“Në emër të protestës”/ Tallje me flamurin shqiptar, anarkistët e zëvendësojnë me flamingon
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...
Nëse kohët e fundit nuk mbani me vete dezinfektues duarsh dhe nuk e përdorni aq shpesh, apo dilni jashtë shtëpisë thuajse të shkujdesur, nuk jeni të vetmit. Kjo dukuri e pandërgjegjshme quhet ?lodhje nga kujdesi?, dhe për këtë përgjegjës është truri jonë.
Ju me siguri që keni qenë vigjilentë në fillim të kësaj pandemie, duke u ruajtur vazhdimisht për t?u siguruar që të mos infektoheni nga koronavirusi apo të infektoni të tjerët. Për trurin ky ishte një kërcënim i ri dhe emergjent.
Dhe të nxitur nga instinkti njerëzor i vetëmbrojtjes, frika e re ju motivoi që të respektoni me durim masat paraprake të sigurisë. Por 3 muaj më pas, kjo ndjenjë emergjence mund të jetë duke u venitur. Lodhja nga kujdesi, ndodh kur njerëzit shfaqin një motivim të ulët për të respektuar udhëzimet e autoriteteve, thotë Zhaklin Golan, profesore në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Veriperëndimor Feinberg.
?Kjo ndodh kur ne na soset durimi nga paralajmërimet, apo nuk besojmë se ato të jenë reale ose të rëndësishme, ose kur ne e nënvlerësojmë rrezikun aktual. Dhe në këtë mënyrë, ne neglizhojmë disa rregulla, si për shembull ndalojmë së lari së më shpesh duart, vendosjen e maskave dhe distancimin social?- thotë ajo.
Lodhja nga kujdesi, është vërejtur edhe në situata të mëparshme apo të jetës së përditshme, si për shembull kur e shpërfillni një lloj alarmi, dhe nuk e merrni atë seriozisht pasi e keni dëgjuar më parë. Kjo gjendje mendore ndodh për disa arsye, përfshirë stresin kronik, uljen e ndjeshmërisë ndaj paralajmërimeve dhe pamundësinë për të përpunuar me të tjerët informacionet e reja.
Lodhja nga kujdesi mund të vijë nga një ulje e ndjeshmërisë ndaj paralajmërimeve të përsëritura, thotë Golan. Amigdala, rajoni i trurit që regjistron frikën, aktivizohet kur ne shohim ose dëgjojmë një kërcënim (ose informacion në lidhje me pandeminë).
Kur truri ynë percepton kërcënime, frika komunikohet në të gjithë trupin përmes hormoneve të stresit dhe sistemit nervor simpatik, apo reagimi tonë ?lufto ose ik?. ?Pra, Amigdala është e rëndësishme pasi ajo përcakton rëndësinë relative të kërcënimit?- thekson ekspertja.
Tani që sistemi i alarmit është zhdukur, ai e ka përgatitur trupin që të relaksohet dhe që ju t?i përgjigjeni saktë pyetjeve të tilla ?A kam sot më shumë sende ushqimore?? apo ?A takohem me miqtë e mitë? Në këtë situatë hyn në lojë hipokampusi, që është i lidhur me Amigdalën dhe korteksin araballor të trurit.
Ai e ndihmon trurin të vlerësojë kontekstin e një kërcënimi të perceptuar, dhe nëse ai është i vërtetë, shton Golan. ?Ai përcakton në thelb kontekstin se si në fillim boshatisja e dyqaneve ishte shumë e rëndësishme, por tani jo aq shumë. Kështu, hipokampusi ndikon në uljen e frikën së Amigdalës?- thekson Golan.
Truri ynë rregullon perceptimin e alarmeve për të zvogëluar stresin e trupit tonë, ndaj na duhet më shumë kohë për t?iu përgjigjur paralajmërimeve ose ne i injorojmë ato. Në këto kushte, ju mund të dezinfektoni disa sende ushqimore por jo të gjitha, ose thjesht lani duart herë pas here.
