web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A jemi sot më pak të zgjuar sesa paraardhësit tanë të lashtë?

3 Shtator 2020, 06:33, Blog CNA

Teoria është sa e thjeshtë aq edhe ç?armatosëse:në shoqërinë e sotme, ne nuk kemi më nevojë për inteligjencën për të mbijetuar. Dhe për këtë arsye kjo e fundit po zhduket. Kjo konfirmohet nga një studim mbi përbërjen gjenetike njerëzore të kryer në Universitetin e Stenfordit në SHBA, dhe botuar në revistën shkencore ?Trends in Genetics?.

Xherald Krebtri, që kreu studimin mbi ndryshimet që kanë ndodhur për qindra mijëra vjet në trashëgiminë gjenetike dhe aftësitë intelektuale të njerëzimit, ka arritur në përfundimin se budallallëku në nivelin evolucionar, është fati ynë i pashmangshëm. Ditët tona më të mira kanë mbaruar:ne ishim më të zgjuar dhe të vëmendshëm kur jetonim përmes gjuetisë në epokën Paleolitike, dhe kur natyra na kërkonte të ishim gjithnjë vigjilentë.

Idiokracia

Pra duket se po i afrohemi asaj që profetizoi në një mënyrë komike filmi ?Idiokracia? i vitit 2006:një shoqëri e bazuar tek budallallëku, në të cilën gjenet më të mira zhduken nga ADN-ja e shoqërisë njerëzore, për t?i lënë vendin atyre më ?të zakonshmëve?.

Përparimi shkencor dhe teknologjik do të vazhdojë, por me një ritëm më të ngadaltë sesa mund të kishte ndodhur po të kishin ende gjenet e paraardhësve tanë. Sidoqoftë, pika më e lartë e inteligjencës njerëzore nuk arriti në epokën Paleolitike.

Sipas Krebtri, që ka rindërtuar mutacionet e mundshme të përbërjes sonë gjenetike përmes epokave të ndryshme, varfërimi i aftësive intelektuale ka nisur vetëm 3.000 vjet më parë:ne e arritëm kulmin në epokën e Greqisë klasike, dhe pastaj nisëm një tatëpjetë të ngadaltë, por të pandalshme drejt rënies.

Athinasit

?Unë jam gati të vë bast, që nëse një qytetar mesatar i Athinës nga viti 1000 Para Krishtit do të shfaqej mes nesh, ai do të konsiderohej si mendja më e ndritshme dhe më e gjallë midis miqve dhe kolegëve tanë. Ne do të habiteshim nga kujtesa e tij, nga thellësia e ideve të tij, nga vizioni i tij i qartë mbi të gjitha çështjet e rëndësishme. Ndërkohë, ai do të ishte ndoshta personi më i ekuilibruar midis të njohurve tanë. Të njëjtën gjë mund të them për çdo banor të Afrikës, Azisë, Indisë ose Amerikës të së njëjtës epokë?- shkruan studiuesi.

Intelekt i brishtë

Nuk është fjala për ndonjë çështje historike apo kulturore. Për Krebtri ndryshimi që ka na shoqëruar për të paktën 120 breza, ka të bëjë me gjithë specien njerëzore:pra mjafton që seleksionimi natyror të bëhet më pak i ashpër, dhe ja ku nis dhe përkeqësohet cilësia e trurit tonë.

Dhe jo vetëm kaq: brishtësia jonë mendore do të varet gjithashtu nga fakti që në krahasim me 3.000 vjet më parë, truri ynë duhet të ruajë shumë më tepër njohuri. Sot të paktën ne duhet të jemi në gjendje të dimë të lexojmë, të shkruajmë, të përdorim kompjuterin, të ngasim makinën, të manovrojmë midis mjeteve publike të një qyteti…

Kjo përfshin aktivizimin e një numri shumë më të lartë neuronesh, sesa kërkohej nga profesionet njerëzore të disa mijëvjeçarëve më parë. Secili prej këtyre funksioneve përfshin gjene të shumta rregullatore, dhe na ekspozon ndaj një rreziku eksponencialisht më të madh të mutacioneve gjenetike, ku secili prej tyre mund të bëjë më të dobët intelektin tonë.

A duhet të shqetësohemi për këtë gjë? Duke pasur parasysh që ?kundër? dukurisë së evolucionit nuk mund të bëjmë ndonjë gjë të madhe, ndoshta jo. Dhe në çdo rast, shumë studiues nuk pajtohen me përfundimet e Krebtri, pasi edhe vetë gjenetisti nuk ofron të dhëna të besueshme që vërtetojnë një budallallëk më të madh të njeriut bashkëkohor. Ndoshta ajo që lexoni dhe shihni në gazeta dhe televizion mund të jetë e mjaftueshme, por shkenca ka nevojë për prova të pakundërshtueshme…/ focus.it/-Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga