Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Nga Charlie Ang Hwa Leong ?Al Jazeera?
Pandemia e Covid-19, është si një aksident hekurudhor me xhirim të ngadaltë. Ai mund të jetë shkëndija që do t?i vërë ?flakën? të gjithë shoqërisë globale, ashtu si në luftërat botërore të shekullit XX-të. Shumë pak njerëz mund të jenë të vetëdijshëm, por luftërat botërore të shekullit XXI tashmë kanë filluar, dhe ndryshe nga ato të shekullit të kaluar, konfliktet e reja janë midis njerëzimit dhe natyrës.
Pandemia e Covid -19, është sulmi i parë i natyrës në shkallë globale mbi botën njerëzore moderne. Ndërsa u nxit, ashtu si Lufta e Parë Botërore, nga një kthesë mizore e fatit, ajo ishte një rast i brishtësisë sistematike që vetëm sa priti të ekspozohej.
Mbipopullimi, hiper-globalizimi, varfëria e shumë-përhapur, qeverisja e dobët, zbehja e bashkëpunimit ndërkombëtar, dhe mbi të gjitha shfrytëzimi i shfrenuar i mjedisit nga njeriu, janë sëmundjet e statuskuosë tonë të dështuar. Pas Luftës së Parë Botërore, njerëzimi dështoi ta reformojë sa duhet vetveten.
Lidhja e Kombeve, ishte një përpjekje e bërë me gjysmë zemre, dhe që tek e fundit nuk vlejti aspak për të parandaluar një konflikt tjetër botëror. Do të duhej shkatërrimi i plotë i Evropës dhe Azisë Lindore, dhe më shumë se 70 milionë të vdekur gjatë Luftës së Dytë Botërore, para se të hidheshin themelet e forta të paqes dhe prosperitetit në ato rajone.
Sot, jemi sërish në luftë. Pandemia e Covid-19, është raundi i parë i luftës së civilizimit njerëzor kundër ?Nënës Natyrë?, një provë në shkallë të gjerë dhe një këmbanë alarmi shumë e madhe se më herët. Një kolaps klimatik, që me siguri do të jetë shumë më shkatërrues dhe i zgjatur në kohë.
OKB paralajmëron se numri i refugjatëve s pasojë e ndryshimeve klimatike, mund të arrijë në 1 miliardë njerëz deri në vitin 2050. A do të mësojmë nga kjo fatkeqësi, dhe t?i shmangemi luftës tjetër botërore të shekullit XXI?
Stuhi pas stuhie
Pandemia e Covid-19, po shkakton seri reagimesh të pakontrollueshme, të cilat kanë një efekt zinxhir. Emergjenca globale e shëndetit dhe kriza ekonomike, dy anët të së njëjtës monedhë, kanë nxitur tashmë rënien joracionale të çmimit të naftës, dhe ka një konflikt në përshkallëzim e sipër midis Kinës dhe SHBA-së, por edhe kombeve të tjera.
Zgjatja në kohë e pandemisë, do të rrisë pa ndryshim rreziqet e krizave financiare, trazirave politike dhe atyre sociale, duke destabilizuar një botë tashmë plot me probleme të pazgjidhura. Nëse koronavirusi godet fuqishëm vendet në zhvillim, situata mund të dalë lehtësisht jashtë kontrollit. Pa aftësi të mjaftueshme ekonomike, pandemia mund të shndërrohet shpejt në një çështje për jetë a vdekje për miliarda njerëz.
Përshpejtimi i shumë zhvillimeve
Vitet 2020 pritet të shohin 3 zhvillime të përshpejtuara. Revolucioni i katërt industrial, ç?rregullimi ndërkombëtar, dhe kapitalizmi i përgjegjshëm dhe konsumatorizmi. Covid -19 sapo e ka shtuar më shumë presionin. Luftërat botërore të shekullit XX-të, e përshpejtuan epokën industriale, përmes zhvillimit të shpejtë teknologjik për qëllime ushtarake, komunikimi dhe mjekësore.
Luftërat e shekullit XXI-të, do të nxisin përparimin në epokën e inteligjencës artificiale, dhe shpejtojnë Revolucionin e Katërt industrial. Covid-19, krijoi menjëherë ?ekonominë e izolimit?, ku një shumëllojshmëri e plotë shërbimesh mund t?i dorëzohen konsumatorit kudo ai ndodhet, bashkë me përhapjen e kulturës ?puno, studio dhe luaj aty ku jeton?.
Prisni që revolucioni digjital i industrive dhe adoptimi i teknologjive 4.0 (për shembull, robotika inteligjente, media gjithëpërfshirëse, inteligjenca artificiale) të intensifikohen pasi bizneset dhe konsumatorët të kërkojnë kosto gjithnjë e më të ulëta, për të qëndruar në një hap me kohën.
