Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Studiuesit në mbarë botën, janë në një garë të fortë se kush do të prodhojë i pari vaksinën, që mund të luftojë koronavirusin e ri. Aktualisht, një pjesë e vogël e tyre janë duke u marrë me fazën përfundimtare të testimit. Në varësi të rezultateve, disa kompani thonë se vaksinat e tyre mund të jenë gati për t?u përdorur brenda këtij viti.
A ka aktualisht një vaksinë kundër koronavirusit të ri?
Ende jo. Në janar të këtij viti, studiuesit që po hulumtonin një sëmundje misterioze që sëmuri mijëra njerëz në Vuhan të Kinës, konfirmuan se ajo ishte shkaktuar nga një koronavirus i ri. Ndërkohë, u deshën disa javë të tjera përpara se patogjeni të shfaqej si një kërcënim për shëndetin global.
Zakonisht kompanive farmaceutike iu duhen vite për të hulumtuar dhe testuar vaksinat e tyre. Disa vaksina kundër Covid-19, nisën të testohen tek disa vullnetarë brenda disa muajsh. Progresi është jashtëzakonisht i shpejtë. Gjithsesi, studiuesit duhet të kryejnë studime të tjera, për t?u siguruar që vaksinat e tyre janë vërtet të sigurta dhe i mbrojnë njerëzit nga virusi. Vetëm atëherë mund të autorizojnë përdorimin e tyre.
Pse është e rëndësishme vaksina kundër koronavirusit?
Koronavirusi i ri ka infektuar miliona njerëz në mbarë botën, duke vrarë qindra mijëra prej tyere. Edhe pse virusi nuk është aq vdekjeprurës sa patogjenët e tjerë si Ebola, ai përhapet më lehtë se të tjerët. Testimet në masë, distancimi social dhe maskat e fytyrës, mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rreziqeve të transmetimit, thonë autoritetet shëndetësore.
Ndërkohë, ilaçet e ndryshme mund të ndihmojnë në trajtimin e njerëzve me Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi. E megjithatë, vaksinat janë të nevojshme për ta mbrojtur një individ nga sëmurja në një formë të rëndë, si dhe për të kufizuar përhapjen e virusit. Pa një vaksinë në dispozicion, jeta nuk mund të kthehet në normalitet.
Çfarë progresi është bërë?
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, më shumë se 20 vaksina kandidate janë duke u testuar aktualisht tek njerëzit, ndërsa 140 të tjera janë në zhvillim. Studiuesit kanë nisur raportimin e rezultateve nga studimet e fazës së hershme për vaksinat-kandidate më të përparuara. Rezultatet ishin pozitive, çka tregon se vaksinat dukeshin të sigurta, dhe prodhuan një përgjigje imune. Testimet i ndihmuan studiuesit të përcaktojnë dozat më të mira për vaksinat e tyre kundër koronavirusit.
Kur mund të kemi në dispozicion një vaksinë?
Rezultatet nga studimet e fazës së hershme, nuk janë të mjaftueshme për të lejuar një përdorim në shkallë të gjerë. Testet e fazës së fundit, duke testuar vaksinën në dhjetëra mijëra njerëz, janë duke u zhvilluar tani për të konfirmuar nëse vaksinat-kandidate janë të sigurta, dhe zvogëlojnë ashpërsinë e sëmundjes, apo dhe madje e parandalojnë infeksionin.
Nëse vaksinat në fjalë do të kenë sukses në testet provat e fazës 3, autoritetet shëndetësore pritet që të lejojnë përdorimin e tyre. Kompanitë përgjegjëse, thonë se kjo gjë mund të ndodhë që në vjeshtë. Por kjo nuk do të thotë se të gjithë njerëzit në mbarë botën do të vaksinohen menjëherë. Dozat e para do të shkojnë tek njerëzit që kanë më shumë nevojë, si mjekët, infermierët etj. Vaksinat mund të jenë të disponueshme në masë, vetëm vitin e ardhshëm.
Si funksionojnë vaksinat?
