Konferenca dy ditore në Poloni për Rindërtimin e Ukrainës/ Rama mes liderëve pjesëmarrës
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Ndërsa shumë libra shkollorë e paraqesin Kristofor Kolombin si eksploruesin e famshëm që zbuloi Amerikën, historia e tij është në fakt shumë më e ndërlikuar. A ishte njeriu nga Xhenova e Italisë, një eksplorues i guximshëm apo një pushtues i pangopur? Një lundërtar i talentuar, apo një aventurier i krisur? Ja disa nga faktet mbi jetën e tij.
Nuk ishte Kolombi ai që e zbuloi Amerikën, por udhëtimi i tij ishte gjithsesi shumë i guximshëm
Edhe nëse do të anashkalonit faktin jo shumë të parëndësishëm se miliona njerëz jetonin tashmë në Amerikën e Veriut në vitin 1492, fakt është se Kolombi nuk pretendoi se kishte zbuluar ndonjë territor të ri. Në fakt, 12 tetori i atij viti shënoi ditën e mbërritjes së tij në ishullin Bahamas.
Kur arriti në brigjet e sotme të Kubës, Haitit dhe Republikës Dominikane, si dhe eksploroi brigjet e Amerikës Qendrore dhe Jugore, ai nuk shpalosi në asnjë rast flamurin spanjoll në Amerikën e Veriut. Leif Erikson, është evropiani i parë që besohet se ka shkuar në Amerikën e Veriut, pasi zbarkoi në Kanada 500 vjet para se Kolombi të niste udhëtimin e tij drejt Perëndimit.
Ai vërtet nuk arriti kurrë në Azi siç e kishte planifikuar, por nuk mund t?i mohohet guximi që kërkoi realizimi i atij udhëtimi. Në moshën 41-vjeçare, ai i sfidoi të gjithë mosbesuesit në Evropë, dhe udhëhoqi 4 udhëtime përtej një oqeani të panjohur me anije me vela prej druri, që nuk ishin të përshtatshme për t?u përballur me ujërat e trazuara të Atlantikut.
Shumë njerëz besonin tashmë se bota ishte e rrumbullakët
Në vitin 1492, shumica e evropianëve të shkolluar e besonin tashmë se Toka ishte e rrumbullakët. Në fakt, kjo ide ishte hedhur që nga grekët e lashtë në shekullin V Para Krishtit. Në kundërshtim me mitin popullor, Kristofor Kolombi nuk vendosi të provonte se bota ishte e rrumbullakët. Por përkundrazi se ishte e mundur të lundroje përreth saj, një udhëtim që eksploruesi e nënvlerësoi jo pak përsa i përket vështirësive.
Ai kishte arritur një marrëveshje fitimprurëse me spanjollët
Kolombi grumbulloi një pasuri të madhe nga udhëtimi i tij, falë një marrëveshje shumë fitimprurëse me Mbretin Ferdinand dhe Mbretëreshën Isabela të Spanjës. Kontrata e tij me monarkët spanjollë i dha atij titujt admiral, mëkëmbës dhe guvernator të çdo toke që zbuloi.
Marrëveshja përcaktonte se Kolombi mund të mbante 10 për qind të çdo ?malli, gurësh të çmuar, ari, argjendi, erëzash dhe sende të tjera? që ai ?fitoi? brenda territorit të ri. Kolumbi mund të ketë pasur vërtet qëllime fisnike kur lundroi drejt Perëndimit, por marrëveshja e tij me Spanjën sugjeron se qëllimet e tij ishin tërësisht të tjera.
Ai i skllavëroi dhe gjymtoi popujt indigjenë
Kur Kolombi zbarkoi për herë të parë në Hispaniola, ndeshi në një popullatë indigjenësh të quajtur Taino. Ata qenë miqësorë me të huajt, dhe shkëmbyen me ta bizhuteritë, kafshët dhe furnizimet e tjera ushqimore. ?Ata kanë trupa shumë të bukur dhe fytyra simpatike. Nuk mbajnë armë ose nuk i njohin ato…Ata duhet të jenë shërbëtorë të mirë?- shkruante Kolombi në ditarin e tij.