Ndërkohë lodhja nga kujdesi i madh gjatë karantinës, ndodh gjithashtu si pasojë e sfidave njohëse, mendon Erik Zilmer, profesor i neuropsikiologjisë në Universitetin Dreksel në Pensilvani, SHBA. ?Gati e gjithë Amerika po përballet me një situatë të paqartë, komplekse të zgjidhjes së problemeve. Ne nuk kemi përjetuar kurrë më parë diçka të tillë?.
Mënyra e trurit për të përpunuar detaje të reja, është tani më e vështirë, pasi metoda e marrjes së tyre është kryesisht digjitale. Për shkak të izolimit social, ne nuk mund të mbështetemi në rajonin e trurit që na ndihmon të kontekstualizojmë informacionin, duke përpunuar intuitën apo shenjat sociale.
Mësimi me njerëzit, do të na ndihmonte të përpunonim dhe forconim sjelljet e përgjegjshme. Në këtë fazë ne jemi duke u munduar të menaxhojmë informacione të reja, konkurruese dhe të kudogjendura, të cilat nuk i kemi brendësuar akoma, ngjashëm me ngarjen e makinës përmes trafikut.
Fakti që rregullat ndryshojnë vazhdimisht, nuk na ndihmon aspak, pasi truri ynë pëlqen qëndrueshmërinë. Dhe një tepricë informacioni, mund ta bëjë të vështirë leximin e duhur të situatës, dhe kuptimin e asaj që është në fakt kërcënimi real.
Ndërkohë, stresi gjithashtu e bën më të lehtë harrimin e gjërave. Edhe nëse ekziston një shans për t?u sëmurur me kronavirus, të qenit shumë i lodhur mendërisht mund të na pengojë të vendosim pikat mbi ?i? në situata aktualisht të papërshtatshme, pasi kjo do të kërkonte shumë përpjekje.
Çfarë mund të bëni? Reduktoni stresin qe keni duke praktikuar kujdesin për veten:Kur keni mundësi, bëni ushtrime fizike, gatuani një vakt të ngrohtë për veten tuaj ose meditoni . Punoni mbi vlerat që ju ndihmojnë të ndiheni mirë me veten,rekomandon Zilmer./Përshtatur nga CNA.al
Qyteti i lashtë legjendar i Trojës është rikthyer së fundmi ...
Nga Martin Wolf “The Financial Times”“Covid-19, është goditj...
Përse njerëzit nuk më pëlqejnë mua? Secili prej nesh ia ka b...
* Një nga ndryshimet më të dukshme fizike midis meshkujve dh...
Përveç garës së egër hapësinore dhe prodhimit të armëve bërt...
Nga Newt Gingrich “Fox News”* Në librin tim të ri “Trump dhe...
Nga Walter Russell Mead “The Wall Street Journal”* Ndërsa Sh...
Disa shoqëri sekrete janë tashmë të njohura, dhe vazhdojnë t...
Nga Mindy Weisberger “Live Science”Për sa kohë që ka pasur f...
Në “Indeksin Global të Paqes” përshkruhet çdo vit gjendja e ...
Nga Ted Galen Carpenter “American Conservative”Sjellja e fun...
Në një intervistë telefonike për gjermanen “Der Spigel”, 81-...
Nga Mauro BonazziNjë epidemi e padeshifrueshme; shumë të vde...
Më 8 qeshor 1982, presidenti republikan amerikan Ronald Rega...
Nga Jonathan Martin “The New York Times”* Në vitin 2016 repu...
Nga Ahmed Charai “National Interest”* Imazhet dramatike që k...
Nga Heather Mac Donald “The Wall Street Journal”Vdekja e Xho...
Nga Anne-Marie Slaughter “Project Syndicate”Bota i ka shpenz...
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Beteja e Normandisë, që zgjat...
Nga Clayton M.Dalton “New Scientist”Ne kemi mësuar shumë mbi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...