Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Nga Curtis Ellis ?American Greatness?
* Një raporti i ri i Pentagonit, paraqet një panoramë tronditës të sfidës që paraqet për SHBA-në dhe botën Partia Komuniste Kineze. Raporti vjetor drejtuar Kongresit ?Zhvillimet ushtarake dhe ato të sigurisë në lidhje me Republikën Popullore të Kinës?, përshkruan në detaje përpjekjet gjithëpërfshirëse të kinezëve për të arritur epërsinë globale ushtarake dhe ekonomike.
Raporti prej 200 faqesh na tregon se PKK kërkon ?ripërtëritjen e madhe të kombit kinez?, dhe kjo do të thotë rishikim i rendit aktual ndërkombëtar dhe ?shndërrimin? e Kinës në një superfuqi kryesore botërore.
Në aspektin ushtarak, Kina i ka tejkaluar tashmë Shtetet e Bashkuara në ndërtimin e anijeve, duke pasur zyrtarisht marinën më të madhe në botë, më shumë raketa konvencionale, dhe dalje në det me bazat tokësore dhe sisteme të integruara të mbrojtjes ajrore.
?Kina është vendi kryesor i prodhimit të anijeve në botë sipas tonazhit, dhe po e rrit kapacitetin e saj të ndërtimit të anijeve dhe aftësinë për të gjitha kategoritë detare?-na informon raporti. Shtetet e Bashkuara hoqën dorë nga ndërtimi i anijeve dhe industria tregtare detare dekada më parë.
Udhëheqja e Kinës, kupton diçka që liderët e Amerikës e kanë harruar:fuqia ushtarake rrjedh nga fuqia ekonomike. Ndërsa Uashingtoni inkurajoi largimin e industrive amerikane jashtë vendit, Pekini e di se ushtria e tij varet nga një bazë në rritje industriale dhe teknologjike.
Integrimi i industrive civile me objektivat ushtarakë është gjithëpërfshirës. Politika njihet si shkrirja ushtarako-civile (MCF): MCF përfshin gjashtë përpjekje të ndërlidhura mes tyre: shkrirja mes tyre e bazës industriale të mbrojtjes, me teknologjinë kineze civile dhe bazën industriale; integrimi dhe përdorimi i inovacioneve të shkencës dhe teknologjisë në të gjithë sektorët ushtarakë dhe civilë; kultivimi i talenteve, dhe përzierja e ekspertizës dhe njohurive ushtarake dhe civile; nxitja e kërkesës ushtarake në infrastrukturën civile, dhe shfrytëzimi i ndërtimit civil për qëllime ushtarake; shfrytëzimi i aftësive të shërbimit civil dhe logjistikës për qëllime ushtarake; dhe së gjashti zgjerimin e sistemit kombëtar të mobilizimit të mbrojtjes, për të përfshirë të gjitha aspektet përkatëse të shoqërisë dhe ekonomisë së saj, për t?u përdorur në konkurrencë dhe luftë.
Ndërsa MCF ka qëllime më të gjera sesa vetëm përvetësimi i teknologjisë së huaj, në praktikë, MCF nënkupton se nuk ka një vijë të qartë ndarëse midis ekonomisë civile dhe saj ushtarake të Republikës Popullore të Kinës, që janë rritur falë kompanive amerikane dhe globale, që nuk dëshirojnë të kontribuojnë në modernizimin ushtarak të Kinës.
Argumenti i fundit është thelbësor: Çdo dollar që investohet në Kinë, është në ndihmë të qëllimeve të saj ushtarake dhe tekno-totalitare. Tani për tani, ndihmësit kryesor janë kompani të rëndësishme në Uoll Strit si MSCI dhe FTSE Russell, fondet e pensioneve, dhe investitorë të tjerë të mëdhenj institucionalë, që po derdhin miliarda nga investitorët amerikanë në Kompaninë e Ndërtimit të Komunikimeve të Kinës (ÇÇ), një ndërmarrje shtetërore nën varësinë e Departamentet të Shtetit dhe Tregtisë, dhe që ka pasur një rol në marrjen e territorit në Detin e Kinës Jugore në shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Ndërkohë, disa nga emrat e tjerë më të mëdhenj në Uoll Strit – Citibank, JP Morgan dhe BlackRock ? kanë shpallur planet e tyre për të zgjeruar aktivitetin ekonomik në Kinë. Ne mund të presim efektin ?LeBron James?, teksa pasuritë e këtyre kompanive do të varen gjithnjë e më shumë nga sundimtarët e Pekinit.
