Covid-19, si një pandemi e socializmit
Nga Anthony J.Ciani “American Thinker”* Në mesin e marsit të...
Në fillim të shekullit XIII-të, Uanian Jongji, perandori i fuqishëm i dinastisë Xhin, i dërgoi një mesazh një luftëtari të famshëm, që kishte guxuar të pushtonte territorin e tij. ?Perandoria jonë është po aq e madhe sa edhe deti. E juaja është veçse një pjesë e vogël rëre. E si mund t?ju kemi frikë??.
Ishte një deklaratë e guximshme, por nëse kemi parasysh personin që e bënte duket plotësisht e justifikuar. Për dinastinë Xhin të Kinës Veriore, ai ishte udhëheqësi më i fuqishëm i botës në atë kohë. Dinastia kishte pasuri të paimagjinueshme, barut dhe një ushtri të madhe të pajisur me armët më të përparuara të kohës si katapultat.
Për më tepër, kinezët mund të mbështeteshin tek një nga mrekullitë inxhinieritë të të gjitha kohërave, Murin e Madh. Atëherë, përse duhet të shqetësohej nga një ushtri nomade që po tentonte të sulmonte territorin e saj? Në fakt dinastia mbretërore nuk po përballej me ndonjë tufë nomadësh të padisiplinuar, dhe njeriu që i udhëhiqte ishte një strateg i vërtetë.
Ai quhej Xhengiz Kan. Gjatë dy dekadave që pasuan, sundimtari mongol do të shndërrohej në komandantin ndoshta më të madh ushtarak në historinë e njerëzimit. Dhe famën e tij do ta krijonte pikërisht kur depërtoi në zemër të perandorisë së Uanian Jongji, dhe në rrugët e kryeqytetit të tij të mrekullueshëm, Pekin.
Kur ushtria mongole sulmoi për herë të parë Pekinin në vitin 1214, dhjetëra mijëra burra, gra dhe fëmijë kinezë, ishin tashmë në dijeni të bëmave të luftëtarëve të Xhengiz Kan. Disa vjet më parë, ai kishte nisur një pushtim masiv të Kinës Veriperëndimore, duke plaçkitur dhe vrarë cilindo që ndeshi përpara.
As Muri i Madh nuk mundi ta ndalonte. Në vend se të përpiqej ta sulmonte Murin, ai e drejtoi ushtrinë e tij rreth e përqark. Kur arriti në Pekin, lideri mongol u përball me një mur tjetër, atë që rrethonte qytetin. Ishte 12 metra i lartë, 16 km i gjatë, dhe i mbushur me ushtarë të gatshëm të hidhnin mbi pushtuesit metale të shkrirë, bitum të nxehtë, madje edhe jashtëqitje dhe helme të ndryshme.
?Unë i kisha stërvitur njerëzit e mi të sulmonin me shpejtësinë e erës. Tani ata duhej të mësonin edhe dinakëritë e një ujku?- do të deklaronte më vonë Xhengiz Khan. Dhe kështu ai priti?e priti, duke e mbajtur në një rrethim të gjatë kryeqytetin e dinastisë Xhin.
Mijëra të uritur brenda mureve të Pekinit, nisën të hanë njeri-tjetrin. Xhengiz Kan priti derisa në fillimin e verës së vitit 1215, me popullatën e rrethuar në pragun e vdekjes nga uria, ai urdhëroi njerëzit e tij të sulmojnë qytetin. Muret u ngjitën me shpejtësi me shkallë, mbrojtësit u eliminuan shpejt, dhe ajo që pasoi ishte një asgjësimi i plotë i të mbijetuarve.
Për 1 muaj, ushtria e tij dogji, plaçkiti dhe përdhunoi. Qyteti i Pekinit, i famshëm për pallatet dhe tregjet e tij të mëdha, u shndërrua në gërmadha. Edhe 1 vit më vonë, dëshmitarët raportuan se rrugët e Pekinit ishin ?të rrëshqitshme për shkak të dhjamit të njerëzve të vrarë?. Ata raportuan se përtej mureve ndodhej një mal me kocka njerëzish.
Pra Xhengiz Kan – objekt i shakave të një perandori kinez, dhe udhëheqës i 2 milionë nomadëve analfabetë, arriti të gjunjëzojë dinastinë Xhin. Kjo arritje në vetvete, do të kishte qenë e mjaftueshme për ta vendosur atë në panteonin e komandantëve më të mëdhenj ushtarakë në histori.
Por për Xhengis Kan, ai ishte vetëm fillimi. Gjatë atij shekulli, ai dhe pasardhësit e tij ndërtuan perandorinë më të madhe në historinë e botës, një territor prej 12 milionë km2 që shtrihej nga Deti i Japonisë deri në kullotat e Hungarisë në zemër të Evropës.
Sa për krahasim, Perandoria Mongole ishte 4 herë më e madhe se ajo e krijuar nga një pushtues tjetër i madh si Aleksandri i Madh, dhe 2 herë më e madhe se Perandoria Romake. Rreth 3 miliardë nga 7 miliardë njerëz që janë sot gjallë, jetojnë në vendet që përbënin dikur Perandorinë Mongole.
Dhe ç?është më e çuditshmja, në dallim nga Aleksandri i Madh apo Jul Çezari para tij, Xhengiz Kan nuk ndërtoi një aparat ushtarak mbresëlënës. Ai shndërroi një konglomerat fisesh nomade – pa shtëpi të përhershme, pa sende me vlerë, dhe me një histori të gjatë gjakderdhjesh me njëri-tjetrin – në një hordhi të pandalshme.
