Koha e Llukashenkos ka mbaruar/ Çfarë po kurdis në prapaskenë Putini
Nga Dmitry Trenin “The Moscow Times”* Një model i asaj që po...
Nga Newt Gingrich ?Fox News?
* Si vëzhgues i konventave dhe fushatave presidenciale që nga viti 1956, unë jam i bindur në parashikimin tim se Konventa Kombëtare e Demokratëve e kësaj jave, ishte kulmi para fillimit të rënies së pandalshme dhe disfatës së pritshme në zgjedhjet e 3 nëntorit të dyshes demokrae Xho Bajden-Kamala Herris.
Këta të dy do të kenë fatin e Xhorxh Mekgavërn në vitin 1972, që u izolua nga populli amerikan. Ironikisht, izolimi fizik i Bajdenit gjatë muajve të fundit, e ka ngadalësuar disi izolimin e tij politik, që në fakt do të ndodhë në javët në vijim. Tre faktorë do të çojnë në rënien e mbështetjes së amerikanëve ndaj dyshes Bajden-Herris gjatë 6 javëve të ardhshme.
Së pari, kandidati presidencial demokrat Xho Bajden, është qartazi i paaftë që të mbajë postin e presidentit. Sa herë që ai del nga skenë pas fshehjes së gjatë në shtëpinë e tij, është më se e qartë se ai nuk mund të negociojë dot me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Komuniste Kineze Xi Jinping apo presidentin rus Vladimir Putin, për të prodhuar ndonjë rezultat pozitiv.
Javë pas jave, ai po paraqitet gjithnjë e më dobët. Edhe kur shtabi i tij elektoral mund të kontrollojë çdo aspekt të ngjarjeve apo daljeve publike të Bajden, ka diçka patetike në lidhje me paaftësinë e tij për të projektuar forcën, apo për të artikuluar ndonjë ide të fortë.
Unë lexova së fundmi një e-mail që më ishte dërguar nga shtabi i Bajden-Herris, që përmbante foton e Bajden dhe Herris duke dalë nga njëjta derë. Që të dy shihnin përtokë ose diku tutje, dhe nuk bashkëvepronin me askënd (përfshirë njëri-tjetrin). Në e-mail ngrihej pyetja:?A keni parë ndonjëherë dy njerëz, kaq të gatshëm për të udhëhequr që ditën e parë në Shtëpinë e Bardhë??.
U çakërdisa. Ata nuk dukeshin të gatshëm për asgjë. Pyetja ishte një parodi e problemit të tyre, dhe imazhi që ma kishin dërguar ishte i sikletshëm. Unë u habita nga fakti që materiali ishte prodhuar dhe dërguar pikërisht nga shtabi i Bajden, që kishte në fakt kontroll të plotë mbi produktin.
Bajden nuk duket se është gati të udhëheqë. Ai sheh përdhe, pasi do të sigurohet se mos rrëzohet. Krist Uollas e përshkroi saktë absurditetin e një kandidati presidencial, që sipas tij përpiqet të fshehë rrugëtimin e tij drejt Shtëpisë së Bardhë me një ?strategji bodrumi?.
Amerikanët po merren tashmë me atë çka fshihet nga fshehja e Bajdenit nga sytë e publikut. Në një studim të ?Rasmussen Reports?, 38 për qind e votuesve amerikanë mendojnë se ish-zv/president vuan nga fillimet e sëmundjes së demencës (natyrisht, shumica e tyre ishin mbështetës të Trump).
Dhe në një raport më të fundit, ?Rasmussen Reports? tha se 59 për qind e votuesve të mundshëm, besojnë se do të jetë kandidatja për zv/presidente Kamala Herris, ajo që do të bëhet presidente gjatë 4 viteve të ardhshme. Kështu mendonin 49 për qind e demokratëve, 57 për qind e të pavarurve dhe 73 për qind e republikanëve.
Kur gati 6 nga çdo 10 amerikanë, mendojnë se nuk ka të ngjarë që ai ta përfundojë një mandat 4-vjeçar, vështirë se ka shanse që të jetë i preferuari i tyre. Sa më shumë që Bajdenit i duhet të bëjë fushatë, dhe të shfaqet në mjedise të pakontrolluara, aq më i madh do të bëhet ky problem.
Rreziku i vërtetë për demokratët është distancimi kohë pas kohe i segmenteve të ndryshme të popullsisë amerikane, për shkak të qasjeve që ju pëlqejnë radikalëve, por që kundërshtohen fort nga shumica e amerikanëve.
Dhe kjo na çon tek faktori i dytë përcaktues:Herris do të dëshmohet si kandidatja më e keqe për zv/presidente që nga koha e senatorit Tom Igëllton, që u tërhoq nga gara kur media zbuloi se ai i ishte nënshtruar trajtimeve me elektroshok në një spital psikiatrik.
Unë nuk po kritikoj këtu sëmundjet mendore ose trajtimin e tyre, por në vitin 1972, amerikanët thjesht nuk donin të mendonin se presidenti i ardhshëm, mund të vuante nga ndonjë sëmundje mendore. Si kandidate presidenciale pak muaj më parë, Herris është luhatur midis përqafimit të qasjeve më radikale, teksa më pas u zhvendos në mënyrë oportuniste në pozicione më të moderuara.
