web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vampiri i Hanoverit” Fric Harman/ Kasapi popullor, që për 6 vite shiti mish njeriu

9 Gusht 2020, 06:29, Blog CNA

Në vitet 1920, Fric Harman ishte i njohur si një shitës i suksesshëm i rrobave të dorës së dytë, ndërsa ishte popullor midis grave shtëpiake, për shkak të furnizimit të tyre me mish me çmime shumë të lira. Kjo derisa të gjithë mësuan se si rrobat ashtu edhe mishin, ai e merrte nga djemtë e rinj që i kishte vrarë.

Njerëzit në Hanover, e shihnin që Fric ishte disi i çuditshëm si karakter, megjithatë e konsideronin miqësor dhe sigurisht të padëmshëm. Edhe policia kishte simpati për të, teksa në disa raste ai shërbeu si informator për zbulimin e krimeve.

Por ku u zbuluan krimet e tij, Harman mori nofkën ?Vampiri i Hanoverit?, teksa u quajt edhe ?Kasapi i Hanoverit?. I lindur në vitin 1879 si më i vogli nga 6 fëmijë, Fric donte çuditërisht të luante me kukulla dhe të shmangte fëmijët e tjerë, sidomos djemtë.

Në përpjekje për ta burrëruar disi të birin, i ati Olle e regjistroi Fricin në shkollën ushtarake në qytetin jugor gjerman të Breisah kur ishte 16-vjeç. Megjithëse po i shijonte si përvojë, pas vetëm disa muajve ai zbuloi se vuante nga epilepsia. I përjashtuar nga shkolla për shkak të sëmundjes, ai nisi punë në fabrikën e cigareve që zotëronte i ati.

Një vit më pas nisi të kryente krimet e tij të para:arrestohet nga policia me akuzën e ngacmimit seksual të djemve të rinj, dhe u mbyll më pas në një spital psikiatrik. U arratis pas 6 muajsh dhe shkoi në Zvicër. Aty u fejua me një grua të re të quajtur Erna Lovert. Raporti mes çiftit u acarua kur ajo mbeti shtatzënë, dhe u rikthye në Gjermani në vitin 1900 për të përfunduar shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Për shkak të epilepsisë dhe sëmundjes së tij mendore, Harman u shtrua sërish në spital për katër muaj në vitin 1901, dhe u largua nga ushtria në vitin 1902. I ati bëri përpjekje të përsëritura për ta mbyllur përherë të birin në një spital psikiatrik, por Fric u largua përgjithmonë nga familja.

Në vitin 1913, policia e arrestoi sërish për vjedhje. Dënimi me 5 vite burg, i dha mundësi të shmangë rekrutimin në Luftën e Parë Botërore. Në burg, u takua me homoseksualin 24-vjeçar Hans Grans, me të cilin nisi një lidhje. Pas lirimit të tyre, ata vendosën të jetojnë bashkë.

Në shtatorin e vitit 1918, 17-vjeçari Fridel Rohe u largua nga shtëpia e tij, duke u endur rrugëve të Hanoverit. Kur i ati i Rohes nisi ta kërkonte, mësoi se Fridel ishte miqësuar me Harman, që merrte shpesh djemtë e rinj në apartamentin e tij për t?u argëtuar.

Por kur Rohe e denoncoi këtë fakt në policia, autoritetet nuk donin të ndërhynin, pasi e përdonin Fricin si spiun. Pas këmbënguljes së madhe, policia ra dakord të kontrollonte shtëpinë e Harman. Ata e gjetën në shtrat me një djalë 13-vjeçar, por pa asnjë gjurmë të Fridel.

Sipas ligjeve të kohës, policia mundej vetëm ta arrestonte Harman për abuzim seksual me një të mitur. Me vonë vrasësi, tha se policia nuk kontrolloi shumë me imtësi. Koka e Fridel Rohe ndodhej pas sobës. Harman ishte bërë tashmë i mirënjohur në qytet si një kasap në tregun e zi, popullor për shumë njerëz për mishin e lirë që tregtonte.

Në vitin 1919, Gjermania ishte në gjendje të vështirë ekonomike, dhe shumë familje mezi arrinin të ushqeheshin. Gjatë fillimit të viteve 1920, Harman e kalonte pjesën më të madhe të kohës duke qëndruar në këmbë përreth stacionit të trenit në Hanover, duke kërkuar djem adoleshentë të vetmuar, të cilët i joshte të shkonin me të në shtëpinë e tij, përmes premtimeve për ushqim dhe rehati.

Në atë kohë, mijëra fëmijë ishin arratisur nga shtëpitë e tyre për shkak të vështirësive të pasluftës, kështu që ai kishte shumë viktima për të zgjedhur. Pasi i ushqente viktimat e tij, Harman do t’i vriste duke i kafshuar në qafë, përpara se të përdhoste kufomat e tyre.

Më pas i copëtonte trupat e tyre, duke e grirë mishin e tyre për ta bërë sallam ose duke i copëtuar në tigan për t?i tregtuar si mish ?viçi? apo ?derri?. Pasi mbaronte punë, i hidhte eshtrat e tyre në lumin Leine. Për 6 vjet, Harman besohet se vrau mbi 50 djem, shpesh të përzgjedhur nga Grans.

Në majin e vitit 1924, policia u detyrua të kthejë vëmendjen ndaj Harman, kur disa fëmijë zbuluan një kafkë në brigjet e lumit Leine. Pas kërkimeve u gjetën disa kafka dhe skelete të tjerë. Në fund, u zbuluan kufomat e të paktën 22 djemve adoleshentë apo djemve të rinj.

Hanoveri u përfshi nga paniku, dhe dyshimet e para ranë pikërisht mbi Harman, për  shkak se ai njihej nga shumëkush për marrjen në banesë të djemve të larguar nga familjet e tyre. Hetimi u mor përsipër nga autoritetet në Berlin. Dy detektivë nga Berlini e gjetën Harmanin në një cep të errët të stacionit të trenit, duke sulmuar një djalë të ri.

Ai u arrestua menjëherë, ndërsa detektivët shkuan në banesën e tij. Ata u përballen më një skenë të tmerrshme. Muret dhe dyshemeja ishin të lara në gjak, ndërsa u gjetën më shumë se 100 palë rroba të viktimave. Në paraburgim, ?Vampiri i Hanoverit? ishte shumë i lumtur të rrëfente për krimet e tij.

Kur u pyet se sa njerëz kishte vrarë ai u përgjigj:?Tridhjetë ose dyzet, nuk e di?. Më vonë, tha se kishte vrarë ndoshta 50-70 djem. Gjithsesi, policia ishte në gjendje të identifikonte vetëm 27 nga viktimat e tij. I shpallur fajtor për 24 nga 27 vrasjet për të cilat u akuzua, Harman u dënua me vdekje dhe u ekzekutua me prerje koke në gijotinë më 15 prill 1925.

Partneri i tij, Grans, u dënua me burgim të përjetshëm, por më pas dënimi iu ul në vetëm 12 vjet burg. Pas vdekjes, koka e Fric Harman u ruajt dhe iu dha shkollës mjekësore në Gotingen./Përshtati në shqip CNA.al

 





Lajmet e fundit nga