Eric Wendt një hap larg emërimi/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Nga Ryan Cooper ?The Week?
* Për javë më radhë, Evropa Perëndimore pa me tmerr atë që po ndodhte me koronavirusin në Shtetet e Bashkuara, ku si pasojë e keq-menaxhimit u godit më ashpër se të gjithë nga Covid-19. Franca, Gjermania, Spanja dhe Italia, përjetuan më herët goditje të forta nga virusi, por arritën ta vendosin nën kontroll përhapjen e tij.
Por tashmë duket se Evropa Perëndimore ka filluar të përjetojë një ?ringjallje? të vogël të koronavirusit, duke e humbur një pjesë të shkëlqimit që i dha suksesi i mëhershëm. Ndërsa këto vende ka të ngjarë ta vënë nën kontroll koronavirusin shumë më shpejt sesa herën e parë, ky është një paralajmërim tjetër, se kontrolli i pandemisë do të jetë një sipërmarrje e vështirë dhe afatgjatë.
Vetëm një vaksinë efektive, do të lejojë një rikthim të plotë në jetën normale në shumicën e vendeve. Le të shohim shifrat konkrete. Ashtu si midis shteteve amerikane, edhe në Evropë ka një diferencë midis vendeve të ndryshme. Norvegjia ka vetëm disa raste të reja në ditë, ndërkohë kemi disa qindra në Itali, nga 1 mijë mesatarisht në Francë dhe Gjermani, dhe gati nga 2 mijë në Spanjë.
Shifrat në Spanjë janë veçanërisht shqetësuese, duke pasur parasysh numrin e madh të vdekjeve që përjetoi vendi gjatë valës së parë. Të dhënat tregojnë se rritja e rasteve buron nga të njëjtët faktorë që shkaktuan edhe valën e parë:udhëtimet ndërkombëtare, dhe ndërveprimi i ngushtë social brenda vendit.
Këto javë janë kulmi i sezonit turizmit në kontinentin evropian, dhe si amerikanët, ashtu edhe evropianët janë të dëshpëruar për t?iu rikthyer një lloj forme të jetës normale. Disa shpërthime epidemike të mëdha në Spanjë janë gjurmuar në klubet e natës.
Dhe kjo pasi njerëzit qëndronin në hapësira të mbyllura. Ndërkohë, shumicës prej tyre u ka ardhur në majë të hundës nga masat e kontrollit dhe mbajtja e maskave. Në fillim të korrikut disa burra sulmuan një shofer autobusi në Francë, vetëm pse u kërkoi të respektonin rregullin e vendosjes së maskës në fytyrë, kur frekuentonin transportin publik. Shoferi vdiq vetëm pak orë më vonë nga plagët e marra.
Gjithsesi, duket se ka të ngjarë që shumica e Evropës të arrijë të vërë sërish gjërat nën kontroll, para se ato të dalin jashtë kontrollit. Edhe nëse e krahasojmë me numrin e popullsisë, Spanja ka gjithsesi më pak se një çerek raste të reja ditore në krahasim me SHBA-në, dhe shkalla e pozitivitetit të rasteve aty është vetëm 3-5 për qind, në një kohë që në muajin prill ishte mbi 20 për qind.
Kjo do të thotë që rritja aktuale duket më e madhe se sa është në të vërtetë, kur krahasohet me valën e parë, sepse shumë më tepër raste ka të ngjarë të mos identifikohen. Për më tepër, këto vende janë shumë më të përgatitura nga sa ishin në fillim të këtij viti.
Ato kanë grumbulluar nëpër spitalet e tyre të gjitha pajisjet mjekësore dhe ato mbrojtëse për personelin spitalor. Testimet në masë, nënkuptojnë se këto vende nuk do të kapen më gafil siç ndodhi në shkurt dhe mars, dhe ndërkohë ato kanë gati protokollet ?testo-gjurmo-izolo?, për të zbuluar në kohë vatrat e reja, para se ato të përhapen në pjesën tjetër të vendit.
Qeveria spanjolle ka futur tashmë në karantinë disa zona të veçanta, dhe ka vendosur masa të reja bllokuese në disa qytete, edhe pse kontrolli i saj pandemik nuk është në standardet e atyre në Gjermani apo Itali, dhe qeveria e ka pasur të vështirë t?i justifikojë ato në publik.
Nga ana tjetër, edhe Italia u godit po aq keq sa Spanja. Por deri më tani ajo ka shmangur një rishfaqje të vatrave të mëdha, falë një vigjilence më të madhe të autoriteteve, por edhe një kujdesi më të madh personal nga vetë qytetarëve.