Po kush ishte Xhengiz Kan? Kur lindi në vitin 1162, ai ishte djali i një udhëheqësi fisnor, dhe quhej Temuxhin. Kur ishte 8-vjeç, babai i tij u helmua nga një fis rival, Tatarët, teksa ai dhe e ëma u refuzuan nga klani i tyre, duke u detyruar të endeshin nëpër stepat e Mongolisë, ku mbijetuan duke ushqyer me manaferra, minj dhe zogj.
Kur ishte vetëm 16-vjeç, u martua me një vajzë të quajtur Börte nga fisi Olkhonud. Pak kohë më vonë Temuxhin dhe e shoqja ranë në pritën e luftëtarëve të fisit rival, Merkit, që e rrahën Temuxhin, dhe e rrëmbyen nusen e tij. Temuxhin donte të hakmarrej, por e dinte se nuk mund ta bënte këtë gjë i vetëm.
Ai lidhi një aleancë me Togrul, shokun e dikurshëm të fëmijërisë. Me ndihmën e luftëtarëve të Togrul, Temuxhin sulmoi Merkit dhe e rimori gruan e tij. Ai mposhti njëri pas tjetrit të gjithë rivalët dhe i bashkoi fiset ndërluftuese të Mongolisë nën udhëheqjen e tij.
Dhe do ta bënte këtë nën një emër të ri: Xhengiz Kan, që do të thotë ?sundimtar universal?. Por pse mongolët qenë kaq të suksesshëm? Çfarë i bënte ata aq të frikshëm, përveç gjenialitetit ushtarak të Xhengiz Kan? Historiani Frenk Meklin, thotë se çelësi i suksesit ishin harkëtarët mongolë të hipur mbi kuaj, të cilët frymëzuan ?një hop të madh në teknologjinë ushtarake?.
Ndërkohë mongolët ishin shumë të aftë për të komunikuar në distanca të mëdha, diçka që e kishin mësuar ndër shekuj duke mbarështuar kafshët në stepë. Ndërkohë Xhengiz Kan mbështetej shumë tek spiunët dhe sigurisht, teksa përdorte si taktikë edhe lajmet e rreme.
Udhëheqësi mongol ishte gjithashtu një mjeshtër i tërheqjes së planifikuar, duke i joshur kundërshtarët të braktisnin pozicionet e tyre mbrojtëse, përpara se të ndërmerrte befas një goditje vdekjeprurëse ndaj tyre.
Dhe natyrisht një armë tjeter ishte terrori. ?Ata që dorëzohen, do t?u falet jeta. Ata që nuk dorëzohen por luftojnë, do të asgjësohen?- deklaronte Xhengiz Kan. Nuk ishte një premtim bosh. Qytetet që rezistonin, shkatërroheshin me themel, ndërsa banorët e tyre thereshin.
Si një strategji lufte, ?masakrat shembullore? ishin shumë brutale, por nga ana tjetër shumë efektive për mongolët. Rreth 30 milion njerëz, mund të kenë vdekur vetëm gjatë fushatave ushtarake të mongolëve në Kinë.
Një tjetër çelës për suksesin e Xhengiz Kan ishte promovimi prej tij i tregtisë. Perandoria e bëri botën një vend më të vogël, duke shërbyer si një rrip transmetimi për teknologjinë, shkencën dhe mallra midis zonave aq të ndryshme sa Kina, Irani dhe Evropa Lindore.
Ajo që e ndihmonte këtë rrjet komunikimi, ishte sistemi i famshëm postar i mongolëve, falë të cilit një mesazh mund të udhëtonte 200 km brenda një dite. Tekstet mongole na tregojnë se Xhengiz Kan, besonte se ishte fati i tij të pushtonte gjithë botën për perëndinë e tij, Tengri.
Ai po përgatitej për një tjetër fushatë të madhe ushtarake, sërish kundër Kinës. Por në vitin 1227, u sëmur dhe vdiq disa ditë më vonë. Trupi i tij u rikthye në Mongoli, dhe u varros diku pranë një mali të shenjtë. Vendndodhja e varrit mbetet deri më sot një mister./Historyextra.com-Përshtatur nga CNA.al
Nga Anthony J.Ciani “American Thinker”* Në mesin e marsit të...
Edhe pse Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u përpoq të ...
Më shumë se 1 shekull pas vdekjes, Margareta Zele, emri i vë...
Rrallë herë gratë në histori, kanë luajtur një rol aq të fuq...
Në vitin e 250-të pas lindjes së Ludwig van Beethoven-it, Ke...
Në periudhën midis adoleshencës dhe moshës madhore, që të gj...
Nga Mohamed Ayoob “National Interest”* Shumë është shkruar m...
Ish-presidenti amerikan Xhon Kuinsi Adams deklaroi dikur:”Nu...
Para 5 vjetësh, kancelarja Angela Merkel tha fjalinë e famsh...
Nga Luke Harding “The Guardian”Aktivisti i opozitës ruse Ale...
A janë fëmijët përhapës të “heshtur” të koronavisurit? Roli ...
Mizoritë e luftës kryhen ndonjëherë nga njerëz “normalë”, ve...
Nga Greta Privitera “Politico.eu”Milano- Kur mora ftesën për...
Politika ndërkombëtare është fokusuar në Bjellorusi për shka...
Nga Peter Pry “Newsmax”* Presidenti Donald Trump është me të...
Falë markës së veshjeve dhe parfumit “Chanel No. 5”, Koko Sh...
Ishte korriku u vitit 1988. Në Shtetet e Bashkuara, po shëno...
Pushuesit e kthyer nga Kosova renditen tek më të infektuarit...
Një kampion, është me siguri dikush që i tejkalon pritshmëri...
Nga Newt Gingrich “Fox News”* Si vëzhgues i konventave dhe f...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...