Fragmentimi i vazhdueshëm gjeopolitik, dhe rënia e rendit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja, mund të ndodhë më herët me pandeminë COVID-19. Ajo po e rëndon rivalitetin SHBA-Kinë, po e zhvendos pushtetin nga Perëndimi në Lindje, po thellon krizën e demokracive liberale, përçarjen brenda Bashkimit Evropian, dhe erozionin e rendit të ?sëmurë? botëror.
Shumë shtete-kombe mund të përçahen, apo madje të shpërbëhen përballë kërcënimit ekzistencial që paraqet pandemia aktuale. Rendi global, mund të degradojë në një entropi ndërkombëtare. Në fillim ngadalë, dhe pastaj befas si një shtëpi prej letre.
Vitet e fundit, kapitalizmi i përgjegjshëm dhe konsumatorizmi kanë hedhur rrënjë të forta, si refleks i shoqërisë ndaj krizës kronike të klimës. Pandemia e Covid-19, na ofron një kujtesë të vrazhdë të shkatërrimit të natyrës, kur ajo del jashtë ekuilibrit.
Nivele më të mëdha të borxhit
Të nxitura nga vitet e normave të ulëta të interesit, nivelet e borxhit global arritën rekordin më të lartë prej 255 trilionë dollarësh në vitin 2019. Kjo ishte 322 për qind e PBB-së globale, dhe 40 për qind më e lartë se sa në fillimin e krizës financiare të vitit 2008.
Borxhi global i qeverive, kap vlerën e 70 trilionë dollarëve. Deri më tani, rreth 8 trilionë dollarë janë angazhuar në shpenzimet e stimulit fiskal, kryesisht nga ekonomitë e përparuara, ndërsa 103 vende kanë kërkuar fonde emergjente nga FMN, për të lehtësuar pasojat negative të Covid-19.
Korporatat dhe konsumatorët, po përballen me të njëjtën situatë të pasigurt financiare. Në kushtet kur vendet, kompanitë dhe qytetarët po zhyten në një borxh më të madh, a do të mbetet në këmbë ndonjë fuqi për të luftuar ndryshimin e klimës?
8 trilionë dollarët, do të kërkonin jo pak kohë për të na garantuar një të ardhme miqësore me klimën. Pas kësaj ?stuhie? të dhunshme, ajo që mbetet do të jetë një rend ndërkombëtar më i frikshëm, një kapacitet financiar më i vogël, një shoqëri globale më e dëshpëruar, dhe një mjedis teknologjik i mbingarkuar.
A do t?i transformojë njerëzimi strukturat, sistemet dhe sjelljet e veta në kohë për të shmangur luftën tjetër botërore të shekullit XXI? Ndërsa kjo mbetet për t?u parë, unë mendoj se ne do të bëhemi më të gatshëm, por më pak të aftë për të vepruar kështu pas pandemisë së Covid-19./Përshtatur nga CNA.al
Nga Saim Saeed “Politico.eu”* Mirësevini në dilemën e Shrëdi...
Nga Tiffanie Wen“Nëse shoh turmën, nuk do të veproja dot kur...
E parë me sytë e sotëm, periudha e panikut të hershëm nga co...
Nga Patrick Buchanan “Newsmax”* Donald Trump e nisi garën e ...
Nga Andrei Isaev “Modern Diplomacy”* Rajoni i Ballkanit, po ...
Tani që po e përjetojnë në vetën e parë se çfarë do të thotë...
Disa njerëz mund të mos bien dakord, por një studim i ri sug...
Të thuash që Silvester Stalone ka pasur një jetë të vështirë...
Ushtritë e mëdha profesioniste, nuk i fitojnë gjithmonë luft...
Rritja e rasteve të reja me Covid-19, ka detyruar shumë vend...
Nga Wolfgang Munchau “The Financial Times”* A duhet të shtyj...
Nga Paul Krugman “The New York Times”* Amerika është në pari...
* Më 8 korrik 1947, gazeta “Roswell Daily Record” botoi një ...
Nga Donald Trump* Nuk mund të ketë vend më të mirë për të fe...
Rrezikut që infektimet e reja të dalin jashtë kontrollit, dh...
Nga H. R. McMaster* Në dekadat që pasuan tërheqjen e SHBA-së...
Nga Jochen Bittner – “The New York Times”Hamburg, Gjermani –...
Nga John Cappello & Ari Mittleman “Modern Diplomacy”Anulimi ...
Nga Victor Davis Hanson “National Riview”Përfitim nga kaosi,...
Brus Li sakrifikoi veten e vet në gjithçka që bëri. Kur zbul...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...