Qeveria italiane ka mbajtur në fuqi gjendjen e emergjencës shëndetësore, gjë që i ka dhënë mundësi të vendosë masa të ndryshme kontrolli aty ku është e nevojshme, dhe autoritetet e shëndetit publik kanë ngritur një sistem monitorimi, që mbledh çdo javë të dhëna edhe për vatrat më të vogla nga i gjithë vendi.
?Njerëzit janë tani shumë më të kujdesshëm: Ata mbajnë maska ??dhe e respektojnë distancimin social. Ka një ndërgjegjësim shumë të lartë?- deklaroi Donatela Albini, një zyrtare italiane e shëndetit publik për?The Wall Street Journal?. Siç e thotë edhe një fjalë e urtë pasi digjesh herën e parë, të dytën je shumë më i matur.
Nëse qeveritë dhe qytetarët do të mund të ruajnë apo jo vigjilencën e tyre, ky do të jetë faktori kryesor në kontrollin e pandemisë së Covid-19. Në Amerikë, ne të gjithë sakrifikuam jetën tonë sociale, dhe i bëmë dëme të mëdha ekonominë, për të ndalur valën e parë të koronavirusit.
Dhe kjo ndodhi pasi presidenti Donald Trump nuk bëri asgjë me kohën e fituar nga karantina. Përkundrazi, ai ndërmori hapa që e nxitën më tej përhapjen. Ndaj virusi në SHBA është ende jashtë kontrollit. Qeveritë e Evropës Perëndimore, patën sukses në vendosjen nën kontroll të koronavirusit.
Por siç po e mësojnë tani, virusi do të rishfaqet fuqishëm nëse i jepet edhe mundësia më e vogël (përveçse nëse ai zhduket plotësisht, gjë që është ndoshta e pamundur përveç disa shteteve ishullore si Zelanda e Re dhe Tajvani).
Sidomos mbajtja përherë e maskës në fytyrë dhe ruajtja e distancës sociale, do të jetë një politikë e mençur për një të ardhme të pacaktuar. Në këtë rast, vendet e Evropës Veriore kanë nevojë të marrin pak shembull, pasi sondazhet tregojnë se njerëzit atje kanë shumë më pak të ngjarë të mbajnë maska ??sesa në Spanjë apo Itali.
Nëse infeksionet e reja mbeten në një nivel mjaft të ulët, atëherë mund të jetë e mundur rihapja e pjesshme edhe e vendeve më të rrezikshme si baret dhe klubet (sidomos përmes një ventilimi të përmirësuar, parametër që ka pasur më pak vëmendje sesa meriton, duke pasur parasysh mënyrën se si ne e dimë se përhapet koronavirusi).
Në çdo rast, qeveritë duhet të jenë të gatshme të hidhen në veprim në momentin kur marrin vesh shfaqjen e një vatre të re lokale të Covid-19. As shteti më kompetent në botë, nuk mund të rrijë tërësisht i qetë, derisa të ketë një vaksinë efektive, dhe që ajo të merret nga e gjithë popullata./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Frederick Kempe “CNBC”* Pavarësisht gjithë fokusit legji...
Të gjithë duam punën më të mirë që mund të gjejmë, dhe shumi...
Sofokliu, ishte një dramaturg që jetoi në Greqinë e Lashtë g...
Frika e fortë e koronavirusit të ri, duket pothuaj po aq e p...
Teksa rastet me Covid-19 vazhdojnë që të rriten në SHBA, mun...
Në tetorin e vitit 1962, SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik ishin...
Nga Dominik Green “The Spectator”Pse Shtetet e Bashkuara duh...
Studiuesit në mbarë botën, janë në një garë të fortë se kush...
Nga Mitropoliti i Korçës dhe Voskopojës, Hirësi JoaniAngjeli...
Rreth 35 për qind e popullsisë botërore, i nget sot makinat ...
Ne i shohim shpesh retë në qiell:retë si shtëllunga të bardh...
Nga Kevin R.Brock “The Hill”* Duke i kërkuar ndjesë Uinston ...
Për herë të parë BE po e shoqëron respektimin e vlerave them...
Nga Jamie Metzl “The Wall Street Journal”* Në qoftë se një v...
Nga Reuf Bajroviç & Ivana Stradner “The American Interest”* ...
Më 29 korrik 1836, 30 vjet pasi ishte porositur nga Napoleon...
Në 6 milion vjet njerëzit kanë ecur mbi 2 këmbë, dhe aftësia...
Falë fuqisë së jashtëzakonshme të trurit, njerëzit kanë zbul...
Nga Robert J.Samuelson “The Washington Post”Gjasat që Evropa...
Nga Dimitar Bechev “Foreign Policy”* Nëse Ballkani e ka një ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...