“Rama trajton turizmin si real estate”/ Këlliçi: Po u fal tokat e fermerëve biznesit të 5D
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Nga Dmitry Trenin ?The Moscow Times?
* Një model i asaj që po ndodh sot në Bjellorusi, ishte parashikuar muaj më parë. Përpara zgjedhjeve, presidenti Aleksandër Llukashenko eliminoi nga gara çdo sfidant serioz, duke lënë vetëm ata që mund t?i mundë pa shumë probleme.
Vetë procesi do të manipulohej; dhe shpallja e fitores së Llukashenkos do të shkaktonte protesta. Presidenti do t?i shtypte ato, duke përdorur forcën brutale të policisë; më pas do t?i cilësonte kritikat e ndërkombëtarëve si ndërhyrje në punët e brendshme të Bjellorusisë, dhe në fund do të mbetej sërish në pushtet.
Pra, një përsëritje e skenarit të zgjedhjeve të vitit 2010. Megjithatë, përkundër pritshmërive disa elementë kanë ndryshuar në mënyrë thelbësore panoramën. Një prej tyre ishte incidenti me kompaninë ?Vagner?:një operacion i çuditshëm në të cilin BGB-ja bjelloruse arrestoi 33 mercenarë të dyshuar rus 11 ditë para zgjedhjeve, duke i akuzuar ata se kishin ardhur në Minsk për të organizuar trazira gjatë zgjedhjeve.
Arrestimet i dhanë mundësinë Llukashenkos të shtojë retorikën e tij anti-ruse. Kremlini, i hutuar, e pa këtë qasje si një përpjekje të sundimtarit bjellorus për t?u afruar me Perëndimin, për ta detyruar këtë të fundit të pranonte rizgjedhjen e tij në detyrë, si një shpërblim ndaj qasjes së tij sovraniste anti-ruse.
Çfarëdolloj besimi që në Moskë kishte mbetur ende tek Llukashenko, u zhduk plotësisht.
Elementi i dytë ishte këmbëngulja e protestuesve në Minsk dhe në të gjithë Bjellorusinë, të cilët nuk u dorëzuan veëm pas disa ditë protesta, edhe pse në shumë raste u dhunuan egërsisht nga policia. Brutaliteti që Llukashenko kishte shpresuar që ashtu si më parë të shuante protestat, prodhoi rezultatin e kundërt, përhapjen e indinjatës dhe zemërimit popullor.
Dhe kjo gjë nga ana tjetër çoi në rezultatin e tretë të papritur:zgjerimin e protestave përtej turmës së zakonshme të urbanistëve të rinj të orientuar nga Evropa, për të përfshirë njerëz të moshuar, madje edhe ata që disa ditë më parë mund të kenë votuar në fakt për Llukashenkon.
Situata po zhvillohet me shpejtësi, dhe rrugës do të ketë më shumë surpriza. Por që tani mund të arrihet në disa përfundime paraprake. Regjimi i Llukashenkos, e ka humbur përfundimisht Bjellorusinë. Ai mund ta mbajë ende pushtetin: grupi qeverisës i përbërë nga burokratë të manipuluar vazhdimisht nga Llukashenko, nuk ka pësuar ndonjë përçarje të dukshme, dhe besnikëria e policisë dhe e shërbimeve të sigurisë është riafirmuar.
Skenari klasik i një revolucioni me ngjyra, nuk do të shihet të ndodhë as këtë herë në Bjellorusi. Sidoqoftë, presidenti e ka humbur mbështetjen e popullit. Me gjithë shifrën zyrtare të 80 për qind të votave pro Llukashenkos, nuk pati asnjë reagim popullor kundër protestuesve që dolën në rrugë.
Kjo do të thotë se Bjellorusia nuk e tha fjalën e saj të vërtetë ditën e zgjedhjeve, por në ditët që pasuan. Llukashenko, autokrati që pretendon se e ka ndërtuar i vetëm Bjellorusinë e sotme, mund të kishte hyrë në histori si babai i Bjellorusisë moderne, nëse do të kishte zgjedhur këtë vit të tërhiqej nga posti që mban prej kohësh.
Tani ai është drejt një dalje të pashmangshme dhe të pandershme nga politika. Kjo mund të zgjasë për disa javë apo më gjatë, por një fakt është kokëfortë:legjitimiteti i tij është zhdukur njëherë e përgjithmonë. Ky është rezultati më i rëndësishëm i zhvillimeve të fundit.
Dhe ky rezultat po sjell në skenë edhe aktorë të tjerë, përkrah popullit bjellorus. Është gati nisja e një akti të ri të dramës. Pozicioni strategjik që zë Bjellorusia në boshtin qendror midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë, e bën jashtëzakonisht i rëndësishëm për Moskën dhe Perëndimin emrin e pasuesit të njeriut që e ka qeverisur këtë vend me grusht të hekurt për 26 vite me radhë.