Popujt indigjenë u skllavëruan shumë shpejt nga eksploratorët, dhe ndëshkoheshin me prerje gjymtyrësh ose me vdekje nëse nuk mblidhnin mjaftueshëm ar (një pjesë të të cilit Kolombi u lejua ta mbante për vete). Trajtimi brutal nga evropianët dhe sëmundjet infektive që çuan ata në Botën e Re, bëri që brenda pak dekadash popullata e Tainos të zvogëlohej shumë.
U arrestua nga qeveria spanjolle
Në vitin 1499, monarkëve spanjollë iu sos durimi nga sjellja brutale e kolonëve spanjollë në Hispaniola, përfshirë fshikullimet me kamxhik dhe ekzekutimet pa gjyq të vendasve. Kolombi, që ishte guvernator i territorit u arrestua, dhe u kthye me forcë në Spanjë i lidhur me zinxhirë. Edhe pse disa prej akuzave mund të jenë fabrikuar nga armiqtë e tij politikë, Kolombi pranoi para Mbreti Ferdinand dhe Mbretëreshës Isabela se shumë prej akuzave ishin të vërteta. Për pasojë, Kolombit iu hoq titulli si guvernator.
Disa vende evropiane e kishin refuzuar Kolombin
Për gati një dekadë, Kolombi loboi tek monarkët evropianë për mbështetje për kërkimin e një rrugë detare drejt Azisë nga ana perëndimore. Në vitin 1484 ai dështoi të merrte mbështetjen Mbretit Johan II i Portugalisë, ekspertët e të cilit mendonin se Kolombi nuk e kishte llogaritur mirë se sa larg duhej të lundronte.
Tre vjet më vonë, ai i bëri të njëjtën ofertë mbretit anglez Henri VII dhe atij të Francës Sharlit VIII, por sërish u refuzua. Ai u refuzua në fillim edhe nga Spanja në vitin 1486, por monarkët spanjollë ndryshuan mendje, dhe në fund ranë dakord ta financonin udhëtimin e tij drejt Botës së Re.
Mirë apo keq, Kolombi krijoi një urë midis Botës së Vjetër dhe Botës së Re
Në atë që u bë i njohur si ?Shkëmbimi Kolumbian?, udhëtimet e Kolombit mundësuan shkëmbimin e bimëve, kafshëve, kulturave, ideve (por edhe sëmundjeve) midis hemisferës perëndimore dhe asaj lindore. Kur evropianët ishin në gjendje të mbërrinin thuajse në të gjitha pjesët e globit, do të niste një epokë e re moderne, që e transformoi përgjithmonë botën./ biography.com/–Përshtatur nga CNA.al
Shtatë Mrekullitë e Botës së Lashtë, mund të vlerësohen seci...
Nga Nancy Cook & Meridith Mccraw “Politico.eu”* Donald Trump...
I rrethuar me mure në qytetin e Romës, Vatikani është një qy...
Në fillim të shekullit XIII-të, Uanian Jongji, perandori i f...
Nga Anthony J.Ciani “American Thinker”* Në mesin e marsit të...
Edhe pse Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u përpoq të ...
Më shumë se 1 shekull pas vdekjes, Margareta Zele, emri i vë...
Rrallë herë gratë në histori, kanë luajtur një rol aq të fuq...
Në vitin e 250-të pas lindjes së Ludwig van Beethoven-it, Ke...
Në periudhën midis adoleshencës dhe moshës madhore, që të gj...
Nga Mohamed Ayoob “National Interest”* Shumë është shkruar m...
Ish-presidenti amerikan Xhon Kuinsi Adams deklaroi dikur:”Nu...
Para 5 vjetësh, kancelarja Angela Merkel tha fjalinë e famsh...
Nga Luke Harding “The Guardian”Aktivisti i opozitës ruse Ale...
A janë fëmijët përhapës të “heshtur” të koronavisurit? Roli ...
Mizoritë e luftës kryhen ndonjëherë nga njerëz “normalë”, ve...
Nga Greta Privitera “Politico.eu”Milano- Kur mora ftesën për...
Politika ndërkombëtare është fokusuar në Bjellorusi për shka...
Nga Peter Pry “Newsmax”* Presidenti Donald Trump është me të...
Falë markës së veshjeve dhe parfumit “Chanel No. 5”, Koko Sh...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...