Ajo e sulmoi ashpër Bajdenin në 4 raste të ndryshme, dhe që atëherë i ka përtypur akuzat e saj. Nëse Bajden është i rraskapitur dhe fshihet në bodrumin e shtëpisë së tij, kolegia e tij po bën fushatë në të gjithë vendin, por pa qëndrueshmëri dhe besueshmëri tek publiku.
Në fillim të fushatës brenda-partiake në korrikun e vitit të shkuar, Herris kishte një mbështetje në nivelin 15 për qind. Mbështetja ndaj saj ra në 3.5 për qind në nëntor 2019. Edhe në shtetin e saj ku është zgjedhur senatore, Kaliforni, ajo u rendit e katërta pas Bajdenit, Uorrenit dhe Sandersit, me vetëm 8 për qind nga zgjedhësit e saj demokratë, para se ta braktiste garën.
Në fakt sipas një sondazhi të Institutit të Studimeve Qeveritare Berkli për të përditshmen ?Los Angeles Times?, 61 për qind e kalifornianëve mendonin se ajo duhet ta braktiste garën presidenciale. Demokratët (dhe media propaganduese pranë PD), besojnë se ajo do të ketë një ndikim të madh në garë, përmes tërheqjes së votës së afro-amerikanëve.
Por kjo shpresë nuk përputhet më faktet në terren. Në nëntor 2019, një sondazh i Universitetit Kuinipiak, tregoi se Herris renditej e katërta në preferenca e votuesve me ngjyrë. Bajden mbështetej nga 44 për qind e afro-amerikanëve, Sanders 10 përqind, Uorren 8 dhe Herris vetëm 6 për qind.
Ndryshimi i vërtetë në opinionin publik, do të nisë tani menjëherë pas Konventës Kombëtare Demokratike, teksa fushata e Trump dhe aleatët e tij (përfshirë praktikisht të gjithë kandidatët republikanë), tregojnë këto kërcënime specifike ndaj këtyre grupimeve specifike:
1. Angazhimi i dyshes Bajden-Herris për të ripërtërirë përpjekjen e Obamës për të shkatërruar lagjet periferike, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për dy të tretat e popullit amerikan, përfshirë një numër të madh periferish të banuara në shumicë nga afro-amerikanët dhe amerikano-latinët.
2. Mbështetja e Bajden-Herris për përdorimin e parave të taksapaguesve për të përballuar koston e aborteve gjatë muajit të nëntë të shtatëzanisë, kundërshtohet edhe nga shumë amerikanë që janë pro-jetës.
3. Angazhimi për të ndihmuar financiarisht për shkak të koronavirusit disa njerëz që kanë hyrë në SHBA në mënyrë të paligjshme, është thellësisht jopopullor.
4. Angazhimi i Bajden ndaj kontrollit të armëve, do të distancojë gati të gjithë përkrahësit e Amendamentit të Dytë.
5. Drejtuesit demokratë qyteteve amerikane (shumë prej tyre të zgjedhur me paratë e Xhorxh Sorosit), përfaqësojnë një të ardhme në mbështetje të krimit, dhe kjo po shihet me trazirat e muajve të fundit.
6. Sindikatat e mësuesve e dominojnë Partinë Demokratike, dhe qasja e tyre shantazhuese për rihapjen e shkollave, po i izolon ata nga amerikanët.
Lista është e gjatë, por këto 6 ide të para radikale, ju japin një ide se sa shpejt mund të zbehet mbështetja e amerikanëve për Bajden dhe Herris.
Shënim: Newt Gingrich, ish-kryetar i Kongresit Amerikan./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Dmitry Trenin “The Moscow Times”* Një model i asaj që po...
Megjithëse historianët njohin në përgjithësi vëllezërit amer...
Nga Andrew A.Michta “American Interest”* Amerika përballet s...
Ndryshimet klimatike po u sjellin fermerëve evropianë humbje...
Nga Steve Feinstein “American Thinker”* Në vitin 1984 ish-ag...
Paraja, pushteti dhe fama, mund ta prishin karakterin e një ...
Joe Biden dhe Kamala Harris do të paraqesin veten si çifti p...
Thellë brenda pyjeve të shiut në Guatemala, ndodhet sot një ...
“Gustavi i Madh”, është është emri i një topi të prodhuar ng...
“Seksi dhe Kultura” nga JD Unwin është një libër i jashtëzak...
Nga James Jay Carafano & Luke Coffey “National Interest”...
Ajo e Kurskut ishte tragjedia më e madhe detare e ndodhur nd...
Edhe pse liderët politikë kanë mbyllur kufijtë si përgjigje ...
“Mes Shillës dhe Karibdës”, është një shprehje që përdoret s...
Nga Dr.Theodore Roosevelt Malloch & Dr.Niall Mccrae “America...
Ta mbajmë apo jo maskën? Ky është debati që vlon në “arenën”...
Një udhëtim për ski, një dasmë, një praktikë kori: ajo që ka...
Nga Yavuz Baydar “Ahval News”Ndërsa reagimet ndërkombëtare n...
Plazhet janë zakonisht vendet, ku shumë njerëz pushojnë dhe ...
Nga Holman W.Jenkins Jr. “The Wall Street Journal”E mbani me...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...