Ndryshimi i klimës mundëson në Evropë kultivimin e bimëve ekzotike
Ndryshimet klimatike po u sjellin fermerëve evropianë humbje...
Nga Andrew A.Michta ?American Interest?
* Amerika përballet sot me një sfidë potencialisht ekzistenciale për sigurinë e saj kombëtare, pasi dy fuqi të mëdha rivale, Rusia dhe Kina, e kundërshtojnë sundimin e saj të pas Luftës së Ftohtë. Arsyeja? Për 30 vjet SHBA-ja është udhëhequr nga elitat e korporatave, mediave dhe politikës, që dështuan të pranojnë vërtetësinë e qëndrueshme të politikës së fuqive të mëdha.
Në vend se të rivlerësonin me kujdes strategjinë tonë kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik, pas vitit 1990 inteligjenca jonë përqafoi pa hezitim tam-tamet ideologjike – të gatuara kryesisht në institutet dhe universitetet tona – mbi ?fundin e historisë?, ?momentin tonë uni-polar? dhe triumfin e pashmangshëm në mbarë botën të së ashtuquajturit rend ndërkombëtar liberal.
Ne nuk e fituam Luftën e Ftohtë për shkak të fuqisë së idealeve liberale – megjithëse ato ishte aftësues të rëndësishëm shtesë të politikës së jashtme dhe të sigurisë amerikane kundër sovjetikëve – por sepse në vitin 1947, kur nisi zyrtarisht Lufta e Ftohtë, vendi ynë zotëronte një bazë të madhe industriale, pra rezervat monetare dhe ato të arit më të mëdhatë në botë, gjysmën e PBB-së globale, një marinë më të madhe se të gjitha marinat e botës të marra së bashku, një popullsi në zgjerim, një shtresë të mesme në rritje të shpejtë, dhe një monopol mbi armët bërthamore.
Është e vërtetë, se që gjatë Luftës së Ftohtë, në rivalitetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, balanca nisi disi të zhvendosej. Ekonomitë e Evropës dhe Azisë të shkatërruara nga lufta u rimëkëmbën, dhe pozicioni i fuqisë relative të Shteteve të Bashkuara, nuk do të përafrohej kurrë me atë të vitit 1947.
Por pavarësisht kësaj, kishte pak pikëpyetje se sa i përket indekseve të fuqisë së epokës, Amerika kishte një avantazh i pakrahasueshëm në çdo aspekt të teknologjisë, kërkimit dhe zhvillimit, prodhimit dhe pasurisë së përgjithshme, kur krahasohej me kundërshtaren e saj kryesore.
Pak njerëz në kombet e robëruara të Evropës Lindore dyshonin se kapitalizmi amerikan i tregut të lirë, dhe ajo që përfaqësonte Perëndimi në përgjithësi, ishin superiorë kur ishte fjala për pasurinë dhe lirinë. Ajo që i detyroi ata të përsërisnin vazhdimisht parullat komuniste ishte realiteti i të qenit të pushtuar nga Ushtria e Kuqe, dhe qenia anëtare të Paktit të Varshavës, që ishte kundër Amerikës (dhe Perëndimit) që ata admironin.
Por ne fituam, kryesisht pasi fuqia e madhe e SHBA-së, bazohej tek baza jonë e madhe industriale edhe institucionet demokratike dhe ato të së drejtës. Por ne nuk arritëm ta kuptonim se rënia e Bashkimi Sovjetik, nuk nënkuptonte faktin që ideali demokratik liberal i mposhti parimet e komunizmit.
Shpërbërja e perandorisë sovjetike, u përshëndet nga inteligjenca në Uashingtoni si një triumf kryesisht ideologjik. Në një përsëritje të çuditshme të trillimeve bolshevike mbi universalitetin e dogmës marksiste, elitat tona të pas viteve 1990 ishin të sigurta se një epokë e re globaliste kishte aguar, dhe në të cilën ndikimi i Amerikës dhe i traditës së saj politike, do të përhapej në mënyrë globale.
Teza e Frensis Fukujamës mbi ?fundin e historisë?, u shndërrua në ekuivalenten e arsyetimit teleologjik komunist që tanimë është hedhur poshtë, vetëm se këtë herë i ndërtuar mbi klishetë liberale, dhe jo në kanunin e Marksit.
Drejtorët tanë të korporatave, bankierët dhe menaxherët e parave ishin të etur për një zgjerim globalist, në të cilin programet kompjuterike dhe paratë do të shkonin paralelisht, dhe me zhvendosjen e krahut të punës jashtë Amerikës. Në këtë botë të re të guximshme, kampuset digjitale, bankat transnacionale dhe korporatat, rikrijuan një aristokraci të re globale-korporative ? në emër amerikane, por de fakto një elitë qeverisëse transnacionale, prosperiteti i së cilës (besohej) se do të përkrahej pafundësisht nga krahu kinez i punës.
Kufijtë jo vetëm që do të bëheshin të përshkueshëm, por në të vërtetë do të zhdukeshin fare. Universitetet tona do të trajnonin dhe diplomonin çdo vit qindra e mijëra studentëve kinezë, ndërkohë që shumë nga ?priftërinjtë? e globalizimit, u bënë pjesë e bordeve të korporatave, duke grumbulluar një pasuri marramendëse.
Historikisht, përpjekjet për të kapur elitat, i kanë paraprirë atyre për kapjen e shtetit. Udhëheqja komuniste kineze, duket se e ka mësuar shumë mirë parullën e dikurshme perandorake britanike:?Ne nuk e udhëheqim Egjiptin, ne udhëheqim egjiptianët që drejtojnë Egjiptin!?.
Hyrja masive e parave kineze në Shtetet e Bashkuara, dhe gjithnjë e më shumë në Evropë, është përkthyer në një varg operacionesh të ndikimit, jo vetëm përmes institucioneve kulturore si ?Konfuci?, por edhe përmes qendrave të mendimit, korporatave dhe mediave tona.
Gjithashtu, paratë po vazhdojnë të mbështesin studimet e porositura në universitetet tona të kërkimit shkencor, me kontrata që i detyrojnë studiuesit amerikanë t?ua japin rezultatet kolegëve të tyre kinezë, dhe të mos kritikojnë në asnjë rast politikat kineze (gjatë 6 viteve të fundit 115 nga kolegjet dhe universitetet tona morën 1 miliard dollarë donacione për kërkime shkencore të porositura nga Kina).
Korporatat – ende amerikane në emër – lobuan me forcë për të ruajtur statuskuonë, edhe pasi ishte bërë prej kohësh e qartë se Shtetet e Bashkuara rrezikonin të shndërroheshin në një shtet vasal ndaj Kinës. Dhe kjo i bëri 30 vitet e fundit të globalizmit, një periudhë historikisht të paprecedentë.
Gjatë kësaj kohe, ne ia dorëzuam Kinës komuniste ?xhevahiret? tona të teknologjisë dhe industrisë amerikane, ndërsa edukuam të shkujdesur shkencëtarët dhe inxhinierët kinezë (vitin e kaluar nga afro 1 milion studentë të huaj në kolegjet dhe universitetet amerikane, 370.000 ishin kinezë).
Fuqitë e mëdha, e humbasin shpesh pozitën e tyre globale kur pësojnë humbje në një luftë të madhe sistem-transformuese. Por është e rrallë që një triumfi i madh, të mbartë me vete edhe farat e shkatërrimit të një shteti. Mjerisht ky ka qenë fati i Shteteve të Bashkuara pas fitores së saj të paparë në Luftën e Ftohtë.
Ka ardhur koha t?i kërkojmë llogari autorëve të këtij gabimi strategjik, në mënyrë që të paktën ata të jenë kokulur përballë amerikanëve të thjeshtë, dhe të përpiqen ta kthejnë pragmatizmin tradicional amerikan, dhe një angazhim atdhetar ndaj kombit në politikat tona të brendshme dhe të jashtme./ Përshtatur nga CNA.al
Ndryshimet klimatike po u sjellin fermerëve evropianë humbje...
Nga Steve Feinstein “American Thinker”* Në vitin 1984 ish-ag...
Paraja, pushteti dhe fama, mund ta prishin karakterin e një ...
Joe Biden dhe Kamala Harris do të paraqesin veten si çifti p...
Thellë brenda pyjeve të shiut në Guatemala, ndodhet sot një ...
“Gustavi i Madh”, është është emri i një topi të prodhuar ng...
“Seksi dhe Kultura” nga JD Unwin është një libër i jashtëzak...
Nga James Jay Carafano & Luke Coffey “National Interest”...
Ajo e Kurskut ishte tragjedia më e madhe detare e ndodhur nd...
Edhe pse liderët politikë kanë mbyllur kufijtë si përgjigje ...
“Mes Shillës dhe Karibdës”, është një shprehje që përdoret s...
Nga Dr.Theodore Roosevelt Malloch & Dr.Niall Mccrae “America...
Ta mbajmë apo jo maskën? Ky është debati që vlon në “arenën”...
Një udhëtim për ski, një dasmë, një praktikë kori: ajo që ka...
Nga Yavuz Baydar “Ahval News”Ndërsa reagimet ndërkombëtare n...
Plazhet janë zakonisht vendet, ku shumë njerëz pushojnë dhe ...
Nga Holman W.Jenkins Jr. “The Wall Street Journal”E mbani me...
Pjesa më e madhe e rasteve të transmetimit të SARS-CoV-2, nd...
Nga Ely Osborne “American Greatness”Për një kohë shumë të gj...
Bashkëpunëtor i nazistëve, spekulator, nxitës i shkëmbimit t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...