E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Nga Erik J.Dahl ?The Conversation?
* Ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon të përhapet, është e qartë se pasja e një informacioni më të mirë e më të shpejtë, si dhe të vepruarit më shpejt mbi atë që dihej, mund të kishte ngadalësuar ndjeshëm përhapjen e Covid-19, dhe shpëtuar për pasojë shumë jetë njerëzish.
Që tani ka akuza se kush duhet të kishte bërë më mirë në këtë situatë, dhe presidenti amerikan Donald Trump ka filluar tashmë të bëjë fajtor shërbimet inteligjente. Por, si një ish-oficer i zbulimit të marinës amerikane, unë besoj se është e dobishme që të shohim të gjithë procesin sesi u mblodh dhe u përpunua informacioni në lidhje me këtë sëmundje nga qeveria amerikane, por edhe nga shumë organizata të tjera në mbarë botën.
Roli i agjencive tradicionale të inteligjencës amerikane
Komuniteti i Inteligjencës Amerikane, ka paralajmëruar për shumë vite kërcënimin e mundshëm të sëmundjeve, në mesin e rreziqeve të mundshme për stabilitetin dhe sigurinë kombëtare. Për shembull, kreu i atëhershëm i Inteligjencës Kombëtare Den Koats i deklaroi Kongresit në janar të 2019-ës, se një epidemi në shkallë të gjerë ?mund të sjellë një numër të madh vdekjesh, të godasë rëndë ekonominë botërore, të zvogëlojë burimet ndërkombëtare dhe të shtojë apelet për ndihmë ndaj Shtetet e Bashkuara?.
Agjencitë tradicionale të inteligjencës kombëtare, si CIA dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare, mund të jenë të dobishme në gjurmimin e pandemive pasi ato të jenë identifikuar, duke përdorur informatorët dhe burime të tjera të ndjeshme të inteligjencës, për të përcaktuar se ku ka lindur epidemia, dhe si kanë reaguar vendet e tjera.
Por barra kryesore për zbulimin e pandemisë brenda komunitetit të inteligjencës, i bie agjencive më pak të njohura, si Qendra Kombëtare e Inteligjencës Mjekësore. Ajo është pjesë e Departamentit të Mbrojtjes që gjurmon sëmundjet e shfaqura, kërcënimet bio-terroriste dhe aftësitë mjekësore të vendeve të tjera.
Mbledhja e inteligjencës mjekësore në SHBA
Përtej komunitetit të inteligjencës, SHBA-ja ka një sistem kompleks të mbledhjes së informacionit civil mjekësor dhe të shëndetit publik, të koordinuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Kjo qendër administron rreth 100 sisteme të ndryshme të mbikëqyrjes shëndetësore, përfshirë mbledhjen e të dhënave nga zyrtarët lokalë dhe shtetërorë të shëndetësisë për sëmundje serioze si antraksi, kolera dhe Ebola, përmes Sistemit Kombëtar të Mbikëqyrjes së Sëmundjeve të Dukshme.
CDC mbledh gjithashtu informacione nga institucionet mjekësore dhe departamentet e shëndetit publik mbi simptomat shëndetësore potencialisht të rrezikshme, para se ato të diagnostikohen nga ekspertët mjekësorë, si pjesë e Programit Kombëtar të Mbikëqyrjes Sindromike.
Sistemet ndërkombëtare të mbikëqyrjes mjekësore
Organizata Botërore e Shëndetit, ndodhet në krye të një rrjeti edhe më kompleks të sistemeve ndërkombëtare të mbikëqyrjes së shëndetit dhe sëmundjeve. Për shembull, Rrjeti i saj i Ndalimit Epidemive dhe Reagimit Global, përpiqet t?i identifikojë epidemitë në vendet në zhvillim.
Por OBSH nuk ka sistemin e vet të inteligjencës mjekësore. Roli i saj është të inkurajojë dhe mbështesë vendet anëtare të saj, për të zhvilluar aftësitë e tyre në zbulimin dhe raportimin e shpërthimeve të sëmundjeve. Programe të tjera ndërkombëtare të mbikëqyrjes mjekësore mbledhin informacione nga media, faqet e internetit dhe burime të tjera, në përpjekje për të identifikuar dhe paralajmëruar për shpërthimet e sëmundjeve.
Këto përpjekje përfshijnë Rrjetin Global të Inteligjencës të Shëndetit Publik, Programin e Monitorimit të Sëmundjeve në zhvillim dhe ?HealthMap?.
Sa mirë vepruan ato?
Sipas të dhënave fillestare, komuniteti amerikan i inteligjencës reagoi mirë në lidhje me raportimin mbi virusin, menjëherë pasi bëri bujë lajmi mbi epideminë në Kinë në fillim të janarit. Nëse mund të kishte pasur një reagim më të hershëm, dhe pse administrata Trump nuk veproi më herët më me vendosmëri, këtë duhet ta përcaktojë një komision i ardhshëm hetimor mbi koronavirusin.