Kremlinit nuk ka më asnjë simpati për Llukashenkon. Sidoqoftë, ai nuk mund të lejojë që Bjellorusia të ndjekë rrugën e Ukrainës, dhe të bëhet një forcë tjetër anti-ruse, e mbështetur nga NATO në kufijtë e saj, dhe shumë pranë Moskës. Dhe as nuk mund të lejojë një rebelim që do të çonte në një tjetër kasaphanë.
Atëherë, ç?duhet bërë? Ekzistojnë 4 skenarë kryesorë. Së pari, një ndërhyrje ushtarake ruse në Bjellorusi për të stabilizuar aleaten e saj, duhet të shmanget me çdo kusht, për shkak të pasojave katastrofike të pashmangshme.
Skenari i dytë, është të mos bëhet asgjë dhe të lejohet rënia e Llukashenkos, duke shpresuar se cilido që vjen pas tij do të marrë parasysh lidhjet e ngushta të Bjellorusisë me Rusinë, përfshirë ato në sferën ekonomike. Por kjo do të ishte shumë e rrezikshme për Moskën. Një trazirë mund të shndërrohet shpejt në gjakderdhje, duke e detyruar Moskën t?i drejtohet opsionit të parë.
Skenari i tretë është të shfrytëzohen marrëdhëniet e këqija të Lukashenkos me Perëndimin, për ta ri-afruar atë me Moskën. Edhe do të ishte kundër-produktive. Pasi do ta bënte Rusinë një bashkëpunëtore të regjimit aktual, dhe do të krijonte urrejtje për Rusinë në mesin e popullit bjellorus.
Skenari i katërt është të shihet përtej Llukashenkos, dhe që Kremlini të ndërhyjë për të menaxhuar një transferim të pushtetit në Minsk. Ky opsion do të nënkuptonte lehtësimin e tranzicionit politik të Bjellorusisë, përmes bindjes së Llukashenkos se në rrethanat aktuale, dalja në pension dhe mërgimi jashtë vendit, është për të alternativa më pak e keqe.
Kjo do të nënkuptonte njëkohësisht angazhimin e një spektri të gjerë personazhesh publikë në Bjellorusi, dhe ndihmën ndaj një udhëheqje të re kujdestare, që do të mbajë në kohën e duhur zgjedhjet e reja. Por gjithashtu edhe sqarimin e bjellorusëve mbi problemet në marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë natyrën e bashkimit mes 2 vendeve.
Kjo do të përfshijë parametrat e ardhshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe të sigurisë midis dy vendeve. Biseda do të duhet të jetë e sinqertë, dhe angazhimet reciproke të riafirmohen ose përshtaten sipas nevojës. Menaxhimi i krizës në Bjellorusi nga Moska, në një mënyrë që e mban atë vend një fqinj të mirë dhe partner të besueshëm për Rusinë, mund të tingëllojë shumë modest në krahasim me vizionin e qëndrueshëm të një bashkimi shtetëror.
Por është më mirë të hiqet dorë nga iluzionet, dhe të kursehen jetë njerëzore dhe para, sesa të lejohet një vend fqinj të shndërrohet në një armik të paepur. Shembulli i Ukrainës, nuk duhet të përsëritet./ Përshtatur nga CNA.al
Megjithëse historianët njohin në përgjithësi vëllezërit amer...
Nga Andrew A.Michta “American Interest”* Amerika përballet s...
Ndryshimet klimatike po u sjellin fermerëve evropianë humbje...
Nga Steve Feinstein “American Thinker”* Në vitin 1984 ish-ag...
Paraja, pushteti dhe fama, mund ta prishin karakterin e një ...
Joe Biden dhe Kamala Harris do të paraqesin veten si çifti p...
Thellë brenda pyjeve të shiut në Guatemala, ndodhet sot një ...
“Gustavi i Madh”, është është emri i një topi të prodhuar ng...
“Seksi dhe Kultura” nga JD Unwin është një libër i jashtëzak...
Nga James Jay Carafano & Luke Coffey “National Interest”...
Ajo e Kurskut ishte tragjedia më e madhe detare e ndodhur nd...
Edhe pse liderët politikë kanë mbyllur kufijtë si përgjigje ...
“Mes Shillës dhe Karibdës”, është një shprehje që përdoret s...
Nga Dr.Theodore Roosevelt Malloch & Dr.Niall Mccrae “America...
Ta mbajmë apo jo maskën? Ky është debati që vlon në “arenën”...
Një udhëtim për ski, një dasmë, një praktikë kori: ajo që ka...
Nga Yavuz Baydar “Ahval News”Ndërsa reagimet ndërkombëtare n...
Plazhet janë zakonisht vendet, ku shumë njerëz pushojnë dhe ...
Nga Holman W.Jenkins Jr. “The Wall Street Journal”E mbani me...
Pjesa më e madhe e rasteve të transmetimit të SARS-CoV-2, nd...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...