web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Amerika është sot më pak një demokraci, dhe më shumë një oligarki

7 Korrik 2020, 07:53, Blog CNA

Nga Paul Krugman ?The New York Times?

* Amerika është në parim një demokraci, në të cilën çdo votë ka të njëjtën peshë. Ajo është gjithashtu një komb në të cilin pabarazia e të ardhurave është rritur, një zhvillim që dëmton shumë më shumë njerëz sesa i ndihmon ata.

Pra, në këto kushte ju mund të prisnit të shihnit një reagim politik pak e shumë të tillë:kërkesa për taksa më të larta për të pasurit, më shumë shpenzime për klasën punëtore dhe paga më të larta. Por në realitet, politika ka shkuar kryesisht në anën tjetër.

Niveli i taksave mbi korporatat dhe njerëzit me të ardhurat e larta ka rënë, sindikatat janë shtypur, paga minimale e rregulluar sipas inflacionit, është më e ulët se sa në vitet 1960. Si është e mundur kjo gjë? Përgjigja është se pabarazitë e mëdha në të ardhura dhe pasuri, përkthehen në pabarazi të krahasueshme në ndikimin politik.

Për të parë se si funksionon kjo, le të marrim një shembull të kohëve të fundit:Marrëveshja e Madhe Buxhetore që gati sa nuk ndodhi në vitin 2011. Aso kohe, Uashingtoni ishte kapluar nga ethet e defiçitit. Edhe pse qeveria federale ishte në gjendje të huazonte me norma historikisht të ulëta interesi, të gjithë zyrtarëy e rëndësishëm mendonin se defiçiti buxhetor ishte çështja më e rëndësishme me të cilën përballej Amerika, dhe se për këtë arsye ishte thelbësore ribalancimi i shpenzimeve në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe kujdesit shëndetësor.

Kështu administrata e Obamës u ofroi republikanëve në Kongres një kompromis:miratimin e uljes së tarifave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, në këmbim të taksave pak më të larta për të pasurit. Marrëveshja dështoi, vetëm sepse pala tjetër nuk pranoi të pranojë qoftë edhe një rritje të vogël të taksave.

Pyetja është, kush e dëshironte një marrëveshje të tillë? Jo publiku amerikan. Votuesit në përgjithësi nuk ishin të shqetësuar për defiçitet e buxhetit. Ndërsa shumica e amerikanëve besonin se defiçiti duhet të ulet, një sondazh i CBS në fillim të 2011 zbuloi se vetëm 6 për qind e publikut e quante defiçitin si çështjen më të rëndësishme, krahasuar me 51 për qind që citonte rritjen ekonomike dhe vendet e reja të punës.

Si administrata e Obamës ashtu edhe republikanët, u larguan nga pozicionet që mbështeste publikut. Një shumicë e madhe, ka dashur të shohë përfitimet nga zgjerimi i skemës së sigurimeve shoqërore të zgjeruara. Një shumicë relativisht e , ka thënë vazhdimisht se amerikanët me të ardhura të larta paguajnë shumë pak dhe jo shumë taksa.

Pra, interesat e kujt u reflektuan në të vërtetë në luftën mbi buxhetit e vitit 2011? Të të pasurve. Një studim i preferencave politike amerikanëve të pasur në vitin 2011, zbuloi se të pasurit, në dallim nga votuesit në përgjithësi, kishin prioritet uljen e defiçitit mbi gjithçka tjetër.

Gjithashtu, në kontrast të fortë me publikun e gjerë, ata ishin në favor të shkurtimit të shpenzimeve në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe shpenzimeve në shëndetësi. Dhe ndërsa disa miliarderë të profilit të lartë si Uorren Bafet, kanë bërë thirrje për taksa më të larta për njerëzit si vetja, realiteti është që shumica e miliarderëve janë të fiksuar pas uljes së taksave, siç është taksa që paguajnë vetëm të pasurit.

Pra në vitin 2011 një administratë demokrate, dështoi të arrijë një marrëveshje vetëm sepse republikanët nuk donin që të pasurit të kishin ndonjë lloj barre fiskale. Kontributet financiare për fushatat, të dominuara historikisht nga të pasurit, janë një pjesë e shpjegimit.

