Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Tre goditje të forta rrufeje. Që të tria në orën 8:28 të mbrëmjes së 13 korrikut 1977, mbi një linjë të tensionit të lartë në pjesën veriore të kontesë së Uestçesterit. Absolutisht një ngjarje me një probabilitet 1 në 1 milionë, thanë më vonë inxhinierët.
Tre goditje rrufeje, që e zhytën në errësirë të plotë metropolin e famshëm natën midis 13-14 korrikut të 43 viteve më parë. Errësira ?çahej? vetëm nga drita e flakëve të zjarreve që ndizeshin nëpër dyqane, si dhe ato të ndezura në kazanët e plehrave nëpër rrugë.
Rrufeja këputi 3 linja energjetike, dy që lidhin impiantet bërthamore në Uestçester me impiantet në kontetë Roklend dhe Oranzh, dhe një të tretë që lidhte nënstacionin Kon Ed në Plesënt Vallej.
Ai u mbingarkua shumë shpejt. Dhe brenda disa minutash, linjat e tjera u mbyllën nga sistemet e sigurisë të dizajnuara për të parandaluar djegien e tyre. Nju Jorku, që atë natë freskohej nga mijëra kondicionerë të ndezur, humbi befas 1.200 megavat energji elektrike. Inxhinierët e reduktuan ngarkesën në fillim me 5 për qind, pastaj me 8 për qind. Ata fikën dritat në Maunt Vernon, pastaj në Elmsford. Por ishte tepër vonë.
Qyteti furnizohej në atë moment nga Long Ajland dhe Nju Jersey. Në orën 21:21, Long Ajland e ndërpreu lidhjen nga frika e një djegieje të kabllove. Pak minuta më vonë Nju Xhersi bëri të njëjtën gjë. Në orën 21:30, gjeneratori i madh ?Big Allis? në Kuins u mbyll automatikisht për të parandaluar dëmtimin.
Dritat nisën të fiken. Televizorët, dhe kondicionerët gjithashtu. Shumë njerëz nisën të improvizonin: Ata ndezën qirinj nëpër ballkonë, apo prozhektorët, dhe ndërhynë nëpër kryqëzime rrugësh për të ndihmuar në drejtimin e trafikut.
Duke e ditur se birrat që kishin në frigorifer shumë shpejt do të ngroheshin, bënë disa porosi të tjera nëpër bare. ?Do të jetë një natë e bukur!?- tha dikush në një pab në Bruklin. ?Fantastike, është i gjithë qyteti në errësirë! E gjithë bota është në terr!?- bërtiti dikush tjetër në rrugë.
Shumë banorë kujtuan defektin e madh të ngjashëm të vitit 1965. Atë natë të errët, u arrestuan vetëm 59 persona, më pak se mesatarja ditore. Por tashmë ishte viti 1977. Dhe ishte një korrik i nxehtë, dhe jo një nëntor i freskët. Kaluan disa orë dhe entuziazmi ra. Dhe të gjithë nisën të mendojnë se po ndodhte diçka e tmerrshme.
Gjatë 12 viteve të fundit, shumë lagje ishin varfëruar. Dhe tanimë në errësirë, pronarët e dyqaneve po ndiqnin nga pas klientët që t?u merrnin lekët e produkteve që po merrnin pa paguar. Ata ishin të parët që u goditën. Nisën grabitjet e ushqimeve në supermarkete, u plaçkitën deri edhe dyqanet e veglave muzikore.
Atë që grabitësit nuk mundën ta merrnin me vete, e shkatërronin aty për aty. Zjarrfikësit nuk dinin ku të shkonin më parë. Garda Kombëtare u vu në gatishmëri, por kryebashkiaku Abe Bim refuzoi ta përdorë, duke u mbështetur vetëm tek 25.000 policët e qytetit.
Kur më në fund zbardhi dita e 14 korrikut 1977, u zbulua një qytet i dëmtuar rëndë. Policia arrestoi 3.400 persona. Ato orë u plagosën 558 policë. Pati gjithsej 851 zjarre, dhe u shkaktuan mbi 1 miliardë dollarë dëme.
Energjia u rikthye plotësisht vetëm rreth orës 22:30. Deri atëherë shumica e njujorkezëve pyesnin me tmerr nëse do të rifillonin sërish plaçkitjet. Por në lagjet e shkatërruara, shumica ishin të sigurt se tmerri nuk do të përsëritej. Thjeshte, sepse nuk kishin mbetur shumë gjëra për t?u grabitur…/ Përshtatur nga CNA.al
Ditët e fundit, si Presidenti i SHBA Donald Trump ashtu dhe ...
Nga Bryan Robinson “Psychology Today”* Kur nëna jonë ishte d...
Nga Liz Peek “Fox News”* Efekti bumerang vetëm sa ka filluar...
Midis fundit të shekullit XVIII dhe mesit të shekullit XIX, ...
Nga Robert Farley “National Interest”* Shtetet e Bashkuara, ...
Nga Jan Zielonka “New Statesman”* Reagimet ndaj pandemisë së...
Kur shtohet udhëzimet e autoriteteve për të shmangur daljet ...
Paris – Kush qëndronte pas hartimit të një plani të madh të ...
Eshtë një mbrëmje e mrekullueshme vere – jemi vërtet në mesi...
Një ndihmëskuzhinier që e mbrojti mbretëreshën gjatë Revoluc...
Aleksandri III i Maqedonisë, i njohur më shumë si Aleksandri...
Nga Augustin Doehler “War On the Rocks”Shtëpia e Bardhë kish...
Përkundër asaj që mund të pretendojnë disa guru (njerëz që p...
Nga Charlie Ang Hwa Leong “Al Jazeera”Pandemia e Covid-19, ë...
Nga Saim Saeed “Politico.eu”* Mirësevini në dilemën e Shrëdi...
Nga Tiffanie Wen“Nëse shoh turmën, nuk do të veproja dot kur...
E parë me sytë e sotëm, periudha e panikut të hershëm nga co...
Nga Patrick Buchanan “Newsmax”* Donald Trump e nisi garën e ...
Nga Andrei Isaev “Modern Diplomacy”* Rajoni i Ballkanit, po ...
Tani që po e përjetojnë në vetën e parë se çfarë do të thotë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...