Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
* Ishte menduar të ishte një nga 5 kampet e pushimit, që nazistët planifikuan ta përdorin për pushimin dhe indoktrinimin e njerëzve. Në vitin 1936, gati 3 vjet para se Adolf Hitleri të urdhëronte forcat gjermane të pushtonin Poloninë, duke nisur kësisoj Luftën e Dytë Botërore, Hitleri urdhroi stafin e tij të niste ndërtimin e resorit më të madh turistik në botë, i vendosur në bregdetin e ishullit Rugen.
Ai projekt i jashtëzakonshëm u zbatua nën moton ?Kraft durchFreude? (KdF), që do të thotë Fuqi përmes Gëzimit, dhe synonte ndërtimin e një vendpushimi shumë të madh, që do të garantonte pushime financiarisht të përballueshme për një gjerman të zakonshëm.
Por projektuesit, u urdhëruan që të garantonin shndërrimin e tij në një spital ushtarak, në rast se shpërthente lufta. Kompleksi prej 8 godinash, që nazistët e quajtën ?Prora?, u ndërtua nga rreth 9.000 punëtorë. Ai shtrihej në një gjatësi 11 km përgjatë plazhit, dhe ndodhej vetëm 100 metra larg detit.
I gjithë kompleksi, kur të përfundonte, do të akomonte gjithsej rreth 20.000 njerëz. Resorti kishte dhoma identike, ku secila dhomë kishte 2 krevate, një lavaman dhe një garderobë. Projektuesit u siguruan që të gjitha dhomat të kishin një pamje nga deti, teksa korridoret ishin vendosur në anën e kundërt.
Në secilin kat, kishte tualete dhe banjo të përbashkëta. Në zemër të kompleksit ndodhej një sallë e bukur, e njohur si Salla e Festivalit. Kjo strukturë e mrekullueshme, u krijua nga arkitekti i njohur Erik Putlic. Ajo përmbante kinema dhe dy pishina të mëdha. Por qëllimi i saj i vërtetë ishte pak më i fshehtë se sa thjesht argëtimi.
Aty pushuesit do të indoktrinoheshin për të marrë pjesë në luftë, dhe për të punuar për të mirën e regjimit nazist. Por ky kompleks fantastik, nuk u përdor kurrë për qëllimin e tij fillestar, dhe ai qëndroi i papërdorur për shumicën e kohës së luftës. Në vitin 1945, ushtria sovjetike themeloi një bazë në Bllokun Nr.5, dhe në vitin 1955 ajo largoi të gjithë materialin e përdorshëm nga ky bllok dhe e braktisi atë.
Në vitet 1950, ushtria gjermane nisi të interesohej për kompleksin, dhe rikonstruktoi disa prej ndërtesave, ndërsa në vitin 1956 kompleksi u bë baza e disa njësive ushtarake të Gjermanisë Lindore. Një nga blloqet veriore, Blloku Nr.4, u përdor nga ushtria për trajnime luftarake në mjediset urbane, ndaj u dëmtua shumë.
Pas ribashkimit të Gjermanisë, pati një plan për prishjen e kompleksit. Por në fund dominuan mendjet e mençura, dhe kompleksi u reklamua për shitje, përmes lehtësimit nga taksat të kompanive që do ta rikonstruktonin atë, dhe do të zhvillonin zonën përreth.
Ndërsa në fillim nuk pati asnjë të interesuar, kompleksi u përdor në fillim të viteve 1990 për të strehuar azilkërkuesit. Blloku i vetëm që nuk degradoi si të tjerët ishte Blloku Nr.3, ku ndodheshin disa muzeume dhe një galeri.
Në vitin 2004, pasi nuk pati sukses në shitjen e kompleksit në tërësi, qeveria gjermane vendosi që të shesë blloqe të caktuara. Dalëngadalë blloqet u shitën, dhe sot i gjithë kompleksi ka një pamje të ndryshme nga ajo që synonte në fillim Adolf Hitleri.
Në vitin 2006 Blloku Nr.5 u ble nga Agjensia Federale gjermane e Pasurive të Paluajtshme, dhe në vitin 2011 u shndërrua në hotelin më të madh në botë për të rinjtë, me 96 dhoma dhe 402 shtretër. Kompania gjermane e pasurive të patundshme ?Metropole?, është tani pronarja e ?Prora?, dhe dhomat e vogla të gjumit janë kthyer në apartamente luksoze, që mund të merren me qira nga pushuesit ose mund të blihen.
Këto apartamente variojnë nga një çmim 400 deri në 900 mijë dollarë, në varësi të bllokut në të cilin ndodhen dhe nga madhësia e apartamentit. ?Prora? është shumë larg nga fillimet e saj. Por plazhet e mrekullueshme të Detit Balltik, që shtrihen për kilometra të tëra me rërë të pastër dhe ujë të ngrohtë, ka të ngjarë të tërheqin të pasurit./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Ruchir Sharma ”The New York Times”* Imagjinoni një vend,...
Nga Pinelopi Goldberg “Project Syndicate”* Deri kohët e fund...
Ekspertët me optimistë, shpresuan që Covid-19 të mos i rezis...
SHBA ka rritur presionin ndaj Kinës për shkak të politikës n...
Rreth 200 kundërshtarë të nazizmit morën pjesë në “Operacion...
Rastet e pazakonta të pneumonisë, nisën të shfaqen mesin e d...
Ekzistojnë tre kategori njerëzish që mohojnë një reagim shke...
Vitet 1920, sollën ide të shkëlqyera në dobi të progresit të...
Vidkun Kuisling, emri i të cilit u bë sinonim i fjalës tradh...
Nga Dr.Elmar Hellendoorn “Atlantic Council”Për dekada të tër...
Një dimër veçanërisht sfidues në Mbretërinë e Bashkuar mund ...
Nga Jeremy PopkinNëse Revolucioni Francez i vitit 1789 ishte...
Joseph StiglitzEdhe pse duket një shekull më parë, nuk ka ka...
Shtëpia e Bardhë nuk është vetëm shtëpia e presidentit të SH...
Kur Nikolla Romanov u kurorëzua Cari i Rusisë në vitin 1894,...
Nga Richard N.Haass “Project Syndicate”* Dëmi global i shkak...
Nga Patrick J.Deneen “Newsweek”* Shumica e njerëzve, thonë s...
Nga Murat Yetkin “Internazionale”* Pasditen e datës 10 korri...
Anglia e Epokës Viktoriane, nuk ishte një vend dhe aq i sigu...
Tre goditje të forta rrufeje. Që të tria në orën 8:28 të mbr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...