Vrasja e efektivit/ Berisha: Vrasësi financohej nga fonde shtetërore
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet ...
Ne i shohim shpesh retë në qiell:retë si shtëllunga të bardha në një ditë të bukur vere, dhe ato ngjyrë gri në ditët e stuhive të mëdha, që mbulojnë gjithë qiellin ndonjëherë për ditë me radhë.
Retë duket sikur po lundrojnë në ajër, gjë që mund t?ju bëjë të mendoni se ato nuk peshojnë shumë. Në fakt nuk është kështu. Ne mund të përdorim njohuritë tona mbi lloje të ndryshme resh, si dhe disa llogaritje matematikore për të gjetur se sa peshojnë ato.
Së pari duhet të mendojmë se nga janë krijuar ato. Retë prodhohen kryesisht nga ajri, plus pikëzat e vogla të ujit (të cilat mund të ngrijnë në kristale të vogla akulli). Kur mendojmë se sa peshon një re, duhet të masim si peshën e ujit, ashtu edhe atë të ajrit.
Pyetja tjetër është se çfarë lloji resh po peshojmë. Ka lloje të ndryshme resh, secila me emrin e tyrë të veçantë. Retë në formë shtëllunge që sillen andej-këtej nëpër qiell gjatë verës quhen re kumuloze. Një re e tillë ka afërsisht 250 miligramë ujë për çdo metër kub re. Dhe çerek gramë uji mund të përbëjë një pikë shiu.
Por në fakt në një 1 metër kub ka rreth 1 milionë pika shiu, prandaj ato janë shumë të vogla për tu parë me sy. Një aspekt tjetër që duhet marrë parasysh është madhësia e reve. Ju mund të shihni se sa realisht të mëdha janë retë kumuloze, nëse vëreni hijen e tyre në tokë gjatë një dite vere me diell.
Retë verore të kumulusit, ndryshojnë në madhësi. Por zakonisht ajo janë rreth 1 km të gjera dhe po aq të gjata. Kjo do të thotë që ne mund ta konsiderojmë atë si një kub, me secilin nga parametrat (gjerësi, gjatësi, lartësi) 1 km të gjatë.
Kjo do të thotë se reja jonë ka përmasa 1.000 x1.000×1000 metra kub, pra 1 miliardë metra kub. Reja jonë kishte vetëm çerek gramë ujë për metër kub, por rezulton se tani ka më shumë se një miliard prej tyre. Pesha e ujit në një re kumulusi është 250.000.000 gram, pra 250 tonë. Ose thuajse sa pesha e dy balena gjigante blu.
Po çfarë mund të thuhet për llojet e tjera të reve? Një re tipike e stuhisë, është më e madhe, e gjatë rreth 10 km dhe po aq e gjerë. Këto lloj resh përmbajnë shumë më tepër ujë. Për këtë arsye, prej tyre bien pika shiu shumë të mëdha:rreth 2 gramë për metër kub. Bëni sërish disa llogaritje matematikore, dhe në të keni rreth 2 milionë ton ujë.
Pastaj është edhe shtresa e reve gri. Ajo ka afërsisht të njëjtën sasi uji për metër kub si re, por këto lloj resh mbulojnë gjithë qiellin. Ato janë shpesh shumë të cekëta – ndoshta me një trashësi prej vetëm 200 metrash. Por mund të kenë një shtrirje në gjatësi prej deri 500 km.
Kjo i bën ato 50.000 herë më të mëdha se retë kumulus, prandaj kanë diku rreth 10 milionë ton ujë. Së fundmi, peshës së ujit në re duhet t?i shtojmë edhe atë të ajrit.
Ndaj le t?i rikthehemi resë kumuluese të verës. Aty ku gjenden këto re të ulëta, ajri peshon rreth 1 kilogram në çdo metër kub, pra 4000 herë më shumë sesa uji. Duke pasur parasysh vëllimin e reve kumulus, kjo sasi është 1 miliardë kg, ose 1 milion ton.
Kjo është arsyeja pse reja mund të qëndrojë lart në ajër, dhe pikëzat e vogla të ujit mbahen nga gjithë ai ajër. Nëse bëjmë të njëjtat llogaritje matematikore për një re tipike të stuhisë, kemi 1 miliard ton ajër. Për shtresën e reve gri, sasia është 50 miliardë ton.
Nëse bëjmë bashkë peshën e ujit dhe ajrit në një re kumulos, atëherë, ajo peshon një total prej 1.000.250 ton. Gjithsesi, ju mund të thoni se ajri ndoshta nuk llogaritet si pjesë e peshës së reve. Sido që të jetë, retë janë më të rënda se sa mund ta mendonit para se të lexonit këtë shkrim./ theconversation.com–Përshtatur nga CNA.al
Nga Kevin R.Brock “The Hill”* Duke i kërkuar ndjesë Uinston ...
Për herë të parë BE po e shoqëron respektimin e vlerave them...
Nga Jamie Metzl “The Wall Street Journal”* Në qoftë se një v...
Nga Reuf Bajroviç & Ivana Stradner “The American Interest”* ...
Më 29 korrik 1836, 30 vjet pasi ishte porositur nga Napoleon...
Në 6 milion vjet njerëzit kanë ecur mbi 2 këmbë, dhe aftësia...
Falë fuqisë së jashtëzakonshme të trurit, njerëzit kanë zbul...
Nga Robert J.Samuelson “The Washington Post”Gjasat që Evropa...
Nga Dimitar Bechev “Foreign Policy”* Nëse Ballkani e ka një ...
Nga Onur Ant & Paul Tugwell “Bloomberg”*Tensionet e vjetra m...
„Një moment historik“ u quajt ujdia e Bashkimit Europian për...
Ivan Krastev, është një nga mendimtarët kryesorë evropianë m...
Çdo vit, fëmijët janë një nga faktorët kryesorë të transmeti...
Nga Buck Sexton “The Hill”Për gati 2 muaj, qyteti i Portlend...
Nuk është se kolonizatorët e bardhë, e patën shumë problem t...
Nga Janusz Bugajski “The Hill”Presidenti rus Vladimir Putin ...
Pyetja që bëjmë të gjithë tani në këtë periudhë pandemike ës...
Në vitin 1931, pas disa dekadave lufte të egër midis bandave...
Nga Eric Zuesse “Modern Diplomacy”* Procesi gradual i shndër...
Aktualisht Toka popullohet nga rreth 7.8 miliardë njerëz. Në...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...