Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Nga Mindy Weisberger ?Live Science?
Për sa kohë që ka pasur fashizëm – një lëvizje politike që evokon nacionalizmin dhe racizmin, dhe që përdor dhunën për të forcuar qeverisjen autoritare – ka pasur antifashistë që i rezistojnë regjimeve të tilla. Kjo marrëdhënie daton që me shfaqjen e fashizmit në Evropë në vitet 1920, dhe më pas vazhdoi në Italinë e Musolinit, me Gjermaninë naziste, dhe gjetkë në dekadat që pasuan, deri në ditët e sotme.
Deri në vitet 1980, njerëzit që e kundërshtonin fashizmin në Evropë, i referoheshin vetes duke përdorur termin e shkurtuar ?ANTIFA?. Por ANTIFA nuk është një organizatë; dhe tamam tamam as edhe një lëvizje, edhe pse protestuesit kundër fashizmit në mbarë botën mund të mblidhen prapa flamujve ANTIFA dhe flamujve të saj, thonë historianë dhe ekspertë për ?Live Science?.
Sidomos në SHBA, ?ANTIFA? përdoret shpesh për të përshkruar disa aktivistë të veshur me të zeza që janë ekstremistë të majtë, radikalë dhe të dhunshëm, madje edhe kur aktivistët e ANTIFA-s kundërshtojnë direkt grupet që mbështesin publikisht dhunën, siç janë supremacistët e bardhë dhe neo-nazistët.
Kohët e fundit, presidenti Donald Trump e shtoi më tej këtë konfuzionin mbi këtë grupim kur më 31 maj deklaroi se ?ANTIFA do të etiketohet zyrtarisht një organizatë terroriste?, pas protestave të dhunshme për sjelljes brutale të policisë ndaj afro-amerikaneve.
Por ekspertët thonë se nuk ka një organizatë zyrtare ANTIFA. Përkundrazi, ka grupe që identifikohen me idealet e antifashizmit, dhe disa prej tyre sidomos ato në të majtë, e quajnë veten ANTIFA si një shkurtim i antifashizmit?- tha Federiko Finkelshtein, profesor i historisë në Shkollën e Re për Kërkime Sociale dhe Kolegjin Eugjen Lang në Nju Jork.
Në ndonjë rast, grupet e aktivistëve lokalë do të organizohen në emrin ANTIFA, siç është Rose City Antifa (RCA) në Portland të Oregonit, që u formua në vitin 2007 dhe që ?kundërshton organizimin fashist përmes veprimit të drejtpërdrejtë, protesta publike ose demonstrata, edukimit, dhe përmes solidaritetit me organizata dhe aktivistë të majtë?-sipas uebfaqes RCA.
Por në mesin e antifashistëve në të gjithë botën, termi ANTIFA nuk përdoret në mënyrë universale, thekson Finkelshtein. ?Nuk ka një grupim të tillë që mund të paraqitet si një entitet?- thotë ai.
Dhe ndërsa ANTIFA shihet zakonisht sot si e majtë, antifashistët origjinalë më shumë se një shekull më parë përfaqësonin një varg përkatësish politike. ?Shumë ishin në të majtë, disa ishin në qendër, disa ishin madje konservatorë. Por të gjithë e kuptuan se çfarë do të thoshte fashizmi:shkatërrim i demokracisë nga brenda dhe vendosje e një diktature?- thekson eksperti.
Shumë aktivistë antifashistë e shmangin dhunën. Por disa thonë që lufta kundër fashizmit mund të kërkojë akte të dhunshme, pasi fashizmi është në vetvete një lëvizje e brendshme e dhunshme, thotë Mark Brej, një historian në Universitetin Ratxhers në Nju Xhersi, dhe autor i librit ?ANTIFA: Manuali anti-fashist?.
?Argumenti është se antifashizmi militant, është në vetvete një formë vetëmbrojtje, për shkak të dhunës së dokumentuar historikisht nga ana e fashistëve, sidomos tek njerëzit e margjinalizuar?- thekson Brej. Fashizmi u shfaq për herë të parë në Itali në vitet 1920 nën drejtimin e Benito Musolini, që shpikun edhe termin ?fashizëm?, dhe ishte themeluesi dhe drejtuesi i Partisë Fashiste Kombëtare të Italisë.
Ai u ngjit në pushtet me ndihmën e një force paraushtarake të pamëshirshme të quajtur Skuadristi ose Këmishëzinjtë, të cilët dhunonin kundërshtarët politikë dhe u mbyllnin gojën zërave disidentë, duke i dhënë mundësi Musolinit të çmontonte institucionet demokratike italiane dhe ta emëronte veten diktator në vitin 1925.
?Italia ka pasur lëvizjen e parë fashiste. Por ka pasur gjithashtu edhe lëvizjen e parë antifashiste?-thotë Stanislao Puljeze, një profesor i historisë moderne evropiane në Universitetin Hofstra në Nju York. Ndërkohë Adolf Hitleri dhe Partia Naziste e ekstremit të djathtë mbollën ?farat? e fashizmit në Gjermani, duke përdorur dhunën dhe nacionalizmin fanatik për të gërryer liritë demokratike dhe personale, dhe për të kufizuar lirinë e shtypit dhe zhdukjen e të drejtave të njeriut.
?Në një farë mase, edhe koalicioni që mundi nazistët dhe fuqitë fashiste në Luftën e Dytë Botërore, mund të konsiderohej një koalicion antifashist. Ata ishin njerëz që e kuptuan se fashizmi ishte kundër të drejtave themelore të njeriut dhe demokracisë?- thotë Filkenshtein.
Por fashizmi nuk vdiq me rënien e diktaturave fashiste në fund të Luftës së Dytë Botërore , pasi ideologjia kishte hedhur tashmë rrënjë në mbarë botën, shprehet Rut Ben-Ghiat, profesore e historisë në Universitetin e Nju Jorkut.
Pati lëvizje fashiste në Amerikë, në Zvicër, në Francë, Spanjë, dhe më pas fashizmi u përhap në Argjentinë. Është një lëvizje transnacionale. Grupet neo-naziste u bënë sërish aktive në fund të viteve 1970 dhe 1980 në Britaninë e Madhe, Evropën Lindore dhe SHBA, dhe ato e rigjallëruan aktivitetin antifashist në ato rajone.
Kohët e fundit, antifashistët janë sërish shumë të dukshëm në SHBA në mitingjet e organizuara nga ekstremistët dhe nacionalistët e bardhë në qytete në të gjithë vendin. Aktivizmi ANTIFA në Amerikë është rritur gjithashtu si përgjigje ndaj figurave të shquara politike duke përqafuar hapur ato që konsiderohen si elementë kryesorë të fashizmit:racizmi, diktatura dhe përdorimi i dhunës politike, tha Finkelshtein./ Përshtatur nga CNA.al
Në “Indeksin Global të Paqes” përshkruhet çdo vit gjendja e ...
Nga Ted Galen Carpenter “American Conservative”Sjellja e fun...
Në një intervistë telefonike për gjermanen “Der Spigel”, 81-...
Nga Mauro BonazziNjë epidemi e padeshifrueshme; shumë të vde...
Më 8 qeshor 1982, presidenti republikan amerikan Ronald Rega...
Nga Jonathan Martin “The New York Times”* Në vitin 2016 repu...
Nga Ahmed Charai “National Interest”* Imazhet dramatike që k...
Nga Heather Mac Donald “The Wall Street Journal”Vdekja e Xho...
Nga Anne-Marie Slaughter “Project Syndicate”Bota i ka shpenz...
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Beteja e Normandisë, që zgjat...
Nga Clayton M.Dalton “New Scientist”Ne kemi mësuar shumë mbi...
Nga Heather Catt & Arpana Verma “The Conversation”Aktualisht...
Nga Debra Heine “American Greatness”* Dikush po organizon kr...
Teksa po shtohen trazirat politike, krahas përhapjes së pand...
Nga Miranda Devine “The New York Post”* Tragjedia e trazirav...
Mjekët italianë pretendojnë tashmë se koronavirusi është dob...
Nga Ben Westcott “CNN”* Kur agoi 4 qershori 1989, populli ki...
Nga Adam Kleczkowski “The Conversation”* Kur koronavirusi i ...
Rebelimi ndaj juntës ushtarake në Burma, viti 1988Vitet e su...
“The Week”* Ekspertët e shëndetësisë, po rekomandojnë tashmë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...