ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
Nga Clayton M.Dalton ?New Scientist?
Ne kemi mësuar shumë mbi koronavirusin e ri muajt e fundit. Duket se njerëzit mund ta transmetojnë virusin pa simptoma, se grimcat e virusit mund të përhapen shumë përmes ajrit, dhe se mungesa e shijes në gojë është një tregues çuditërisht i besueshëm i infeksionit.
Por ende po mundohemi t?i përgjigjemi asaj që është pyetja më e ngutshme nga të gjitha:sa vdekjeprurës është ky virus? Është një pyetje që ka nxitur shumë debate, mbi atë nëse masat e bllokimit shkaktojnë më shumë dëme sesa janë pozitive, dhe se si duhet ta rihapim vendin.
Përgjigja ime si mjek urgjence:përgjigja nuk ka rëndësi. Së pari, duhet të kuptojmë disa gjëra në lidhje me shkallën e vdekshmërisë. Kur virusi u shfaq si një kërcënim serioz në qytetin kinez të Vuhanit, vlerësimet e hershme mbi shkallën e vdekshmërisë luhateshin midis 3-4 për qind.
Por disa bënë apel për kujdes kur e interpretuan këtë shifër. Të sëmurët me simptoma të buta (ose pa simptoma fare), kishin më pak të ngjarë të testoheshin pozitivë për virusin dhe të llogariteshin si një rast i konfirmuar. Ndonëse shkalla e vdekshmërisë, është raporti i numrit të vdekjeve me atë të të infektuarve, një emërues artificialisht i ulët si pasojë e rasteve të pazbuluara, do ta bënte virusin të dukej më vdekjeprurës sesa është ai në realitet.
Edhe disa muaj më vonë, shkencëtarët po përpiqen ende të përcaktojnë shkallën e vdekshmërisë në Vuhan, edhe pse virusi u përhap me shpejtësi në të gjithë botën. Në mars, studiuesit përdorën një qasje të ndryshme për të vlerësuar numrin real të të infektuarve në Vuhan, dhe zbuluan se shkalla e vdekshmërisë mund të ketë qenë afro 1.4 për qind.
Pastaj në prill, numri i vdekjeve nga Covid-19 në Vuhan u rishikua, duke e trefishuar numrin e mëparshëm, dhe duke e rritur nivelin e vlerësuar të vdekshmërisë. Atëherë, cili është niveli i vërtetë i vdekjeve në Vuhan? Ne akoma nuk e dimë të vërtetën.
Edhe në SHBA po përballemi me të njëjtën sfidë. Duke pasur parasysh përpjekjet e ngadalta për të rritur numrin e testimeve, numri i përgjithshëm i rasteve është gati me siguri më i lartë sesa numri i rasteve të konfirmuara zyrtarisht, ndoshta 10 apo 20 herë më i madh.
Ne nuk jemi të sigurt për numrin real të të vdekurve. Vdekshmëria nga ky virus në muajt mars dhe prill, ishte dukshëm më e lartë në shtetet e goditura më fort si Nju Jorku dhe Nju Xhersi. Një konfuzion i ngjashëm, ka ekzistuar edhe në vendet e tjera të prekura nga pandemia.
Në Itali kjo shkallë është llogaritur në afro 14 për qind, por në Islandë është vetëm 0.5 përqind. Gjermania ka një normë prej 4.5 për qind, ndërsa Koreja e Jugut vetëm 2.4 për qind. Në SHBA shkalla e vdekshmërisë është rreth 6 për qind, pak më e vogël sesa mesatarja globale prej 6.8 për qind.
Kjo gamë e gjerë, nuk na afron me një shkallë vdekshmërie ?reale?. Përkundrazi, ajo sugjeron diçka tjetër të rëndësishme:vdekshmëria e virusit, varet nga një mori faktorësh, që në disa raste nuk kanë lidhje me vetë virusin. Pra edhe nëse do të mund të llogaritnim çdo rast dhe çdo vdekje të vetme nga virusi, rreziku i vdekjes nga virusi do të ndryshonte nga një vend në tjetrin, nga njëri qytet në tjetrin, dhe nga njëri person tek tjetri.
Për shembull, ne e dimë se virusi është më i rrezikshëm tek të moshuarit, ndaj presim që vdekshmëria të jetë më e lartë në vendet me popullsi më të moshuar si Italia. E dimë gjithashtu se virusi është më i rrezikshëm, në rast se vuani nga sëmundje kronike si hipertensioni ose diabeti. Dhe mund të presim që vdekshmëria të jetë më e lartë në vendet ku njerëzit vuajnë më shumë nga këto sëmundje si në SHBA.
Në rrezikun e vdekjes nga koronavirusi, ndikojnë edhe kapacitetet spitalore, pasi cilësia e kujdesit mjekësor bie shumë kur mbingarkohet në rrezikun e vdekjes nga virusi. Dhe kapaciteti ndryshon nga njëri vend në tjetrin: Gjermania ka 8 shtretër spitalorë për një 1 mijë njerëz, ndërsa SHBA-ja ka më pak se 3.
Xhon Joanidis, një shkencëtar i respektuar në Universitetin e Stenfordit, ka qenë një skeptik i hershëm nëse Covid-19 ishte më i keq sesa gripi sezonal, që ka një shkallë vdekshmërie prej rreth 0.1 përqind. Në mars, Joanidis i cilësoi masat e bllokimit ?krejtësisht joracionale?. ?Është si një elefant që sulmohet nga një mace shtëpiake. I irrituar dhe në përpjekje për të shmangur macen, elefanti bie aksidentalisht nga një shkëmb dhe vdes?- shkroi ai. Dhe në fund të prillit, Joanidis dhe kolegët e tij në Stenford publikuan pjesë të një studimi që supozohej se e mbështeste këtë pretendim.
Por metodat dhe përfundimet e tij, u kritikuan ashpër nga statisticienët dhe shkencëtarët e fushave të tjera. Pavarësisht kësaj, studimi vetëm sa e forcoi debatin e zjarrtë midis konservatorë që kapen pas çdo prove që sugjeron një shkallë më të ulët të vdekshmërisë, duke pretenduar se virusi nuk është aq i rrezikshëm sa të justifikojë mbylljen e ekonomive.
Nga ana tjetër, liberalët kanë prirjen të mbështesin autoritetet e shëndetit publik, të cilët kërkojnë një rihapje të kujdesshme, pasi virusi është ende vërdallë. Pra, kush ka të drejtë? Nga këndvështrimi im si mjek i shërbimit të urgjencës, vdekshmëria e saktë e virusit për mua nuk është e rëndësishme tani për tani, pasi Covid-19 është mjaft vdekjeprurës.
Unë kam qenë në vijën e parë të frontit në luftë kundër këtij virusi, dhe e di që ai nuk është një ?mace shtëpiake?. Çdo ditë, unë dhe kolegët e mi jemi përballur me një numër të madh pacientësh me COVID në të 30-at, 50-at apo 80-as, me shumë prej tyre jashtëzakonisht të sëmurë. Dhe disa nga këta njerëz kanë vdekur tashmë. Virulenca e këtij virusi është i madh, të paktën tek pacientët e shtruar në spital. Mjekët me përvojë, e dinë që ai nuk është aspak i ngjashëm me gripin./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Heather Catt & Arpana Verma “The Conversation”Aktualisht...
Nga Debra Heine “American Greatness”* Dikush po organizon kr...
Teksa po shtohen trazirat politike, krahas përhapjes së pand...
Nga Miranda Devine “The New York Post”* Tragjedia e trazirav...
Mjekët italianë pretendojnë tashmë se koronavirusi është dob...
Nga Ben Westcott “CNN”* Kur agoi 4 qershori 1989, populli ki...
Nga Adam Kleczkowski “The Conversation”* Kur koronavirusi i ...
Rebelimi ndaj juntës ushtarake në Burma, viti 1988Vitet e su...
“The Week”* Ekspertët e shëndetësisë, po rekomandojnë tashmë...
Nga Steve Mccann “American Thinker”Që nga 9 nëntori i vitit ...
Sot aktorja do të mbushte 94-vjeç. Mjerisht, disa nga njerëz...
“Corona është një shpikje e Bill Gates” – është një prej teo...
Nga Daniel Mccarthy “National Interest”Republikanët patën nj...
Joe Biden u takua me drejtuesit e komunitetit në një kishë k...
Në vitin 2014, lehtësimi i klauzolave të Ligjit britanik të ...
Teksa shumë vende po lehtësojnë masat kufizuese, banorët po ...
Prej disa javësh jeta në qytete është vënë në gjendje pauze....
Nga rebelimet politike tek ankthet mbi seksin, teknologjinë ...
Ka gjithmonë nga ata njerëz që shohin mundësi në çdo lloj ka...
CIA e ka përdorur shpesh muzikën si instrument propagandisti...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...