"Kishte menduar të më shantazhonte"/ Zbardhet dëshmia e Bill Gates për lidhjet me Jeffrey Epstein
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Nga Patrick Buchanan ?Newsmax?
E mërkurë: Sekretari amerikan i Shtetit Majk Pompeo, u takua për 7 orë në bazën e Forcave Ajrore Hikam në Hauai me arkitektin kryesor të politikës së jashtme të Kinës, Jang Jieçi. Të dy kishin shumë për të folur.
Sikurse raporton ?The Washington Post?, marrëdhënia konfliktuale midis dy vendeve tona ka ?arritur në pikën më të ulët në gati gjysmë shekulli?. Qëkur Niksoni vizitoi Kinën, raportet mes 2 vendeve nuk kanë qenë më të këqija sesa sot.
Në fillim të kësaj jave, ushtarët kinezë dhe indiane u përleshën me gurë, shkopinj gome dhe hunj përgjatë vijës së armëpushimit në Himalaja, që daton që nga lufta midis tyre në vitin 1962. Të paktën 20 ushtarë indianë vdiqën, disa prej të cilëve u hodhën nga një shkëmb në një lumë të ngrirë, në betejën që pati viktimat më të shumta në numër midis 2 gjigantëve aziatikë.
Një ndër çështjet e ngritura me siguri para Pompeos nga kinezët, është qasja e ashpër në rritje e dy partive kryesore në SHBA ndaj Kinës dhe Partisë Komuniste në pushtet, e cila po forcohet sa më shumë që po afrohen presidencialet e nëntorit.
Shtetet e Bashkuara e kanë vënë Kinën në bankën e të akuzuarve për fshehjen e informacionit mbi koronavirusin e ri, duke lejuar përhapjen e tij, duke gënjyer mbi të, dhe më pas duke i lejuar banorët e Vuhanit të udhëtonin jashtë vendit, në një kohë që brenda Kinës po ngriheshin karantinat.
Në Amerikë, të jesh i ashpër ndaj Pekinit, është bërë një politikë e mirë. Dhe arsyet janë të shumta. Problemi kryesor midis 2 vendeve janë deficitet e mëdha tregtare të SHBA-së me Kinën, që kanë sjellë një de-industrializim historik të vendit, ngritjes e Kinës si fuqia e parë industriale në botë, dhe një varësi të Shteteve të Bashkuara nga importet kineze për nevojat tona jetike kombëtare.
Pastaj është vjedhja sistematike e pronës intelektuale të kompanive amerikane nga Kina, dhe rekrutimi nga Pekini i mijëra spiunëve, që janë aktualisht studentë në kolegjet dhe universitetet amerikane për të vjedhur informacione sekrete.
Jo më pak e rëndësishme është shtypja e besimtarëve të Krishterë, mohimi i të drejtave për banorët e Tibetit, dhe zbulimi i një arkipelagu kampesh përqendrimi në Kinën Perëndimore për të ?edukuar? ujgurët myslimanë dhe kazakët, me synimin shndërrimin e tyre në qytetarë më besnike dhe më të bindur ndaj qeverisë komuniste.
Ndër shqetësimet strategjike të Pompeos:fortifikimi i ishujve dhe i shkëmbinj nënujorë në Detin e Kinës së Jugut nga ushtria kineze, dhe përdorimi i anijeve të saj luftarake për të dëbuar anijet vietnameze, malajziane, indoneziane dhe filipinase të peshkimit nga ujërat e tyre territoriale që tani pretendohen nga Kina.
Një shqetësim tjetër për Pompeon: Prodhimi nga Kina i raketave balistike me rreze të mesme dhe të ndërmjetme, një arsenal bërthamor që nuk përfshihet apo kontrollohet nga marrëveshjet mbi armët të nënshkruara që gjatë Luftës së Ftohtë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Pastaj ishin udhëtimet provokuese të një avioni ushtarak kinez përmes ngushticës së Tajvanit, për të trembur Taipein, dhe për të treguar armiqësinë e Pekinit ndaj qeverisë pro-amerikane të rizgjedhur kohët e fundit në ishull.
Së fundmi janë edhe kufizimet në rritje të Kinës ndaj lirive që kanë gëzuar qytetarët e Hong Kongut në bazë të Ligjit Themelor të negociuar me Britaninë e Madhe, kur ky territor për shumë dekada një koloni britanike, iu rikthye sërish Pekinit në vitin 1997.
Gjithashtu në ?menynë? e bisedimeve në Hikam, ishte gati me siguri edhe sjellja e re agresive e Koresë së Veriut. Këtë javë, godina në Kaesong, pak metra në brendësi të Koresë së Veriut, ku janë zhvilluar më herët bisedimet dypalëshe për paqe midis dy Koreve, u hodh në erë nga Pheniani.
