi (veçanërisht i opiumit në Afganistan dhe Mianmar) është i paprekur, kufijtë mbeten të depërtueshëm dhe kudo që mund të lëvizin mallrat e ligjshme, qarkullojnë edhe ato të paligjshme. Disa trafikantë janë kapur duke tërhequr vëmendjen për lëvizjen e mallrave jetike. Në prill, një polak që transportonte 2 ngarkesa me maska për fytyrën u arrestua pranë Kelesë, një qytet portual në Francë, kur oficerët gjetën 15 kg kokainë të fshehur brenda njërës prej kutive.
Ndërsa dërgesat në shtëpi të të gjitha produkteve po shtohen ndjeshëm, monitorimi dhe idenfitikimi i mallrave të paligjshëm po bëhet një sfidë e madhe. Felia Allum, lektore në Universitetin Bath, thotë se disa nga klanet e Kamorrës në Italinë e Jugut – ekuivalentja lokale e mafias siçiliane – kanë filluar ta shpërndajnë drogën në shtëpitë e përdoruesve, përmes shpërndarësve të picave.
E njëjta gjë vlen edhe për dërgesat në distanca të gjata dhe ato ndërkombëtare. Me rrjetet e shpërndarjes nga DHL, apo FedEx, që po operojnë aktualisht me një kapacitet maksimal, është më e sigurt se kurrë të shpërndash drogë përmes këtyre kanaleve pa tërhequr vëmendjen, thotë Misha Gleni, autori i librit ?McMafia?.
?Nuk ka asnjë diskutim, se rritja e konsiderueshme e aktivitetit në rrjetin e errët (dark web) që nga fillimi i pandemisë, do të forcojë tregjet kriminale të bazuara në internet?- thotë ai.
Rreziku i zbulimit nga policia, nënkupton se trafikantët e drogës kanë më shumë nxitje sesa kompanitë e tjera novatore ?Amazon? ose ?Uber Eats?, për të zhvilluar dronë dhe teknologji të tjera të shpërndarjes së dozave të vogla pa pasur kontakt fizik.
Grupet kriminale i përdorin prej vitesh dronët për të çuar drogë në burgje, ndërsa kartelet e Amerikës Latine i përdorin ato për të trafikuar drogën përtej kufijve. Madje karteli meksikan ?Jalisco New Generation?, që kontrollon rreth një të tretën e trafikut të drogës në Shtetet e Bashkuara, ka filluar armatosjen e dronëve me eksplozivë C4, për të kryer sulme kundër armiqve.
Nga pikëpamja operacionale, i vetmi ndryshim real midis një perandorie të ligjshme biznesi dhe një organizate të madhe të krimit të organizuar, është se e para kërkon të maksimizojë interesat e saj për aq sa është e mundur brenda kufijve dhe boshllëqeve ligjore, ndërsa e dyta bën të pamundurën për të shmangur tërësisht mbikëqyrjen ligjore.
Kjo do të thotë që industritë e paligjshme janë në thelb eksperimente mbi kapitalizmin e pastër, të parregulluar dhe të tregut vërtetë të lirë. Gjashtë muajt e kaluar, kanë treguar se sa elastike dhe adaptivë kanë qenë ato ndaj presioneve të tregut në zhvillim./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Steven W.Mosher “American Greatness”* Gazeta “The New Yo...
Ndërsa e gjejmë veten të zënë me rutinat tona të përditshme,...
11 shtatori 2001 është një pikë kthese në historinë e Amerik...
Nga Russell A.Berman “National Interest”Presidenti amerikan ...
Kur gjermanët rrethuan Leningradin (sot Shën Petersburg) më ...
Kampi më i madh i refugjatëve në ishullin grek Lesbos u dogj...
Në këto kohë pandemie, janë të shumta lajmet mbi njerëzit sh...
Miliona nxënës dhe studentë të universitetit janë rikthyer s...
Kur evropianët nisën të lundronin për herë të parë përtej Oq...
Në mbarë botën, mbi 1.5 miliardë fëmijë dhe të rinj u privua...
Nga Paul Roderick Gregory “The Hill”* Vladimir Putin, është ...
Një studim i botuar së fundmi, vëren se hëna po “ndryshket”...
Ligjet që rregullojnë përdorimin e gazit lotsjellës nga ana ...
“Një fustan martese, përfaqëson shumë më tepër sesa thjesht ...
Ndërsa viti shkollor po fillon në mesin e një pandemie globa...
Nga Ryan C.Berg & Ivana Stradner “American Enterprise Instit...
Nga Curtis Ellis “American Greatness”* Një raporti i ri i Pe...
Ndërsa të gjithë në shkollë kemi mësuar shumë gjëra mbi mons...
Maria Branias, 113-vjeçe, që besohet se është aktualisht gru...
Nga Gabriel Gavin ” Reaction”Kinës i njihet shpesh merita se...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...