Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Nga Janusz Bugajski ?The Hill?
Presidenti rus Vladimir Putin e ka bazuar mbështetjen e tij të brendshme tek rritja ekonomike dhe ringritja e ?Botës Ruse?. Me ekonominë ruse në një gjendje apatie, Kremlini duket gjithnjë e më shumë i predispozuar të sulmojë një nga ish-fqinjët sovjetikë, për të ringjallur projektin e tij perandorak.
Dymbëdhjetë vjet më parë, Rusia pushtoi Gjeorgjinë për të larguar vëmendjen e rusëve nga kriza financiare e vitit 2008. Ndërsa në vitin 2014, pushtoi Ukrainën për të ndihmuar në shuarjen e protestave popullore në rritje kundër regjimit të Putinit.
Një përzierje faktorësh, do t?i bëjë muajt e ardhshëm veçanërisht të rrezikshëm për fqinjët e Rusisë, por edhe për vetë Rusinë. Një politikë e jashtme agresive, mund ta largojë vëmendjen nga rënia ekonomike e Rusisë, dhe pandemia globale e Covid-19 ofron një mundësi strategjike unike.
Kryeqytetet perëndimore, janë të zëna me krizën shëndetësore dhe pasojat e saj ekonomike. Për më tepër, SHBA-ja po përballet me probleme sociale dhe ekonomike në mesin e një fushate zgjedhore thellësisht përçarëse.
Putin do të kërkojë me urgjencë një tjetër aneksim, për ta vendosur sërish Perëndimin ?para faktit të kryer?, sidomos pasi ai mund të përballet me një administratë më luftarake, nëse zgjidhet president ish-zv/presidenti amerikan Xho Bajden.
Edhe pse stafi i sigurisë kombëtare e ka shmangur kundërpërgjigjen ndaj sjelljes agresive të Rusisë, Putin e percepton Trump si më të përshtatshëm për të. Dhe nëse Trump rizgjidhet në detyrë, Putini do të synojë të arrijë një marrëveshje të madhe, që do të njohë pushtimet e reja të Rusisë.
Kremlini ka disa mundësi sulmimi përgjatë kufijve të saj të gjatë evropian dhe Azisë Qendrore. Edhe pse Moska aspiron të pushtojë dhe aneksojë Kazakistanin e Veriut, të banuar nga një popullsi e madhe etnike ruse, një operacion i tillë do të ishte i zgjatur në kohë dhe shkatërrues në aspektin ekonomik, si dhe do të armiqësonte aleatët e tjerë të Rusisë në Azinë Qendrore.
Nga ana tjetër, një sulm i drejtpërdrejtë ndaj një anëtari të NATO-s që ka një popullsi të konsiderueshme rusisht-folëse, si Estonia ose Letonia, mund të jetë joshës. Por ai ka të ngjarë të provokojë një përgjigje të amerikanëve për të mbrojtur aleatët e saj.
Më të rrezikuara janë vendet jashtë NATO-s, pasi ato nuk kanë mburojën e një sigurie shumëkombëshe. Ukraina mbetet çelësi i agjendës neo-perandorake të Moskës. Pavarësia e saj dhe integrimi në Perëndim, nxjerrin në pah pretendimet e gënjeshtërta të Rusisë ndaj historisë, identitetit, kulturës dhe territorit të vendit.
Edhe pse e ka pushtuar tashmë Krimenë dhe një pjesë të rajonit lindor të Donbasit, Moska nuk ka arritur ta vendosë Kievin nën kontrollin e vet. Prandaj Putini po shqyrton disa mundësi për të nisur një sulm tjetër mbi sovranitetin e tij.
Në skenarët e mundshëm, përfshihet një ofensivë e re për të zgjeruar territorin e pushtuar në Donbas, me pretendimin se Procesi i Minskut është rrëzuar tashmë, apo edhe aneksimin e drejtpërdrejtë të ?Republikave Popullore të Donjeckut dhe Luhanskut.
Një tjetër skenar realist, është një operacion ushtarak i maskuar si humanitar, për të siguruar ujë për Krimenë, që po zhuritet këtë verë nga thatësira e gjatë. Kjo do të përfshijë pushtimin e pjesës më të madhe të bregdetit jugor të Ukrainës, nga deti Azov në qytetin-port të Odesës. Një operacion i tillë, do të bllokonte qasjen e e Ukrainës në Detin e Zi, dhe do të dëmtonte më tej ekonominë e vendit. Ky veprim do të kërcënonte drejtpërdrejt aleatin e NATO-s, Rumaninë, rrugët e transportit tregtar në Detin e Zi, si dhe rrugët energjitike.