Ky akt u shoqërua me kërcënime nga vendi komunist, për të ridërguar trupat luftarake në pozicionet që kishin pushuar përgjatë Zonës së Demilitarizuar. Retorika e Koresë së Veriut kundër presidentit të Koresë së Jugut, Mun Jae-in, e ardhur këtë herë nga motra 32-vjeçare e diktatorit komunist, Kim Jong Un, ylli në rritje i regjimit, Kim Jo Jong, është duke u ashpërsuar.
Në një deklaratë të bërë këtë javë, Kim Jo Jong e etiketoi zotin Mun si një shërbëtor të amerikanëve. ?Është bindja jonë se nuk është më e mundur të diskutojmë mbi raportet Veri-Jug me një partner të tillë servil?- tha ajo.
Mediat shtetërore të Koresë së Veriut, publikuan foto të shkatërrimit të zyrës së përbashkët ndërlidhëse. Pheniani është duke mbyllur çdo urë komunikimi me Seulin, dhe një Jug i irrituar duket se do të nisë të kundërpërgjigjet.
Detanta midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugu duket tashmë e ?vdekur?, dhe marrëdhënia e veçantë e presidentit Trump me Kim Jong Un, mund t?i ketë ditët e numëruara. Ka që tani zëra për një ripërtëritje të programit të armëve bërthamore dhe testeve të raketave me rreze të gjatë veprimi nga Pheniani, pezullimi i të cilave ishte një nga arritjet diplomatike të Trumpit.
Nëse marrëveshja paraprake tregtare që nënshkroi Trump me Kinën, do të arrijë t?i mbijetojë acarit në rritje midis të dyve vendeve, kjo gjë mbetet për tu parë.
Ajo që kinezët duket se po thonë me veprimet e tyre – kundër Indisë, Vietnamit, Malajzisë, Indonezisë, Filipineve, Tajvanit, Australisë, Hong Kongut dhe Japonisë – është kjo:Miqtë dhe aleatët tuaj amerikanë janë e djeshmja. Ne jemi e nesërmja. E ardhmja e Azisë na përket neve. Ndaj përshtatuni situatës së re!
Askush nuk duhet ta dëshirojë një luftë të ?nxehtë?, apo një luftë të re të ?ftohtë?, me Kinën apo Korenë e Veriut. Por nëse Trumpi do të mbështetej tek marrëdhëniet e tij të veçanta me Kim Jong Un dhe Xi Jinping, marrëveshjen e tij tregtare me Kinën dhe angazhimin e Kim për të hequr dorë nga armët bërthamore në këmbim të njohjes së regimit, tregtisë dhe ndihmës ekonomike, ai duhet që ta rimendojë këtë gjë.
Në një të ardhme të parashikueshme, qasja agresive luftarake e komuniste në Pekin dhe Phenian duket se do të jetë një normë, në mos mund të jetë edhe më keq sesa kaq./ Përshtatur nga CNA.al
Meka vlerësohet si qyteti më i shenjtë i fesë Islame. Përveç...
Shoku nuk ka kaluar akoma. Pak ditë pas njoftimit të preside...
“The Wall Street Journal”Në lidhje me çështjen e librit të X...
Sa njerëz janë infektuar realisht nga koronavirusi i ri deri...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Në më pak se 6 muaj, Covid-...
“Der Spiegel”Në përgjithësi, shtëpia e Ursula von der Lejen ...
Ajo për të cilën janë të një mendimi krerët e BE është që të...
Nga Mike Pence “The Wall Street Journal”* Ditët e fundit, me...
Monica Showalter “American Thinker”* Libri i ish-Këshilltar...
Beteja e Vaterlosë u zhvillua më 18 qershor 1815 në kodrat e...
Një studim i ri sugjeron, se 1 në 5 njerëz në të gjithë botë...
Nga Rainer Zitelmann “National Interest”* Unë kam porositur ...
Nga Kristin Tate “The Hill”* Xho Bajden mund të jetë personi...
Nga Erik J.Dahl “The Conversation”* Ndërsa pandemia e korona...
Kancelari i bashkimit gjerman, dhe një figurë madhështore e ...
Në disa vende të Evropës Lindore po hiqen nga parqet monumen...
Kur udhëheqësit e BE-së të zhvillojnë takimin virtual të pre...
Trumpi e mori vendimin për tërheqjen e trupave pa konsultime...
Pas Luftës së Dytë Botërore, administratat e presidentëve Fr...
Kur misioni është afër së pamundurës, dhe kur është e nevojs...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Evropa Perëndimore po përballet me një valë të fortë të të...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...