Populizmi i të djathtës, është rruga e duhur për ecjen përpara të Amerikës
Nga Ely Osborne “American Greatness”Për një kohë shumë të gj...
Pjesa më e madhe e rasteve të transmetimit të SARS-CoV-2, ndodh në ambientet e brendshme, pasi aty përqendrohet në ajër shumica e grimcave që përmbajnë koronavirusin e ri. Mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e virusit në një shtëpi apo biznes, do të ishte mbajtja larg e njerëzve të infektuar.
Por kjo është e vështirë të bëhet, në kushtet kur rreth 40 për qind e rasteve janë simptomatikë, dhe njerëzit asimptomatikë mund të përhapin ende koronavirusin tek të tjerët. Maska mund të bëjë goxha punë, duke mos e lejuar përhapjen e virusit në ajër.
Por nëse një person i infektuar ndodhet brenda një ambienti, në mënyrë të pashmangshme
një virus do të lëshohet në ajër. Dhe kur kjo ndodh ju keni dy mundësi:të sillni ajër të pastër nga jashtë, ose të largoni virusin nga ajri që gjendet brenda ndërtesës.
Hapësira e brendshme më e sigurt, është ajo që ka vazhdimisht shumë ajër të jashtëm, që e zëvendëson ajrin e ndenjur brenda. Në godinat tregtare, ajri i jashtëm zakonisht pompohet përmes sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar (HVAC). Nëpër shtëpi, ajri i jashtëm futet përmes dritareve dhe dyerve të hapura, përveç atij që depërton nëpër vrimat e vogla apo tubacionet e ujit. Inxhinierët e mjedisit përdorin një njësi të quajtur kursi i shkëmbimit të ajrit. Ai përcakton sasinë e ajrit të zëvendësuar brenda një ndërtese gjatë një ore. Ndërsa shkalla e saktë varet nga numri i njerëzve dhe madhësia e dhomës, shumica e ekspertëve këshillojnë 6 ajrosje për një dhomë me përmasa 3.3 me 3.3 metra me 3-4 njerëz brenda.
Ndërkohë një studim i vitit 2016 që sugjeron që 9 ajrosje çdo orë, e zvogëlonin ndjeshëm përhapjen e SARS, MERS dhe H1N1 në një spital në Hong Kong. Shumë godina në SHBA, por jo vetëm, nuk plotësojnë nivelet e rekomanduara të ventilimit. Por fatmirësisht, ajrosja është diçka e lehtë për t?u bërë.
Një fillim i mirë, është mbajtja hapur e dritareve dhe dyerve. Vendosja e një aspiratori në një dritare ku fryn shumë, mund të rrisë shumë shkëmbimin e ajrit nga brenda jashtë dhe anasjelltas. Në godinat që nuk kanë dritare, mund të ndryshohet sistemi i ventilimit mekanik për të rritur sasinë e ajrit që pompohet. Por si ta dimë nëse dhoma ku jemi ka një shkëmbim të mjaftueshëm të ajrit? Sa herë që e nxjerrim frymën, çlirojmë në ajër dioksid karboni, CO2. Meqenëse koronavirusi përhapet më shpesh përmes frymëmarrjes, kollitjes apo të folurit, ju mund të përdorni nivelet e CO2 për të parë nëse dhoma është apo jo e ajrosur sa duhet.
Në ambiente të jashtme, nivelet e CO2 janë pak më shumë se 400 pjesë për milion (ppm). Një dhomë e ventiluar mirë, duhet të ketë një normë rreth 800 ppm të CO2. Çdo shkallë më e lartë, është një shenjë se ambienti mund të ketë nevojë për më shumë ventilim.
Vitin e kaluar, studiuesit në Tajvan raportuan mbi efektin e ventilimit gjatë epidemisë së tuberkulozit në Universitetin e Tajpeit. Shumë nga klasat dhe kishin nivele të CO2 mbi 3000 ppm. Kur inxhinierët përmirësuan qarkullimin e ajrit, duke e ulur nivelin e CO2 nën 600 ppm, epidemia u zhduk plotësisht.
Sipas hulumtimit, shtimi i ventilimit uli me 97 për qind normën e transmetimit të sëmundjes. Prandaj gjithçka fillon nga blerja në internet e një aparati për matjen e nivelit të CO2. Aparatet më të mirë kushtojnë 100 dollarë. Por nëse nuk keni mundësi, kujdesuni të paktën që të ajrosni vazhdimisht ambientet ku qëndroni./Përshtatur nga CNA.al
Nga Ely Osborne “American Greatness”Për një kohë shumë të gj...
Bashkëpunëtor i nazistëve, spekulator, nxitës i shkëmbimit t...
Në orën 9:40 të mëngjesit të 11 gushtit 1934, në burgun famë...
Disa sëmundje, si fruthi, na infektojnë vetëm një herë në je...
Shahu është një lojë e strategjive, dhe strategjia më e mirë...
Nga Chengwei Liu “Psychology Today”Brenda disa muajsh, koron...
Me hedhjen e bombave bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki fi...
Kur një grupim i vogël ushtarësh romakë u nisën t’u ngjitesh...
“Bush Center”Condoleezza Rice, ka ushtruar detyrën e Sekreta...
Nga Aitor Hernandez-Morales, Kalina Oroschakoff & Jacopo Bar...
Nga Thomas J.Bollyky & Chad P.BownZyrtarët e administratës T...
Për dekada të tëra, bota ka injoruar paralajmërimet për pand...
Vaksina është fjala magjike, tek e cila ne kemi varur çdo sh...
Në vitet 1920, Fric Harman ishte i njohur si një shitës i su...
Nga Genadi Rudkevich “The Moscow Times”Bjellorusët do të shk...
Në Rusi mund të ketë aktualisht deri në 40 qytete të mbyllur...
Nëse keni qenë të infektuar nga koronavirusi, që shkakton të...
Nga Mark Leonard “Project Syndicate”A është Turqia Rusia e r...
Nga Tom Del Beccaro “Fox News”Politika amerikane është aq e ...
Nga Gideon Rachman “The Financial Times”Referendumi mbi Brex...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...