Të gjitha vaksinat funksionojnë duke e trajnuar sistemin imunitar të një personi që të luftojë një virus ose bakter, pa shkaktuar një sëmundje serioze. Se si realizohet kjo, ndryshon nga vaksina në vaksinë. Studiuesit po përdorin teknologji të ndryshme. Disa kompani po përdorin një version të sigurtë të një virusi që shkakton të ftohurën e zakonshme, për të prodhuar anti-trupa ndaj Covid-19.
Për shembull, vaksina që po testohet nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca PLC, përdor virusin që shkakton të ftohurën e zakonshme, për t?i dhënë mundësi një pjese të dobësuar të koronavirusit të ri ta mësojë trupine njeriut të sulmojë patogjenin.
Ndërkohë, vaksinat nën zhvillim nga Moderna Inc.dhe nga një partneritet midis Pfizer Inc. dhe BioNTech SE, mbështeten në një teknologji të bazuar tek gjenet, që duhet t?i mësojnë trupit mënyrën sesi ta luftojë Covid-19. Këto vaksina janë krijuar për të ofruar një pjesë të kodit gjenetik, të njohur si ARN-ja mesazhere, ose mRNA, që bart në qelizë udhëzimet për luftimin e koronavirusit. Studiuesit shpresojnë që njerëzve t?iu duhet vetëm një dozë vaksine. Por duket se disa vaksina mund të kërkojnë marrjen e një tjetër doze, të njohur si përforcuese, për të ndërtuar sa duhet mbrojtjen imunitare të një personi.
Kush duhet të vaksinohet?
Sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. Vaksinimi mund të bëjë shumë më tepër, sesa thjesht të mbrojë një individ kundër koronavirusit. Ekspertët thonë se nëse vaksinohen shumë njerëz, rreziku i transmetimit mund të bjerë shumë. Dhe ai moment njihet si imuniteti i tufës. Studiuesit nuk janë të sigurt, se çfarë përqindje njerëzish do të duhet të vaksinohet ndaj koronavirusit që ne të kemi imunitetin e tufës. Por shumë prej tyre vlerësojnë, bazuar në informacionet që kanë mbi koronavirusin, se imune ndaj këtij virusi duhet të jetë 60-70 për qind e popullsisë.
Wsj.com?Përshtatur nga CNA.al
Nga Mitropoliti i Korçës dhe Voskopojës, Hirësi JoaniAngjeli...
Rreth 35 për qind e popullsisë botërore, i nget sot makinat ...
Ne i shohim shpesh retë në qiell:retë si shtëllunga të bardh...
Nga Kevin R.Brock “The Hill”* Duke i kërkuar ndjesë Uinston ...
Për herë të parë BE po e shoqëron respektimin e vlerave them...
Nga Jamie Metzl “The Wall Street Journal”* Në qoftë se një v...
Nga Reuf Bajroviç & Ivana Stradner “The American Interest”* ...
Më 29 korrik 1836, 30 vjet pasi ishte porositur nga Napoleon...
Në 6 milion vjet njerëzit kanë ecur mbi 2 këmbë, dhe aftësia...
Falë fuqisë së jashtëzakonshme të trurit, njerëzit kanë zbul...
Nga Robert J.Samuelson “The Washington Post”Gjasat që Evropa...
Nga Dimitar Bechev “Foreign Policy”* Nëse Ballkani e ka një ...
Nga Onur Ant & Paul Tugwell “Bloomberg”*Tensionet e vjetra m...
„Një moment historik“ u quajt ujdia e Bashkimit Europian për...
Ivan Krastev, është një nga mendimtarët kryesorë evropianë m...
Çdo vit, fëmijët janë një nga faktorët kryesorë të transmeti...
Nga Buck Sexton “The Hill”Për gati 2 muaj, qyteti i Portlend...
Nuk është se kolonizatorët e bardhë, e patën shumë problem t...
Nga Janusz Bugajski “The Hill”Presidenti rus Vladimir Putin ...
Pyetja që bëjmë të gjithë tani në këtë periudhë pandemike ës...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...