Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Për shërbimet e tij si monark i ri, Huan Carlos do të kishte zënë një vend nderi në historinë e Spanjës. Por të shkosh në mërgim është arratisje, thotë Gabriel González.
E pranoj: Huan Carlos ka qenë heroi im. Por shumë kohë më parë. Unë në atë kohë isha 17 vjeç, jetoja në Gjermani dhe sa nisa të interesohem për politikën, kur mbreti atëhere ende i ri u shfaq në ekranet e TV. Ishte 23 shkurt 1981, kur pjesë të forcave të armatosura spanjolle dhe policia u përpoqën të bëjnë një grusht shteti kundër demokracisë ende të re. Tanket ecnin nëpër rrugë, parlamenti u pushtua nga puçistët, qeveria nuk ishte në gjendje të vepronte.
Atëherë ky mbret i ri, të cilin deri atëherë të gjithë e kishin nënvlerësuar, doli me uniformën e komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura spanjolle para kamerave dhe i urdhëroi ushtarët të ktheheshin menjëherë në kazermat e tyre. Përpjekja për puç u shkatërrua brenda natës. Në atë kohë ai e shpëtoi demokracinë spanjolle.
Figura qendrore e një ndryshimi të suksesshëm
Me mbarimin e Luftës së Ftohtë dhe rënien e Perdes së Hekurt, edhe në shumë vende të Evropës Lindore dhe Juglindore u shtrua pyetja se si mund të kalosh në mënyrë paqësore dhe të rregullt nga një sistem autoritar në një demokraci. Në atë kohë, shumë sy u drejtuan nga Madridi: Spanja ishte parë prej kohësh si model për ndryshimin e suksesshëm dhe Huan Carlos ishte figura kryesore në këtë ndryshim.
Pse po i numëroj të gjitha aktet e shkuara heroike të Huan Carlosit? Sepse, duke pasur parasysh ngjarjet aktuale dhe shkeljet mbretërore, ka tendencë që ato të zbehen në sfond. Dhe për shkak se është pikërisht mospërputhja midis së kaluarës së lavdishme dhe rrëzimit të vetëshkaktuar që e evidenton përmasën e këtij mërgimi tragjik.
Si ka mundësi që dikush që e filloi karrierën e tij si monark në mënyrë kaq të shkëlqyer, si kryetar i ri, guximtar i shtetit dhe si projektues dhe mbrojtës i demokracisë spanjolle të rrëzohet kaq thellë me kalimin e viteve? “Njerëzore, shumë njerëzore”, do të thoshte ndoshta Nietzsche. “Lëndë e mirë për tragjedinë time të ardhshme mbretërore,” do të kishte murmuritur mbase Shekspiri.
Me largimin e palavdisëhm të Huan Carlos-it, i cili mund dhe duhet të shihet si një arratisje nga drejtësia spanjolle, kritikët e monarkisë natyrisht fitojnë përparësi. Kjo është normale dhe gjë e mirë: Asnjë mbret nuk duhet të jetë mbi ligjin! As presidentët amerikanë – por këtë vetëm po e përmend. Prandaj Huan Carlos duhet të ishte përgjigjur dhe shpjeguar para një gjykate spanjolle në Spanjë. Kjo duhet të merret si e mirëqenë në një monarki moderne kushtetuese.
Sikur askush të mos ta dëmtonte dot
Dikur, Huan Carlosi nisi të veprojë sikur nuk mund ta dëmtonte askush dhe sikur mund t’i lejonte gjithçka vetes: turrje me zemërim ndaj presidentëve të Amerikës Latine (Hugo Chavez, 2007) turne safari në Afrikë, përfshirë fotografi trofe, krahas elefantëve të vrarë nga madhëria e tij (2012), një seri e tërë aventurash seksuale, etj. që gruaja e tij, mbretëresha Sofia, i duroi stoikisht. Dhe tani afera aktuale e korrupsionit, në të cilën besohet se është përfshirë ai.
Huan Carlos u bë gjithnjë e më shumë një personazh i trishtueshëm. Ashtu si personazhi kryesor në veprën e Miguel Cervantes-it, ai kishte kohë që e kishte pas kohën e tij më të mirë dhe tërhiqte vëmendjen vetëm përmes veprimeve për të ardhur rëndë. I kapërcyer prej kohësh nga një botë që ai nuk e kuptonte më dhe kërkesat e ndryshuara të së cilës ndaj një monarkie (nëse ende dikush e dëshiron një të tillë) ai nuk mundej ose nuk donte t’i përmbushte më.
Fajin e ka vetëm ai
Në një nga fotografitë e fundit të bëra në Spanjë, Huan Carlos rri ulur i trishtuar dhe i braktisur në sediljen e pasagjerëve të makinës së tij. Vështrim i tij përfundon në zbrazëti. A e kupton ai se e ka humbur vendin e nderuar në librat e historisë? Dhe se kjo është faji i tij? Po, e pranoj në të vërtetë më vjen pak keq për të. Por rrëzimin ai ia dedikon vetëm gabimeve të tij. Mua personalisht më mbetet përfundimi i trishtuar: kur plaken heronjtë nuk bëjnë pothuajse kurrë figurë të mirë./ DW
Një studim i Greenpeace tregon se çfarë mund të ndodhë, nëse...
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, edhe ushtarakët gjermanë...
Kur u hodh bomba bërthamore në Hiroshima, Tsutomu Jamaguçi p...
Shpërthimi i jashtëzakonshëm i të martës në kryeqytetin e Li...
Nga Michael Roth “Der Spiegel International”* Koronavirusi n...
Nga Giancarlo Sturloni “Wired”* Gjashtë muaj pas rasteve të ...
Hapja e Kutisë së Pandorës, është një metaforë shumë e përdo...
Përdhunimi është një krim shumë delikat për t’u analizuar. N...
Nga Ryan Cooper “The Week”* Për javë më radhë, Evropa Perënd...
Nga Frederick Kempe “CNBC”* Pavarësisht gjithë fokusit legji...
Të gjithë duam punën më të mirë që mund të gjejmë, dhe shumi...
Sofokliu, ishte një dramaturg që jetoi në Greqinë e Lashtë g...
Frika e fortë e koronavirusit të ri, duket pothuaj po aq e p...
Teksa rastet me Covid-19 vazhdojnë që të rriten në SHBA, mun...
Në tetorin e vitit 1962, SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik ishin...
Nga Dominik Green “The Spectator”Pse Shtetet e Bashkuara duh...
Studiuesit në mbarë botën, janë në një garë të fortë se kush...
Nga Mitropoliti i Korçës dhe Voskopojës, Hirësi JoaniAngjeli...
Rreth 35 për qind e popullsisë botërore, i nget sot makinat ...
Ne i shohim shpesh retë në qiell:retë si shtëllunga të bardh...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...