Disa raportime mediatike, tregojnë se agjencitë amerikanë të inteligjencës mund të kenë zbuluar një sëmundje të re në Kinë që në nëntorin e vitit të shkuar, edhe përpara se autoritetet kineze ta njihnin këtë problem. Por këto raporte janë hedhur poshtë nga zyrtarët amerikanë, ndërsa është e qartë se që nga mesi i janarit, komuniteti amerikan i inteligjencës e kishte njoftuar presidentin Trump për epideminë.
Policia kineze, kërcënoi një mjek kinez që foli i pari për epideminë. Ai vdiq më vonë nga koronavirusi. Kritikët e kanë drejtuar gishtin tek Organizata Botërore e Shëndetit, që nuk shpalli më shpejt gjendjen e emergjencës. OBSH ka rënë dakord për nisjen e një hetimi të pavarur ndërkombëtar mbi këtë çështje.
Por organizata ka paralajmëruar për vite me radhë mundësinë e shfaqjes së një pandemie të re. Për shembull në vitin 2018, OBSH publikoi një listë kërcënimesh nga sëmundje të ndryshme, duke përfshirë të ashtuquajturën ?Sëmundjen X?, për të cilën u tha se ?përfaqëson vetëdijen se një epidemi serioze ndërkombëtare, mund të shkaktohet nga një patogjen aktualisht i panjohur?.
Problemi themelor është se OBSH-ja varet nga vendet për të zbuluar dhe raportuar epidemitë serioze të sëmundjeve, në vend se të ketë një grup monitoruesish të shëndetit global, duke ruajtur vëmendjen e tyre ndaj shpërthimeve të mundshme epidemike.
Ç?duhet bërë tani?
Të dhënat e hershme, thonë se komuniteti amerikan i inteligjencës duhet të marrë parasysh hapa të tillë si rritja e dukshmërisë dhe rëndësisë së Qendrës Kombëtare të Inteligjencës Mjekësore. Por veprimet më të rëndësishme, ka të ngjarë të jenë në nivelin ndërkombëtar. Ekspertët kanë sugjeruar që Organizatës Botërore të Shëndetit t?i jepet një autoritet më i madh për të zbatuar kërkesat e raportimit të kombeve individuale, siç është rishikimi i Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit.
Të tjerë kanë sugjeruar zhvillimin e një sistemi global të paralajmërimit të hershëm për sëmundjet infektive dhe kërcënime të tjera shëndetësore, që do të sigurojë një sistem në mbarë botën të ngjashëm me atë që tashmë ekziston për paralajmërimin e tërmeteve dhe cunameve.
Megjithatë, deri më tani, pandemia nuk ka arritur të frymëzojë llojin e përpjekjeve të koordinuara ndërkombëtare që janë të nevojshme për t?u përballur në një mënyrë efektive me një problem të vërtetë global. Aftësia e çdo kombi, madje edhe SHBA-së, për të identifikuar dhe për t?iu përgjigjur një krize globale mbetet e kufizuar.
Tek e fundit, ajo do të kërkojë veprime politike nga ana e shteteve dhe komunitetit ndërkombëtar, për t?i dhënë mundësi botës të mësojë nga ky dështim global i inteligjencës, duke u angazhuar në mënyrë efektive për të luftuar pandeminë e ardhshme./ Përshtatur nga CNA.al
Kancelari i bashkimit gjerman, dhe një figurë madhështore e ...
Në disa vende të Evropës Lindore po hiqen nga parqet monumen...
Kur udhëheqësit e BE-së të zhvillojnë takimin virtual të pre...
Trumpi e mori vendimin për tërheqjen e trupave pa konsultime...
Pas Luftës së Dytë Botërore, administratat e presidentëve Fr...
Kur misioni është afër së pamundurës, dhe kur është e nevojs...
Nga Pilita Clark “Financial Times”* Në një nga artikujt më t...
Aplikacioni paralajmërues për Coronan nuk zëvendëson vaksinë...
Nga Jean-Francois Manicom “Politico.eu”* Liverpul – Faraonët...
Nëse jeni prekur më herët nga disa forma të infeksionit të s...
Nga Francis Fukuyama* Krizat e mëdha sjellin edhe pasoja të ...
Shpikjet që kanë ndihmuar dhe mbrojnë aftësinë e njeriut për...
Nga Victor Davis Hanson “National Riview”* Ndërsa katastrofa...
Nëse kohët e fundit nuk mbani me vete dezinfektues duarsh dh...
Qyteti i lashtë legjendar i Trojës është rikthyer së fundmi ...
Nga Martin Wolf “The Financial Times”“Covid-19, është goditj...
Përse njerëzit nuk më pëlqejnë mua? Secili prej nesh ia ka b...
* Një nga ndryshimet më të dukshme fizike midis meshkujve dh...
Përveç garës së egër hapësinore dhe prodhimit të armëve bërt...
Nga Newt Gingrich “Fox News”* Në librin tim të ri “Trump dhe...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...