web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja cilat janë efektet negative afatgjata që shkakton koronavirusi

1 Korrik 2020, 06:10, Blog CNA

Me mbi 2 milionë raste pozitive në SHBA, që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit në fund të dhjetorit 2019, sot ka shumë njerëz që janë shëruar nga Covid -19. Por njëkohësisht, ka pasur edhe raporte për njerëz që vazhdojnë të kenë efekte anësore afatgjata nga ky infeksion virusal.

Studimet mbi koronavirusin e ri dhe efektet e tij në trupin e njeriut vazhdojnë ende, megjithatë ja çfarë dinë deri tani mjekët në lidhje me efektet negative që zgjasin në shumë në kohë edhe pasi pacienti shërohet. Pjesa më e madhe e këtij informacioni, i mbledhur nga studimet që nisën pas epidemisë së SARS-it në vitin 2003, është i rëndësishëm për ata që shërohen dhe për familjen dhe të afërmit e të sëmurëve, që kanë nevojë ta dinë se çfarë mund të ndodhë me njerëzit e tyre të dashur.

Konfuzioni mendor, ose sindroma e kujdesit pas-intensiv

Pacientët me simptomat më të rënda me Covid-19 që trajtohen në repartet e kujdesit intensiv, janë më të rrezikuar për t?u prekur nga gjendja e deliriumit.Deliriumi karakterizohet nga konfuzioni mendor, nga vështirësia për t?u përqendruar, nga ulja e vetëdijes për vendin dhe kohën, dhe madje edhe nga paaftësia për të bashkëvepruar me të tjerët.
Deliriumi nuk është një komplikacion specifik i Covid-19. Mjerisht, ai është një efekt
anësor i zakonshëm tek pacientët që shtrohen për njëfarë kohe në repartin e kujdesit intensiv. Faktorët e rrezikut, përveç të qenit në reanimacion, përfshijnë moshën e madhe dhe sëmundjet para-ekzistuese.
Disa studime, thonë se rreth 75 për qind e pacientëve të trajtuar në repartin e terapisë intensive, përjetojnë gjendjen e deliriumit.Problemi nuk është vetëm me konfuzionin gjatë periudhës së shtrimit në spital, por edhe për disa muaj më vonë.
Për shembull, 3-9 muaj pas daljes nga spitali, shumë prej atyre që shëroheshin kishin ende vështirësi me kujtesën afatshkurtër, në aftësinë për të kuptuar fjalët e shkruara dhe të folura,
apo për të mësuar gjëra të reja. Disa madje kishin vështirësi edhe të mësonin se ku ndodheshin, dhe sa ishte data në kalendar.
Funksionet ekzekutive ishin dukshëm të dobësuara tek pacientët që kishin vuajtur nga deliriumi.Mjekët po përpiqen shumë, që të zvogëlojnë rastet e deliriumit tek pacientët e shtruar në repartet e terapisë intensive.Qasjet që mund të ndihmojnë në këtë aspekt, përfshijnë zvogëlimin e përdorimit të qetësuesve, riorientimin e përsëritur të pacientit për datën, kohën dhe vendndodhjen, mobilizimin e hershëm, uljen e zhurmave dhe stimulimin njohës.

Mushkëritë: A do të ketë ish i sëmuri gulçime kronike?

Pacientët më të sëmurë rëndë me Covid-19, vuajnë shpesh nga pneumonia dhe sindromi i frymëmarrjes së rënduar, ose ARDS. Mjekët nuk i kanë ndjekur sa duhet pacientët që janë shëruar nga koronavirusi i ri, për të ditur nëse ata do të kenë apo jo probleme afatgjata me frymëmarrjen.
Gjithsesi, një studim i punonjësve të kujdesit shëndetësor në Kinë që u prekën nga SARS, i shkaktuar nga koronavirusi SARS-CoV që qarkulloi gjatë epidemisë së vitit 2003, është shpresëdhënës. Dëmtimi i mushkërive (i matur nga ndryshimet interstitiale që shihen në skanimet CT të funksionit të mushkërive), riparohet kryesisht brenda dy viteve pas
sëmundjes.

Nuhatja dhe shija

Shumica e pacientëve me Covid-19, përjetojnë humbje të përkohshme të shqisave të shijes dhe nuhatjes.Vetëm çereku i pacientëve, ka pasur një përmirësim pas 1 jave nga shërimi, ndërsa shumica e pacientëve e kishin marrë veten në këtë aspekt pas 10 ditëve.

Sindroma e lodhjes pas infeksionit

Ndërsa mund të jetë ende herët për ta treguar në rastin e pandemisë aktuale, në rastin e epidemisë së SARS-it, gati gjysma e të mbijetuarve të intervistuar më shumë se 3 vjet pas shërimit, ankoheshin për lodhje fizike të vazhdueshme.
Kriteret e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, për diagnostikimin e sindromës së lodhjes kronike, përputheshin për çerekun e pacientëve të sëmurë me Covid-19.Në këtë aspekt, mund të ndihmojë ndërhyrja për përmirësimin e shëndetit mendor të të mbijetuarve nga COVID-19.

Mpiksje gjaku

Mpiksja e gjakut, mund të shfaqet deri në 25 për qind të pacientëve me simptoma tepër të rënda nga Covid-19.Mpiksja e gjakut, mund të shkaktojë komplikacione serioze afatgjata nëse mpiksjet çahen në enët e gjakut dhe më pas shkojnë në mushkëri, ato shkaktojnë emboli pulmonare, apo në tru ku shkaktojnë ishemi celebrale.Për ta parandaluar këtë dukuri, mjekët po përdorin tani rregullisht holluesit e gjakut.

Në një studim, inflamacioni i muskujve të zemrës, i quajtur miokardit ose kardiomiopati, u vu re tek një e treta e pacientëve me simptoma të rënda të COVID-19.Po ashtu vihen re edhe aritmitë, rrahjet e ç?rregullta të zemrës.
Nuk dihet nëse kjo ndodh për shkak të infeksionit të drejtpërdrejtë të zemrës, apo është një efekt dytësor prej stresit të shkaktuar nga përgjigja inflamatore ndaj këtij infeksioni. Më e rëndësishmja:nuk kuptohen ende pasojat afatgjata që shkakton në zemër virusi tek të mbijetuarit.

Diabeti

Diabetikët janë më të rrezikuar se të tjerët, për të përjetuar simptoma të rënda nga Covid-19, dhe kjo pjesërisht mund të shpjegohet me një reagim të tepruar të sistemit imunitar ndaj infeksionit.Por bashkëveprimi mes Covid-19 dhe diabetit, mund të shkojë edhe në drejtimin tjetër.
Rritja e nivelit të glukozës, është vënë re shpesh tek rastet më të rënda me Covid-19 tek disa pacientë, që nuk kanë pasur një histori paraprake me këtë sëmundje. Për shkak se virusi bashkëvepron me enzimën konvertuese të angiotenzinës 2, ose ACE2, në qelizat njerëzore,
ka gjasa që ndryshimet në aktivitetin e ACE2, mund të jenë një shkak i shfaqjes së diabetit tek pacientët me koronavirusin e ri.
Lajmi i mirë, është se ne presim që të riparohen dëmet e shkaktuara nga Covid-19 në pjesën dërrmuese të pacientëve.Megjithatë, është e rëndësishme të vlerësojmë që disa gjendje afatgjata mund të parashikohen, dhe parandalohen në të mirë të pacientëve./Përgatitur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga