web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Navalni”, Putini po tregon se është në gjendje të bëjë gjithçka, SHBA të ketë kujdes

30 Gusht 2020, 09:35, Blog CNA

Nga Daniel N.Hoffman ?The Hill?

Javën që kaloi, lideri i opozitës ruse Aleksei Navalni ra viktimë e një helmimi të dyshuar gjatë një udhëtimi avion nga Siberia për në Moskë, që e la atë pa ndjenja dhe në gjendje kome, duke u trajtuar aktualisht në repartin e kujdesit intensiv.

Navalni, që u bë i njohur gjatë zgjedhjeve presidenciale ruse në vitet 2011-2012, ndiqet nga shumë rusë në mediat sociale, përfshirë afro 2 milionë ndjekës në Tëitter dhe 4 milionë në kanalin e tij në YouTube.
I burgosur në mënyrë të përsëritur për shkak të udhëheqjes së një fushate anti-korrupsion
që ka në shënjestër presidentin rus Vladimir Putin dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, përfshirë ish kryeministrin Dimitri Medvedev, Navalni u ndalua të garojë përballë Putinit në zgjedhjet e fundit presidenciale ruse të vitit 2018.

Navalni, që tani po kurohet në Gjermani, dyshohet se konsumoi në aeroport një filxhan çaj
në të cilën ishte hedhur një substancë helmuese. Helmimi ka qenë prej kohësh një taktikë,
të cilën Kremlini e ka përdorur dhe e përdor ende ndaj kundërshtarëve.
Qeveria britanike arriti në përfundimin se Kremlini ishte përgjegjës për atentatin ndaj ish-oficerit të inteligjencës ushtarake ruse Sergej Skripal me një agjent nervor tepër toksik, Noviçok, në vitin 2018.
Në 2006, njerëzit e Putinit dyshohet se helmuan ish-oficerin e FSB-së (shërbimit sekret rus) Aleksandër Litvinenko, duke hedhur Polonium 210 në filxhanin e çajit në një hotel në Londër. Dhe KGB-ja, ku Putini i kaloi vitet e tij të formimit profesional, ka gjithashtu një histori të gjatë të përdorimit të helmit si një armë për asgjësimin e armiqve.

Në vitin 1978, KGB-ja vrau disidentin bullgar Georgi Markov me një çadër, maja e të cilit ishte mbushur me ricin.Fondacioni Anti-Korrupsion i Navalnit, ka një rekord të gjatë të denoncimit të skandaleve korruptive të zyrtarëve rusë. Por muajin e kaluar ai u mbyll, për shkak të një procesi gjyqësor që dëmtoi rëndë financat e organizatës.Padia ishte ngritur nga Jevgeny Prigozhin, i njohur ndryshe si ?shefi i kuzhinës së Putinit?, teksa është drejtuesi kryesor i Agjencisë së Kërkimit të Internetit.
Kjo agjenci krijoi një rrjet të gjerë grupimesh false ?aktivistësh amerikanë?, për të vepruar në mediat tona sociale.Nëse Kremlini qëndron vërtet pas helmimit të Aleksei Navalnit, atëherë akti i Putinit mund të shpjegohet me 3 zhvillime të kohëve të fundit.

Së pari, fqinji rus Bjellorusia, është në kaos pas protestave të mëdha të opozitës, dhe një reagimi të pamëshirshëm të forcave të policisë kundër tyre, pas fitores së thellë të presidentit Aleksandër Llukashenko në zgjedhjet e fundit presidenciale, ku pretendonte se ai ka kryer një vjedhje masive të votave. Llukashenko e akuzoi Navalnin, pa pasur asnjë provë, për organizimin e protestave kundër rizgjedhjes së tij për të herën e gjashtë. Duke ditur mirë pikat e dobëta të Llukashenkos, Putini ka qenë i rezervuar në lidhje me angazhimin e forcave ruse të sigurisë, në mbështetje të shtypjes së protestave në Bjellorusi. Por kjo nuk do të thotë se Putini nuk e di se një rebelim popullor në Bjellorusi, mund të ndikojë shumë tek populli rus, sepse asgjë nuk e frikëson Putinin më shumë sesa një shtet fqinj me një popullsi të konsiderueshme rusisht-folëse që lufton për liri dhe demokraci.
Gjëja e fundit për të cilën ka nevojë Putini, është një ?fanar shprese? dhe frymëzimi për kundërshtarët e brendshëm të Putinit, të cilëve u mohohen rregullisht liritë civile.Para helmimit, Navalni postoi në YouTube video në mbështetje të protestave në Bjellorusi.

Ai shkroi se ?revolucioni? që ka nisur në Bjellorusi, do të ndodhë së shpejti edhe në Rusi.
Së dyti, për muaj me radhë, Putini është përballur me protestat në Siberi – më të rrezikshmet për Kremlinin ato në Kabarovsk – lidhur me shkarkimin që Putini i bëri guvernatorit popullor të rajonit Sergej Furgal.
Navalni përdori të gjitha zyrat e organizatës së tij për të mbështetur kandidatët e opozitës në zgjedhjet rajonale. Fundjavën e kaluar, protestuesit mbanin postera që shkruanin ?Bjellorusi, Kabarovsku është me ty!?, në mbështetje të tubimeve të opozitës bjelloruse kundër zgjedhjeve të manipuluara nga Llukashenko.
Së treti, popullariteti i Putin thuhet se ka rënë nën 60 për qind, për shkak të zhgënjimit publik lidhur me menaxhimin e pandemisë së Covid -19, të recesionit të thellë ekonomik, si dhe për shkak të korrupsionit të kudondodhur në Rusi.

Navalni është treguar i aftë në mobilizimin e qytetarët në protestë, në mbështetje të kandidatëve që janë kundër Kremlinit, gjë që është veçanërisht shqetësuese për Putinin, në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare ruse të parashikuara për në vitin 2021. Navalni zhvilloi një fushatë kundër referendumit të 1 korrikut për ndryshimet kushtetuese, të cilat ai i etiketoi një ?grusht shteti? dhe ?shkelje të kushtetutës?, pasi Putini është tashmë një president i përjetshëm.

Deri tani, rënia e popullaritetit të Putinit, paqëndrueshmëria në Bjellorusi dhe protestat politike në Siberi, nuk përbëjnë së bashku ndonjë kërcënim ekzistencial për regjimin autokratik të Vladimir Putinit.
Por ato ishin mjaftueshëm shqetësuese, saqë Putini ka të ngjarë të ketë pasur nevojë t?u tregojë, sidomos njerëzve të tij, se do të përdorë mjetet më të pamëshirshme që ka në dispozicion për të qëndruar me çdo kusht në pushtet.
Dështimi për ta bërë këtë, do të rrezikonte të inkurajonte dhe fuqizonte një kërcënim të brendshëm, siç ishte dikur Boris Jelcini për Mikail Gorbaçovin.Helmimi i Navalnit nga Kremlini, përbën një paralajmërim edhe për Shtetet e Bashkuara, të cilat mbetet në vëmendjen e Putinit, teksa ne jemi në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Nëse Putini është ndjerë aq i rrezikuar sa të helmojë Aleksei Navalnin, atëherë ne duhet të presim që ai të rrisë intensitetin e sulmeve të tij ndaj demokracisë sonë, dhe madje të rrezikojë të shkaktojë një konflikt më të madh midis kombeve tona.

Tani është rasti ideal për të shprehur solidaritet me Navalnin, dhe për të theksuar gatishmërinë tonë të vazhdueshme për të mbrojtur, parandaluar dhe kundërshtuar ndërhyrjen e poshtër të Rusisë në politikën tonë të brendshme.

Shënim:Daniel N.Hoffman, ish- oficer i shërbimeve sekrete amerikane. Për 30 vite ai ka mbajtur pozicione të nivelit të lartë në CIA./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga