Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Më 8 qeshor 1982, presidenti republikan amerikan Ronald Regan, do të mbante një fjalim anëtarëve të parlamentit britanik në Galerinë Mbretërore në Pallatin Uestminster në Londër.
I mbetur në histori për etiketimin e Bashkimit sovjetik si ?Perandoria e të keqes?, Regan bëri në atë fjalim një parashikim profetik, pikërisht në kulmin e Luftës së Ftohtë dhe garës së ethshme të armatimeve:ideologjia komuniste e markzizëm-leninizmit ishte e dënuar të dështonte, dhe se kjo ishte vetëm çëshje kohës.
Ndiqni më poshtë pjesë të përmbledhura të atij fjalimi të jashtëzakonshëm, që për nga rëndësia krahasohet me fjalimin e ish-kryeministrit britanik Uiston Çërçill në vitin 1946 në SHBA, kur foli për një ?Perde të Hekurt? që kishte rënë në Evropë, si pasojë e kundërvënies së egër mes Perëndimit kapitalist dhe Lindjes komuniste:
?Ne po i afrohemi fundit të një shekulli të përgjakshëm, të karakterizuar nga një shpikje e tmerrshme politike:totalitarizmi. Sot është më e vështirë të jesh optimist, jo sepse demokracia është më pak e fuqishme, por sepse armiqtë e demokracisë i kanë rafinuar instrumentet e tyre të represionit.
Gjithsesi, optimizmi është forcuar, pasi dita-ditës demokracia po dëshmon se është një lule aspak e brishtë. Nga Balltiku në veri e deri në Varna në Detin e Zi, regjimet totalitare kanë më shumë se 30 vjet që sundojnë popujt e tyre.
Por asnjë prej tyre nuk ka arritur ende të mbajë zgjedhje të lira. Regjimet e ?mbjella? përmes bajonetës, nuk mund të hedhin dot rrënjë. Unë jam i vetëdijshëm se midis nesh këtu dhe në të gjithë Evropën, ka një mosmarrëveshje legjitime mbi masën në të cilën sektori publik duhet të luajë një rol në ekonominë dhe jetën e një kombi. Por në një pikë jemi të gjithë bashkë:neverinë tonë ndaj diktaturave në të gjitha format e saj, por më së shumti ndaj totalitarizmit dhe akteve çnjerëzore që ka sjellë:spastrimet e madha, Aushvici dhe Dahau, Gulagët dhe Kamboxhia.
Në një kuptim ironik Karl Marksi kishte të drejtë. Ne po shohim sot një krizë të madhe revolucionare, një krizë ku kërkesat e rendit ekonomik bien drejtpërdrejt ndesh me ato të rendit politik. Por kriza po ndodh jo në Perëndimin e lirë, jo-marksist, por në shtëpinë e markizëm-leninizmit, Bashkimit Sovjetik.
Është Bashkimi Sovjetik, ai që po ecën kundër rrymës së historisë, duke i mohuar lirinë dhe dinjitetin njerëzor qytetarëve të tij. Ky vend është gjithashtu në vështirësi të mëdha ekonomike. Dimensionet e këtij dështimi janë befasuese:Një vend që ka të angazhuar një të pestën e popullsisë së tij në bujqësi, nuk është në gjendje të ushqejë njerëzit e vet.
Po të mos ishte për sektorin e vogël privat, i toleruar në bujqësinë sovjetike, vendi mund të ishte tani në prag të urisë. Rënia e vazhdueshme e rritjes ekonomike, e kombinuar me rritjen e prodhimit ushtarak, po çon në privime ekstreme popullin sovjetik.
Por dështimi i eksperimentit sovjetik, nuk duhet të na befasojë. Kudo që janë bërë krahasime midis shoqërive të lira dhe të mbyllura ? midis Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore, Austrisë dhe Çekosllovakisë, Malajzisë dhe Vietnamit – janë vendet demokratike, ato që janë më të zhvilluara dhe që u përgjigjen nevojave të njerëzve të tyre.
Dhe një nga faktet e thjeshta por dominuese të kohës sonë është kjo:Nga miliona refugjatë që kemi parë në botën moderne, ikja e tyre është gjithmonë larg dhe jo drejt botës komuniste. Sot forcat tona ushtarake në gjirin e NATO-s, qëndrojnë vigjilentë për të parandaluar një pushtim të mundshëm nga Lindja.
Ndërsa në anën tjetër të vijës ndarëse, forcat sovjetike përpiqen të parandalojnë arratisjen e qytetarëve të tyre. Ne duhet të jemi të vendosur në bindjen tonë, se liria nuk është e drejta e vetme e një pakice fatlume, por e drejta e patjetërsueshme dhe universale e të gjitha qenieve njerëzore.
Kështu shprehet Deklarata Universale e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, e cila, ndër të tjera, garanton zgjedhje të lira. Objektivi që unë propozoj është mjaft i thjeshtë:të forcohet infrastruktura e demokracisë, sistemi i një shtypi të lirë, sindikatat, partitë politike, universitetet, i cili i lejon një populli të zgjedhë mënyrën e vet për të zhvilluar kulturën e vet, të realizojë vetë ndryshimet përmes mjeteve paqësore.
Ky nuk është një imperializëm kulturor, por ai siguron mjetet për një vetëvendosje të vërtetë dhe mbrojtje të diversitetit. Në të njëjtën kohë, ne e ftojmë Bashkimin Sovjetik të marrë në konsideratë se si mund të zhvillohet gara e ideve dhe vlerave mbi baza paqësore dhe reciproke.
Për shembull, unë jam i gatshëm t?i jap mundësi presidentit sovjetik Brezhnev të flasë para popullin amerikan në televizionet tona, nëse ai do të më japë të njëjtën mundësi që unë t?i drejtohem popullin sovjetik. Nuk dua të dukem shumë optimist, por Bashkimi Sovjetik nuk është imun ndaj realitetit të asaj që po ndodh në botë.
Ka ndodhur edhe në të kaluarën – një elitë e vogël qeverisëse përpiqet gabimisht të shuajë trazirat e brendshme, përmes një shtypjeje më të madhe dhe aventurave ushtarake në vende të tjera huaja, ose zgjedh një kurs të ri më të zgjuar. Nis t?i lejojë njerëzit e saj që të kenë një zë në fatin e tyre.
Kam folur në raste të tjera mbi elementet e politikave perëndimore ndaj Bashkimit Sovjetik për të mbrojtur interesat tona dhe mbrojtur paqen. Tani po flas për një plan, dhe për një shpresë për një afat të gjatë, se marshimi i lirisë dhe demokracisë do ta hedhë me siguri Marksizëm-Leninizmin në koshin e historisë, ashtu siç ka hedhur aty edhe tiranitë e tjera që kanë mbytur lirinë dhe gërryer në fund veten?./Historyplace– Përshtatur nga CNA.al
Nga Jonathan Martin “The New York Times”* Në vitin 2016 repu...
Nga Ahmed Charai “National Interest”* Imazhet dramatike që k...
Nga Heather Mac Donald “The Wall Street Journal”Vdekja e Xho...
Nga Anne-Marie Slaughter “Project Syndicate”Bota i ka shpenz...
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Beteja e Normandisë, që zgjat...
Nga Clayton M.Dalton “New Scientist”Ne kemi mësuar shumë mbi...
Nga Heather Catt & Arpana Verma “The Conversation”Aktualisht...
Nga Debra Heine “American Greatness”* Dikush po organizon kr...
Teksa po shtohen trazirat politike, krahas përhapjes së pand...
Nga Miranda Devine “The New York Post”* Tragjedia e trazirav...
Mjekët italianë pretendojnë tashmë se koronavirusi është dob...
Nga Ben Westcott “CNN”* Kur agoi 4 qershori 1989, populli ki...
Nga Adam Kleczkowski “The Conversation”* Kur koronavirusi i ...
Rebelimi ndaj juntës ushtarake në Burma, viti 1988Vitet e su...
“The Week”* Ekspertët e shëndetësisë, po rekomandojnë tashmë...
Nga Steve Mccann “American Thinker”Që nga 9 nëntori i vitit ...
Sot aktorja do të mbushte 94-vjeç. Mjerisht, disa nga njerëz...
“Corona është një shpikje e Bill Gates” – është një prej teo...
Nga Daniel Mccarthy “National Interest”Republikanët patën nj...
Joe Biden u takua me drejtuesit e komunitetit në një kishë k...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...