Demokratët të kërkojnë ndjesë/ Kanë dështuar në qeverisjen e qyteteve amerikane
Nga Newt Gingrich “Fox News”* Në librin tim të ri “Trump dhe...
Përveç garës së egër hapësinore dhe prodhimit të armëve bërthamore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik, përdoren edhe mjete të tjera për të mposhtur armikun e tyre. Siç dihet, Lufta e Ftohtë kishte të bënte me gjithçka, nga sharjet e ndërsjellëta dhe deri tek tallja e kundërshtarit në mënyrën më kreative të mundshme, gjithmonë duke e shmangur luftën. Pikërisht në këtë kontekst, ndodhi edhe një nga historitë më të çuditshme të asaj epoke. Diktatori komunist sovjetik Josif Stalin, vendosi të vrasë Xhon Uejnin, një nga aktorët amerikanë më të famshëm dhe më të dashur të filmave me kauboj.
Cila ishte arsyeja? Shumë historianë, mendojnë se kjo ndodhi për shkak të qëndrimit të hapur publik të Uejnit kundër komunizmit. Në fakt, kishte në fakt edhe faktorë të tjerë. Dhe nëse vrasja do të kishte ndodhur, Bashkimi Sovjetik do t?i kishte shkaktuar SHBA-së një goditje shumë të fortë në aspektin simbolik.
Që nga lindja e këtij zhanri, filmat uestern u bënë një nga mjetet më të fuqishme dhe efektive politike të SHBA-së nëpër botë. Nëse analizoni çdo film nga ky zhanër, do të shihni një referencë të qartë për SHBA-në dhe armiqtë e saj, që portretizohen përmes personazheve negativë.
Indianët, meksikanë dhe madje banditët e frikshëm dhe të pamëshirshëm, ishin një përfaqësim i qartë i gjermanëve dhe sovjetikëve, në varësi të kohës kur ishin prodhuar filmat. SHBA-ja ishte fuqia më e madhe propagandistike në atë kohë, dhe kinemaja rezultoi të ishte një mekanizëm mjaft efektiv.
Hitleri e kishte përdorur shumë shpesh këtë mjet. Musolinit i dha shumë ide, dhe tashmë Stalini, një i apasionuar i madh i kinemasë, po bëhej ekspert në këtë fushë. Ai madje kishte nga një sallë kinemaje private në rezidencat e tij të ndryshme, në të cilat thuhej se përlotej shpesh kur shihte filmat e prodhuar në BRSS dhe në të gjithë botën.
Stalini ishte filtri i fundit i censurës, që vendoste nëse një film mund të shfaqej apo jo në Bashkimin Sovjetik. Interesant është fakti, që pavarësisht se Stalini e urrente SHBA-në dhe sistemin kapitalist, thuhet se ai ishte një fans i madh i filmave perëndimorë.
Ndoshta kjo është arsyeja pse ai u njoh edhe me Xhon Uejnin. Sidoqoftë, Stalini e kishte vënë re që kauboji amerikan, ishte shumë kritik ndaj sistemit të tij, pasi Uejn mishëronte vlerat dhe moralin amerikan, përmes të cilit një hero i vërtetë amerikan duhet të qeverisë veten.
Gjithashtu, duket se ai e besonte se e përfaqësonte këtë edhe në jetën reale. Ai e ndjeu se ishte detyra e tij të shprehte mendimet e tij, kundër kërcënimit të madh të quajtur komunizëm. Kjo natyrisht i solli disa kërcënime me vdekje.
Drejtuesit e studiove kinematografike i ofruan atij një grup të veçantë truprojash, por si një kauboj trim ai e refuzoi ofertën duke thënë: “Nuk do të jetoj i fshehur për pjesën e mbetur të jetës time. Kjo është toka e njerëzve të lirë, dhe unë i tillë do të mbetem deri në fund!?.
Por kjo gjë nuk i ndaloi rusët të tentojnë që ta eleminojnë. Fatmirësisht, FBI-ja amerikane e zbuloi në kohë komplotin kundër aktorit, dhe e parandalojë vrasjen e yllit të Hollivudit. Agjentët e KGB-së u kapën. Ata ishin aq të frikësuar të ktheheshin në Rusi, dhe t?i thoshin Stalinit se kishin dështuar në misionin e tyre, saqë ranë dakord të punonin si agjentë të dyfishtë për amerikanët.
Uejn ishte shënjestër e një tjetër tentative vrasjeje në Meksikë, ndërsa ishte duke xhiruar filmin e tij të famshëm ?Hondo? në vitin 1953. Ndërkohë, pati një tjetër përpjekje kundër tij në vitin 1966, kur ishte duke vizituar trupat amerikane në Vietnam. Sipas biografit të tij Majkëll Mun, Uejn ishte parashikuar të qëllohej nga një snajper, por autori u arrestua pak përpara se të qëllonte mbi aktorin.
Snajperisti deklaroi se ishte dërguar nga Mao Ce Duni, udhëheqësi komunist i Kinës. Për një farë kohe, historia e këtyre atentateve të dështuara ndaj Uejn nuk besohej, dhe cilësohej si një nga sajesat e Luftës së Ftohtë, ose si diçka e shpikur nga agjentët rusë për të përhapur frikë. Megjithatë, kur Uejn u takua me pasuesin e Stalinit, Nikita Hrushovin, dhe e pyeti nëse ishte e vërtetë që për kokën e tij ishte vendosur një çmim në Bashkimin Sovjetik, kreu i Bashkimit Sovjetik tha se ai ishte një ?vendim i Stalinit në vitet e tij të fundit e të çmendura në pushtet?, dhe se ai vetë e kishte anuluar urdhrin sapo kishte marrë drejtimin e vendit./ Culturacolectiva.com– Përshtatur nga CNA.al
Nga Newt Gingrich “Fox News”* Në librin tim të ri “Trump dhe...
Nga Walter Russell Mead “The Wall Street Journal”* Ndërsa Sh...
Disa shoqëri sekrete janë tashmë të njohura, dhe vazhdojnë t...
Nga Mindy Weisberger “Live Science”Për sa kohë që ka pasur f...
Në “Indeksin Global të Paqes” përshkruhet çdo vit gjendja e ...
Nga Ted Galen Carpenter “American Conservative”Sjellja e fun...
Në një intervistë telefonike për gjermanen “Der Spigel”, 81-...
Nga Mauro BonazziNjë epidemi e padeshifrueshme; shumë të vde...
Më 8 qeshor 1982, presidenti republikan amerikan Ronald Rega...
Nga Jonathan Martin “The New York Times”* Në vitin 2016 repu...
Nga Ahmed Charai “National Interest”* Imazhet dramatike që k...
Nga Heather Mac Donald “The Wall Street Journal”Vdekja e Xho...
Nga Anne-Marie Slaughter “Project Syndicate”Bota i ka shpenz...
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Beteja e Normandisë, që zgjat...
Nga Clayton M.Dalton “New Scientist”Ne kemi mësuar shumë mbi...
Nga Heather Catt & Arpana Verma “The Conversation”Aktualisht...
Nga Debra Heine “American Greatness”* Dikush po organizon kr...
Teksa po shtohen trazirat politike, krahas përhapjes së pand...
Nga Miranda Devine “The New York Post”* Tragjedia e trazirav...
Mjekët italianë pretendojnë tashmë se koronavirusi është dob...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...