Rusia ka vendosur në gjendje alarmi nr.1 mbi 150.000 trupa dhe më shumë se 100 anije luftarake afër kufijve të Ukrainës, dhe po kryen një seri stërvitjesh për sulm. Moska pretendon se po garanton siguri ushtarake ndaj kërcënimeve terroriste, por objektivi duket
më ogurzi.
Një perspektivë e afërt është aneksimi i Bjellorusisë, vend i parë nga Moska si një territor rus, por me një sens të rremë të identitetit kombëtar. Preteksti i shtimit të trazirave në Bjellorusi, dhe zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, mund t?i japin mundësi Putinit të pozojë para botës si çlirimtari kombëtar nga sundimi autokratik i Aleksandër Llukashenkos.
Por askush nuk mund të supozojë se rrëzimi i Lukashenkos, do të paralajmërojë një qeveri demokratike dhe pro-perëndimore në Minsk. Përkundrazi, Moska do të përpiqet të sigurohet që Bjellorusia të mos ndjekë rrugën e Ukrainës dhe Gjeorgjisë drejt institucioneve perëndimore.
Por, pavarësisht përllogaritjeve të tij, ndërtimi i perandorisë së Putinit mund të sjellë edhe probleme të mëdha në shtëpi. Deri më tani, kundërshtimi i hapur ndaj Moskës është sjellë rotull ankesave specifike – qoftë humbja e territorit në Ingusheti, largimi nga detyra i një guvernatori popullor në Kabarovsk në Lindjen e Largët, shtypja e të drejtave gjuhësore tek popullatat etnike jo-ruse, apo ndotja mjedisore në rajonet veriore.
Paradoksalisht, në vend se ta largojë vëmendjen nga problemet e brendshme, një sulm i ri ndaj një vendi të huaj, mund ta shtojë akoma më tej zemërimin e publikut. Një aventurë e kushtueshme që e varfëron dhe izolon më tej Rusinë, mund të ndihmojë në bindjen e segmenteve të mëdha të popullatës ruse, se zgjidhja e vetme është rrëzimi i Putinit nga pushteti.
Shënim:Janusz Bugajski, është bashkëpunëtor i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Uashington. Libri i tij i fundit, me bashkë-autore Margarita Asenovën, titullohet ?(Mos)Bashkimi Euroaziatik:Aspektet e brishta të Rusisë?./ Përshtatur nga CNA.al
Pyetja që bëjmë të gjithë tani në këtë periudhë pandemike ës...
Në vitin 1931, pas disa dekadave lufte të egër midis bandave...
Nga Eric Zuesse “Modern Diplomacy”* Procesi gradual i shndër...
Aktualisht Toka popullohet nga rreth 7.8 miliardë njerëz. Në...
Nga Michael Goodwin “The New York Post”* Krimi në qytetet am...
Përkundër faktit se është një pajisje e kuzhinës për dekada,...
Nga Derek Thompson “The Atlantic”* “Imuniteti ndaj Covid-19,...
Nga David L.Karden “Foreign Policy”* Kostot e sakta që lidhe...
Në çdo konflikt një rol thelbësor, luan mbledhja e informaci...
* Ishte menduar të ishte një nga 5 kampet e pushimit, që naz...
Nga Ruchir Sharma ”The New York Times”* Imagjinoni një vend,...
Nga Pinelopi Goldberg “Project Syndicate”* Deri kohët e fund...
Ekspertët me optimistë, shpresuan që Covid-19 të mos i rezis...
SHBA ka rritur presionin ndaj Kinës për shkak të politikës n...
Rreth 200 kundërshtarë të nazizmit morën pjesë në “Operacion...
Rastet e pazakonta të pneumonisë, nisën të shfaqen mesin e d...
Ekzistojnë tre kategori njerëzish që mohojnë një reagim shke...
Vitet 1920, sollën ide të shkëlqyera në dobi të progresit të...
Vidkun Kuisling, emri i të cilit u bë sinonim i fjalës tradh...
Nga Dr.Elmar Hellendoorn “Atlantic Council”Për dekada të tër...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...