Informacioni, lufta psikologjike dhe operacionet e ndikimit, janë një pjesë kryesore e strategjisë së Pekinit. Forca Mbështetëse Strategjike e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit (SSF) ?është përgjegjëse për luftën kibernetike, rikonjicionin teknik, luftën elektronike dhe atë psikologjike. Synimi kryesor i tij aktual janë Shtetet e Bashkuara?, thuhet më tej në raportin e Pentagonit.
Operacionet e ndikimit të kësaj force synojnë ?institucionet kulturore, mediat, bizneset, akademikët dhe komunitetet e politikë-bërësve në Shtetet e Bashkuara, vendet e tjera dhe institucionet ndërkombëtare?.
Pekini i përdor këto mjete për t?u bërë presion vendeve të pranojmë narrativat e Pekinit. Në një shembull më se të qartë se si funksionon kjo strategji, ambasadori i Kinës i tha së fundmi kreut të senatit të Republikës Çeke se do të ?paguante një kosto të madhe? pse vizitoi Tajvanin.
Kryebashkiaku i Pragës i tha diplomatit jo-diplomatik kinez që ta mbyllë gojën. Teknologjia e informacionit, sidomos inteligjenca artificiale, është thelbësore për qëllimin e Kinës për arritjen e epërsinë ushtarake globale. Ushtria Çlirimtare e Popullit ?i sheh teknologjitë në zhvillim si një nxitje për një kalim në luftën e ?inteligjenizuar? përmes vënies në përdorim të inteligjencës artificiale dhe teknologjive të saj, të tilla si analiza e të dhënave të mëdha, informacioni kuantik, dhe sistemet pa pilot për përdorim ushtarak?.
Përcaktimi nga Pekini i Inteligjencës Artificiale, është arsyeja pse Kina e ndalon eksportimin e algoritmit të aplikacionit të TikTok jashtë vendit, si një lloj kundërpërgjigje ndaj kufizimeve që administrata e Trump ka vendosur për numrit e studentëve kinezë që studiojnë në Shtetet e Bashkuara.
Raporti i jep fund konceptit 40-vjeçar se angazhimi, dialogu dhe investimet do të reformojnë marksistët e Pekinit. Nuk është e nevojshme që të lexohen të 200 faqet e tij, për të kuptuar se tani nuk ka asnjë justifikim për askënd nga Uashingtoni, Vilmingtoni apo Uoll Striti që të dyshojë nëse Partia Komuniste Kineze përbën një kërcënim serioz për Amerikën dhe vlerat që ne duam. Harrojeni Rusinë. Sa për të perifrazuar Xhejms Kervil:|?Armiku ynë është Kina, budalla!?./ Përshtatur nga CNA.al
Ndërsa të gjithë në shkollë kemi mësuar shumë gjëra mbi mons...
Maria Branias, 113-vjeçe, që besohet se është aktualisht gru...
Nga Gabriel Gavin ” Reaction”Kinës i njihet shpesh merita se...
Nga Patricia Ortega Dolz “El Pais”Nuk ishte një rastësi që p...
Nga Terry Glavin “National Post”Tani që regjimi i diktatorit...
Nga James Stavridis “Bloomberg”Si një greko-amerikan që kam ...
Sot shumë njerëz besojnë se alkimia është një degë e pseudos...
Për këtë armë, ia vlen çdo aspekt i frazës “armë e shkatërri...
Truri është pjesa më misterioze e trupit të njeriut. Por çfa...
Vaksinimi i grave shtatzëna me vaksinën kundër gripit të zak...
Kathleen Burk*Kur shqyrton temën e dominimit të perëndimit d...
Nga Joseph S.Nye, JrNdërsa Shtetet e Bashkuara po hyjnë në f...
Një nga serialet më të famshëm të viteve të fundit në Perënd...
Nga Donald L.Luskin “The Wall Street Journal”Kur kanë kaluar...
Nga William A.Galston “The Wall Street Journal”* Gjatë një f...
Nga Ronald F. InglehartNë vitet e para të shekullit XXI, fej...
Nga Aleksi Tokarev “Kommersant”Moskë – Gusht. Protesta të më...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Ndërsa bota vazhdon të përballet...
Në kohëra trazirash – luftërash, katastrofash natyrore, epid...
Teoria është sa e thjeshtë aq edhe ç’armatosëse:në shoqërinë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...