Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga Pilita Clark ?Financial Times?
* Në një nga artikujt më të lexuar në ?Financial Times? këtë muaj, 6 ekspertë nga e gjithë bota iu përgjigjën kësaj pyetjeje:A po shkojmë drejt një tjetër Depresioni të Madh ekonomik? Jo në Azi, tha njëri prej tyre. Me siguri që po në Amerikën Latine, u shpreh një tjetër.
Parashikimet mbi SHBA-së ishin më të optimiste, por për Evropën, një ekonomist tha do do të përjetojë recesionin më të madh ekonomik në kohë paqeje pas thuajse 100 vjetësh. Duke lexuar fjalët e tij, unë u mahnita nga fakti se vetëm disa muaj më parë, punëtorëve u thuhej se duhej të shqetësoheshin për robotët, që do të zëvendësojnë gradualisht vendet e tyre të punës. Tani duket se edhe robotët mund të jenë në telashe.
Megjithatë, nëse shoh nga dritarja e shtëpisë sime në Londër, njerëzit që vrapojnë me atlete 240 paund në këmbët e tyre, që kanë në duar smarfonë 1 mijë që kushtojnë paund, dhe mbajnë në vend kufje 300 paundëshe, është e vështirë të imagjinohet se fuqia punëtore aktuale, do të përjetojë ndonjë gjë të ngjashme me Depresionin e Madh të viteve 1920-1930.
Por çfarë mund të ndodhte, nëse ky skenar shpaloset realisht? Në shumë mënyra, ?gjenerata e selfie? do të ishte shumë më mirë, sesa ata që u përballën me rrënimin e ekonomisë botërore gati një shekull më parë.
Depresioni i Madh, ngjall ende imazhet e fytyrave të vrerosura të mijëra njerëzve, të vënë në radhë për një pjatë supë, dhe ndryshimet e zymta në jetën e përditshme. ?Macet vazhdojnë që të zhduken?- u tha një burrë nga fshati austriak Mariental në vitet 1930, studiuesve që po merreshim me ndikimin e papunësisë tek popullata.
?Vetëm disa ditë më parë, u zhduk macja e Zotit H. Mishi i maceve është shumë i mirë. Edhe qentë po hahen gjithashtu?. Sot, shumë vende të botës, kanë sisteme më të mira të mirëqenies sociale, dhe një shërbim shëndetësor më cilësor. Sot ka gjithashtu një pranim më të madh nga publiku, që qeveritë të kenë një rol të veçantë për të luajtur në rastin e papunësisë së madhe.
?Kjo gjë nuk ishte e vërtetë në botën e viteve 1930?- thotë profesor Peter Firën, historian i ekonomisë në Universitetin e Leiçesterit që ka shkruar gjerësisht mbi Depresionin e Madh. Në krizën aktuale të shkaktuar nga koronavirusi, qeveritë e të gjitha rrymave politike, kanë ndërmarrë veprime gjithëpërfshirëse për të shmangur katastrofën financiare. Megjithatë, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për të parandaluar humbjen e një numri të madh të vendeve të punës, dhe kjo gjë paraqet disa kërcënime që duken po aq serioze për punëtorët e sotëm, sa për ata në kohën e Depresionit të Madh.
Studimi mbi fshatin austriak është i famshëm, për shkak se tregoi ndikimin psikologjik që ka papunësia afatgjatë tek njeriu, duke filluar me apatinë shpirtërore. Njerëzit në atë kohë morën më pak libra në biblioteka për të lexuar. Ata hoqën dorë nga anëtarësimi në partitë e ndryshme politike.
Aktorët detyroheshin që të deheshin që të arrinin të interpretonin në skenë. Edhe shëtitjet e përditshme nisën të zbehen. Na pëlqen apo jo, ne sot gjejmë ende kuptim tek puna. Pra, brezi i sotëm i punëtorëve të ushqyer me borxhe, me kreditë e tyre dhe me 2 makina, ka të ngjarë të rrënohet po aq nga humbja e vendeve të punës, ashtu si paraardhësit e tyre më pak të pasur – ndoshta edhe më shumë, nëse nuk do kenë mundësi të vazhdojnë të kryejnë pagesat mujore.
Por nga ana tjetër, ata janë më të lidhur, fizikisht dhe në aspektin digjital.
Udhëtimi masiv është ndërprerë nga Covid-19, por interneti e lejon këtë gjeneratë të funksionojë dhe të komunikojë si askush tjetër më parë. E kuptova se çfarë mund të thotë kjo në një epokë të papunësisë masive javën e kaluar nga një ?mentore e tepricës?, e quajtur Eleonor Tuedell. Kompania e saj, përpiqet që të lehtësojë tronditjen nga humbja e vendit të punës me mjete në internet, të cilat do të kishin qenë të paimagjinueshme për fshatarët e Marientalit.
Ajo thotë se 500 njerëz ekanë parë ?festivalin? e saj të fundit në internet për të papunët. Video-biseda të vogla të përjavshme, në të cilat njerëzit e papunë mund të ndajnë histori lufte dhe këshilla që janë dukshëm të njohura, së bashku me mendimet e saj mbi mënyrën më të mirë për të kërkuar një punë online.
Asnjë nga këto nuk mund të zëvendësojë politikat efektive kombëtare për t?i ndihmuar njerëzit të kthehen në punë, ose të ndalojë humbjen e punës së tyre. Por kjo do të thotë që nëse më e keqja është e destinuar të ndodhë sërish, ne mund të paktën ta dimë se çfarë po kalon njëri-tjetri, në një mënyrë që më parë nuk ka qenë e mundur./ Përshtatur nga CNA.al
Aplikacioni paralajmërues për Coronan nuk zëvendëson vaksinë...
Nga Jean-Francois Manicom “Politico.eu”* Liverpul – Faraonët...
Nëse jeni prekur më herët nga disa forma të infeksionit të s...
Nga Francis Fukuyama* Krizat e mëdha sjellin edhe pasoja të ...
Shpikjet që kanë ndihmuar dhe mbrojnë aftësinë e njeriut për...
Nga Victor Davis Hanson “National Riview”* Ndërsa katastrofa...
Nëse kohët e fundit nuk mbani me vete dezinfektues duarsh dh...
Qyteti i lashtë legjendar i Trojës është rikthyer së fundmi ...
Nga Martin Wolf “The Financial Times”“Covid-19, është goditj...
Përse njerëzit nuk më pëlqejnë mua? Secili prej nesh ia ka b...
* Një nga ndryshimet më të dukshme fizike midis meshkujve dh...
Përveç garës së egër hapësinore dhe prodhimit të armëve bërt...
Nga Newt Gingrich “Fox News”* Në librin tim të ri “Trump dhe...
Nga Walter Russell Mead “The Wall Street Journal”* Ndërsa Sh...
Disa shoqëri sekrete janë tashmë të njohura, dhe vazhdojnë t...
Nga Mindy Weisberger “Live Science”Për sa kohë që ka pasur f...
Në “Indeksin Global të Paqes” përshkruhet çdo vit gjendja e ...
Nga Ted Galen Carpenter “American Conservative”Sjellja e fun...
Në një intervistë telefonike për gjermanen “Der Spigel”, 81-...
Nga Mauro BonazziNjë epidemi e padeshifrueshme; shumë të vde...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...