Një raport i 2015 i Times, zbuloi se më pak se 400 familje përfaqësonin gati gjysmën e parave të mbledhura në fushatën presidenciale të vitit 2016. Kjo ka rëndësi edhe drejtpërsëdrejti – politikanët që propozojnë rritje të mëdha taksash për të pasurit, nuk mund të presin të marrin shumë para prej tyre në fushatë – dhe indirekt:donatorët e pasur kanë qasje tek politikanët në një mënyrë që amerikanët e thjeshtë nuk e kanë, dhe ata kanë një ndikim jo proporcional në formimin e botëkuptimit të politik-bërësve.

Gjithsesi, ndikimi i parave në politikë shkon përtej kontributeve monetare elektorale. Ryshfeti i drejtpërdrejtë, nuk është ndoshta një faktor madhor. Por megjithatë ka shpërblime të mëdha financiare personale për figurat politike që mbështesin interesat e të pasurve. Politikanët pro-plutokratë, si Erik Kantor, që kremtoi me bujë Ditën e Punës duke nderuar pronarët e bizneseve ? e gjejnë shpejt veten në pozicione fitimprurëse në sektorin privat, në punë të mira në mediat e krahut të djathtë, si këshilltarë think-tankeve konservatore.

A mendoni se ka një rrjet të krahasueshëm sigurie për të ngjashmit e Aleksandria Okazio-Kortez apo Ilhan Omar? Madje edhe çështjet për të cilat diskutojnë mediat e lajmeve, pasqyrojnë shpesh agjendën e një personi të pasur. Dollarët që shpenzohen në reklama, shpjegojnë disa nga këto paragjykime, por shumë prej tyre ndoshta reflektojnë faktorë delikatë, si besimi (shpesh i rremë) se njerëzit që kanë fituar shumë para, e kanë një ide më të veçantë se si mund të arrijë të zhvillohet kombi si i tërë.

Por aspekti ndoshta më befasues i fiksimit mbi shkurtimin e shpenzimeve sociale në fillim të viteve 2010, ishte shkalla në të cilën u trajtua jo si një pozicion i diskutueshëm, por si gjëja e padiskutueshme e duhur që duhej bërë. Siç e theksoi në atë Ezra Klein në ?The Washington Post?:?Për arsye që nuk i kam kuptuar kurrë plotësisht, rregullat e neutralitetit të reportazheve nuk zbatohen kur bëhet fjalë për defiçitin. Për këtë çështje, reporterëve u lejohet të inkurajojnë hapur një seri të veçantë zgjidhjesh shumë të diskutueshme?.

Atëherë, në shumë mënyra, të pasurit e Amerikës ushtrojnë një ndikim të madh politik. Idealet tona, na thonë se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, por në praktikë një pakicë e vogël, është shumë më e barabartë se sa pjesa tjetër prej nesh.

Dhe për këtë gjë nuk ka nevojë të jesh cinik. Jo, Amerika nuk është thjesht një oligarki, në të cilën të pasurit marrin gjithmonë atë që dëshirojnë. Në fund, presidenti Barak Obama firmosi Aktin e Kujdesit të Përballueshëm, zgjerimin më të madh të përfitimeve qeveritare për njerëzit në nevojë që nga vitet 1960, dhe një rritje të konsiderueshme të taksave federale, 34 për qind nga 28 për qind që ishte më herët.

Dhe jo, partitë nuk janë njësoj në xhepin më të pasur të amerikanëve. Demokratët janë bërë gjithnjë e më progresivë, ndërsa të pasurit e dominojnë agjendën republikane. Donald Trump mund të ketë kandiduar si një populist, por pasi mori postin e presidentin, ai anuloi pjesën më të madhe të rritjes së taksave që pati miratuar Obama, ndërsa u përpoq (por deri tani ka dështuar) të heqë nga skema e sigurimit shëndetësor 23 milionë amerikanë.

Por ndërsa nuk ka pse të jesh shumë cinik, mbetet një fakt që Amerika është sot më pak një demokraci, dhe më shumë një oligarki se sa duam të mendojmë. Dhe për të trajtuar pabarazinë, ne do të duhet të përballemi me një pushtet të pabarabartë politik, si dhe me të ardhura dhe pasuri të pabarabarta./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga