web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si do të përfundojë pandemia e COVID-19?

27 Qershor 2020, 06:34, Blog CNA

Për të parandaluar që një virus i ri i rrezikshëm të mos e paralizojë më njerëzimin, mund të merrni një shembull nga dijetari i lashtë kinez Sun Tzu: të mendoni njëlloj si armiku. Pra imagjinoni sikur jeni një koronavirus, në një formë që nuk është parë kurrë më parë nga njerëzit.

Synimi juaj është i thjeshtë, por tejet ambicioz:të pushtoni qelizat e një bujtësi të ri, dhe të shumoheni për aq kohë sa duhet që ta zhvendosni pjellën tuaj në një subjekt të ri. Përsëriteni këtë gjë derisa të mos ketë më njerëz për t?u infektuar.

Që nga shfaqja e Covid-19 në atdheun e Sun Tzu, koronavirusi i njohur nga shkencëtarët si SARS-CoV-2, e ka kryer me energji dhe sukses detyrën e tij. Ai i ka kapërcyer me lehtësi kufijtë kombëtarë, duke infektuar më shumë se 9 milion njerëz në mbarë botën, dhe duke vrarë të paktën 470.000 në rreth 7 muaj.

Rreth 7.7 miliardë njerëz që e kanë shmangur deri më tani infeksionin, duket se janë në shënjestër të virusit. Zyrtarët e shëndetit publik, i kanë detyruar qytetarët e tyre të shmangin llojet e tubimeve që i japin mundësi virusit të përhapet më tej. Shkencëtarët kanë depërtuar në gjenomin e koronavirusit për të zbuluar sekretin se nga erdhi ai, si ka evoluar, dhe çfarë do të duhet për ta shkatërruar atë.

Tashmë ka një garë se cila palë do të fitojë. Viruset nuk janë aq të zgjuar sa njerëzit, por ata janë shumë më të durueshëm, thotë epidemiologu i Universitetit të Harvardit, Uilliam Heneixh. Dhe përballë virusit aktual, nuk është një strategjie e mirë injorimi i tij me shpresën se ai do të zhduket vetë, shtoi ai.

?Kjo do të thotë që ne të presim që virusi të na ndihmojë. Dhe nuk është një ide e mirë?- thekson eksperti. Nevoja për mbijetesë e bën një virus të suksesshëm dhe një mysafir të paparashikueshëm – mizor për disa, më të ?sjellshëm? me të tjerët, dhe i aftë të evoluojë me strategji të reja.

?Nuk ka gjasa që një virus të jetë i butë aty ku bujt?-tha Frederik Kohan biolog evolucionar në Universitetin Ueslejan. Ai mund të kursejë të rinjtë dhe të shëndetshmit, dhe të shënjestrojë më tepër të dobëtit dhe së sëmurët, sikurse edhe duket se po vepron duket.

Pas sulmit të tij fillestar, një virus i ri zbulon se viktimat e tij të mundshme janë zvogëluar. Njerëzit e prekshëm nga infeksioni, nuk janë aq afër me njëri-tjetrin. Dhe ky është një problem për një virus të frymëmarrjes si SARS-CoV-2, që mund të përhapet vetëm nëse bujtësit e mundshëm bëhen bashkë.

Një virus tepër agresiv, mund të bëhet viktimë e suksesit të vet, duke infektuar kaq shumë njerëz në një kohë aq të shkurtër, saqë krijon atë që epidemiologët e quajnë ?imunitet të tufës?. Nga 7 koronaviruset që dihet se i sëmurin njerëzit, të paktën 4 prej tyre kanë gjetur një mënyrë për të shmangur ?imunitetin e tufës?.

Këto viruse, ku që të gjitha shkaktojnë sëmurje nga ftohja e zakonshme, i lënë me imunitet shumicën e viktimave të tyre, por ai zbehet në pak më shumë se 1 vit. Grupi i njerëzve që janë të prirur për t?u prekur nga virusi ndryshon vazhdimisht, pasi mbrojtja imune e njerëzve të infektuar e ?harron? virusin që i ka sëmurur ata më parë.

Askush nuk e di nëse koronavirusi që shkakton sëmurjen me Covid -19 është i tillë. Por një studim i gjerë sugjeron se në shumë njerëz të infektuar, imuniteti është ose i dobët ose i përkohshëm. Ka edhe një mënyrë tjetër për të pasur një furnizim të pashtershëm me pacientë të rinj: Nëse një virus ka mundësi të pësojë shpejt mutacione, ai mund të shmangë njohjen nga një sistem imunitar që e ka hasur më parë.

Koronavirusi i ri, ka ndryshuar në mënyrë të qëndrueshme, pasi struktura e gjenetike është e koduar në ARN. Në krahasim me një virus të ADN-së, sikurse është ai që shkakton Fruthin, një virus i ARN është më i thjeshtë, dhe ka më pak të ngjarë të korrigjojë gabimet që ndodhin sa herë që shumohet.

Prandaj, shumica e mutacioneve janë zëvendësime të vogla të nukleotideve, të cilat nuk kanë asnjë efekt në sjelljen e virusit. Por me kalimin e kohës, ato gabime të akumuluara mund të ndryshojnë mënyrën e shikimit të një sistemi imunitar, ose mënyrën se si virus bashkëvepron me mjedisin e tij apo ata që infekton.

Zakonisht, një mutacion i jep virusit një avantazh të papritur. Gripi i 1918-ës mori hov pas një mutacioni që pësoi në procesin e tij riprodhues. Pacientët u sëmurën më shpejt, dhe teksa sistemi i tyre imunitar u mobilizua plotësisht, ai dëboi më shumë viruse gjatë kollitjes dhe teshtimave, duke infektuar për pasojë më shumë nga njerëzit që gjendeshin përreth.

Shkencëtarët kanë analizuar ndryshimin e ri gjenetik të përbërjes së koronavirusit, duke bërë që disa të pohojnë se po qarkullojmë shtame më virulente dhe më të transmetueshme. Por ky pretendim ka ngjallur debate të forta.

Nga ana tjetër, mutacione shtesë mund të sjellin sfida të reja për njerëzit apo edhe mundësi të reja. Në rast se jemi me fat, një mutacion mund ta bëjë virusin më pak infektiv, ose më pak vdekjeprurës. Por edhe njerëzit kanë përvetësuar disa hile për të luftuar epidemi të tilla virale.

Shumë kohë para se të parët tanë të kuptonin se mikrobet përhapnin sëmundje, ata e kuptuan se krijimi i distancës midis njerëzve, sillte pakësimin e numrit të atyre që sëmureshin. Gjatë një epidemie, ata që kishin mundësi largoheshin nga qytetet për në shtëpitë e tyre në fshat. Ata që qëndronin shmangnin tregjet.

Spektaklet publike anuloheshin. Ishte fillimi i strategjisë së shëndetit publik, që tani e quajmë distancim shoqëror. Distancimi social e ndryshon mjedisin, duke imituar efektet e ?imunitetit të tufës?. Mënyra tjetër për t?i mohuar një virusi depërtimin tek njerëz të tjerë, është pasja e sa më shumë njerëzve në ?kategorinë e të shëruarve?, një status që deri tani e kanë më shumë se 4.6 milion njerëz.

Kjo realizohet duke e lënë pandeminë të bëjë të vetën, gjithnjë duke supozuar se imuniteti do të zgjasë. Ose mund të zhvillohet një vaksinë. Por lejimi i koronavirusit të bëjë rrugëtimin e vet tek mbarë njerëzimi, do të ishte një katastrofë  e paimagjinueshme.

Epidemiologu i Harvardit, Mark Lipsish, ka vlerësuar se me ndërhyrjen minimale njerëzore, SARS-CoV-2 do të infektonte 20-60 për qind të të gjithë të rriturve, pra 1.5-4,5 miliardë njerëzve. Edhe nëse në fund mund të mos jetë më vdekjeprurës se gripi sezonal – një supozim ky shumë optimist – të paktën 1.5 milion deri në 4.5 milionë njerëz do të vdisnin.

Një vaksinë mund të sigurojë imunitetin e tufës, duke e frenuar virusin dhe pasur shumë më pak vdekje se tani. Por kjo do të kërkojë kohë. Dr.Entoni Fauçi, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, ka thënë se përpjekjet për të zhvilluar, testuar dhe prodhuar shumë vaksina, do të zgjasin minimumi deri nga fundi i këtij viti.

Deri atëherë, ky armik i lig ka kohën në anën e tij, dhe disa truke për ta ruajtur veten. Ndërsa koronavirusi mund të mos prekë çdo person në planet, duket se ai e ka krijuar bazën që i duhet për të vazhduar ekzistencën e tij, thotë virologja e Universitetit të Kolumbias, Angela Rasmusen.

Ashtu si shumë viruse të gripit, ai mund të ndryshojë mjaftueshëm nga viti në vit, aq sa të duket i ri për sistemin tonë imunitar sa herë që shfaqet në masë. Ai gjithashtu mund të ndryshojë në aspekte që e bëjnë atë më shumë si 4 koronaviruset e tjera që kanë infektuar njerëzit:duke vrarë pak, dhe duke sëmurur në një formë të lehtë ose të moderuar shumicën e njerëzve.

Nga këndvështrimi i një virusi, përkufizimi i suksesit është ?të bëhet si e ftohura e zakonshme?, thotë Kohan. Së bashku me shumë mikrobiologë, ai dyshon se ky virus ka atë që duhet për të ekzistuar për një kohë të gjatë. Njerëzit mund ta mposhtin atë përmes një vaksinë të mirë, edhe pse imuniteti që ajo ofron mund të jetë vetëm i përkohshëm./ latimes.comPërshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga