"Kishte menduar të më shantazhonte"/ Zbardhet dëshmia e Bill Gates për lidhjet me Jeffrey Epstein
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Nga Martin Wolf ?Financial Times?
Në më pak se 6 muaj, Covid-19 e ka transformuar tërësisht botën tonë. Por cili mund të jetë ndikimi përfundimtar i kësaj pandemie? Padija jonë mbi këtë çështje është shumë gjithëpërfshirëse. Por është larg nga të qenit absolute.
Prandaj le të bëjmë disa parashikime. Duhet të mos harrojmë se bota ishte e trazuar edhe para pandemisë. Vetëm 12 vjet më parë, kriza më e madhe financiare që nga vitet 1930 e tronditi ekonominë globale. I prekur nga mënyra si u trajtua kjo krizë, nga përkeqësimi i mëpasëm ekonomik, dhe nga perceptimi se kapitalizmi ishte ngritur kundër tyre, publiku në një numër vendesh me të ardhura të larta u zemërua shumë.
Dhe ky zemërim e zbuloi veten në Referendumin e Brex-tit në Britaninë e Madhe dhe zgjedhjen e Donald Trump si president i SHBA-së në vitin 2016. Nga ana tjetër, ky i fundit e orientoi SHBA-në drejt proteksionizmit. Ky ndryshim në këndvështrimin amerikan mbi botën, u përshpejtua nga shndërrimi i Kinës në një superfuqi agresive.
Filloi ajo që është quajtur nga shumë analistë ?një Luftë e re e Ftohtë?. Pastaj shpërtheu pandemia e Covid-19. Atëherë, çfarë dimë tashmë mbi të? Dimë që gjendemi në mesin e recesionit më të thellë ekonomik në kohë paqeje në historinë e 150 viteve të fundit.
Siç e tregojnë raportet e fundit të Bankës Botërore nga OECD, ndikimi është shkatërrues, në të gjithë botën. Megjithatë, efekti nuk ka qenë i barabartë. Disa vende janë goditur shumë më fortë nga Covid-19 se sa të tjerat, qoftë për shkak të paaftësisë, indiferencës apo fatit të keq. Disa biznese dhe njerëz janë goditur shumë më tepër se të tjerët, sepse aktivitetet e tyre varen nga kontakti i ngushtë fizik, apo edhe për shkak të moshës ose aftësive të tyre.
Pra kjo krizë është larg nga të qenit e njëjtë për të gjithë. Ne tashmë e dimë që pandemitë mund të shfaqen në çdo kohë. E dimë gjithashtu, se shtetet duhet të paktën të përpiqen të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre.
Ndërkohë jemi të vetëdijshëm se hartimi i një përgjigje globale të bashkërenduar dhe efektive, është gati i pamundur në një botë me demagogë të thekur dhe me autokratë plot vetë-besim. Ne gjithashtu e dimë që do të ketë dëme ekonomike, në formën e bizneseve të falimentuara, kapitalit të vjetruar dhe aftësive të humbura, dhe për këtë arsye edhe humbje afatgjata në prodhim dhe produktivitet.
Ne e dimë, që shumë vende do të dalin nga kjo pandemi me deficite dhe borxhe shumë më të larta nga sa pritej më parë, dhe që Bankat Qendrore do të zotërojnë pjesë të mëdha të këtij borxhi. Por ka shumë gjëra që ende nuk i dimë.
Për shembull ne nuk e dimë se kur, si apo edhe nëse një vaksinë apo ndonjë zgjidhje tjetër do ta vërë nën kontroll të plot pandeminë. Nga ana tjetër, ne nuk e dimë se si do të jetë rruga e rimëkëmbjes ekonomike. Nuk e kemi idenë sesa negativ do të jetë ndikimi i pandemisë mbi tregtinë, politikën tregtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Si mund të jetë bota pas pandemisë?
Edhe mbi këtë dimë shumë pak. Por disa gjëra duken të parashikueshme.
Një zhvillim i parë i mundshëm, është një distancim nga globalizimi i mallrave, në favor të një globalizimi më shumë virtual (edhe pse të kontestuar).
Integrimi i zinxhirëve të furnizimit ishte në rënie para pandemisë. Tani politika po ecën më fuqishëm në atë drejtim. Një prirje e dytë është adoptimi i përshpejtuar i teknologjive, që premtojnë siguri të zgjeruar, bashkë me mundësinë për një kontroll më të madh të shoqërisë.
Në këtë proces ?flamurin? e ka rrëmbyer Kina. Por edhe shtetet e tjera ka të ngjarë, dhe madje pritet të ndjekin shembullin e saj.
Zhvillimi i tretë i mundshëm është një politikë më e polarizuar. Konflikti aktual midis një të djathte më nacionaliste dhe proteksioniste, dhe një të majte më socialiste dhe ?përparimtare?, duket se ka gjasa të përkeqësohet, të paktën tek demokracitë me të ardhura të larta.
Palët do të luftojnë mbi atë që duhet të bëjë një shtet më imponues ndaj qytetarit. Një realitet i katërt, është se borxhi publik dhe deficitet do të jenë shumë më të mëdha sesa tani. Do të ketë ndërkaq pak tolerancë ndaj një raundi tjetër ?masash shtrënguese? apo uljes të nivelit të shpenzimeve publike.
Një skenar edhe më i mundshëm është rritja e taksave, sidomos në vendet me deficitet buxhetore më të mëdha, të financuara kryesisht nga Bankat Qendrore. Realiteti i fundit dhe më i rëndësishmi, janë marrëdhëniet e paqëndrueshme ndërkombëtare.
Kina ka pasur një krizë çuditërisht ?të mirë?, duke qenë se atje u shfaq fillimisht virusi. Por ajo është gjithashtu haptazi autokratike, dhe me shumë pretendime në skenën ndërkombëtare. Fërkimet me një SHBA-së të përçarë dhe të dëmtuar nga kriza, duket se do të thellohen në një të ardhme të pacaktuar.
Megjithatë në fusha të tjera, ne kemi edhe më shumë pikëpyetje. A do t?i rikthehen njerëzit jetës së mëparshme, pasi pandemia të jetë vënë plotësisht nën kontroll? Unë supozoj që ata do t?i rikthehen restoranteve, dyqaneve, zyrave dhe udhëtimeve ndërkombëtare, por jo plotësisht. Ne kemi përjetuar punën nga shtëpia, dhe disa prej tyre funksionojnë. Një çështje tjetër e hapur, është se çfarë do të bëhet në lidhje me rolin dhe ndikimin e gjigantëve të teknologjisë.
Supozimi im është që Facebook, Google, Amazon dhe ngjashmit e tyre, do të vihen nën kontrollin e politikës:shteteve nuk u pëlqejnë përqendrime të tilla të pushtetit në duart e privatit.
Dhe sa larg do të shkojë përçarja që ekziston në marrëdhëniet ndërkombëtare? A do të ketë një armiqësi të përhapur dhe sistematike, apo një marrëdhënie të herëpashershme bashkëpunimi midis Kinës dhe SHBA? Ku do të pozicionohet Evropa?
Dhe e fundit:Çfarë do të mbijetojë nga ekonomia e integruar globale? Dhe a do të përshpejtojë, vonojë apo lërë ashtu siç ishte kjo krizë përparimin e pamjaftueshëm të botës drejt administrimit të ndryshimeve të klimës, dhe sfidave të tjera mjedisore globale?
Pandemia është duke krijuar trazira të mëdha ekonomike dhe politike. Në qoftë se nuk ka shumë shpejt një kurë ndaj Covid-19, bota që do të lindë pas pandemisë, duket se ka të ngjarë të jetë e ndryshme, dhe madje edhe më pak bashkëpunuese dhe efektive sesa ajo që ishte para kësaj sëmundje. Megjithatë ky nuk duhet të jetë rasti. Kemi edhe alternativa. Ne mund të bëjmë gjithmonë zgjedhjet e duhura./Përshtati në shqip CNA.al
“Der Spiegel”Në përgjithësi, shtëpia e Ursula von der Lejen ...
Ajo për të cilën janë të një mendimi krerët e BE është që të...
Nga Mike Pence “The Wall Street Journal”* Ditët e fundit, me...
Monica Showalter “American Thinker”* Libri i ish-Këshilltar...
Beteja e Vaterlosë u zhvillua më 18 qershor 1815 në kodrat e...
Një studim i ri sugjeron, se 1 në 5 njerëz në të gjithë botë...
Nga Rainer Zitelmann “National Interest”* Unë kam porositur ...
Nga Kristin Tate “The Hill”* Xho Bajden mund të jetë personi...
Nga Erik J.Dahl “The Conversation”* Ndërsa pandemia e korona...
Kancelari i bashkimit gjerman, dhe një figurë madhështore e ...
Në disa vende të Evropës Lindore po hiqen nga parqet monumen...
Kur udhëheqësit e BE-së të zhvillojnë takimin virtual të pre...
Trumpi e mori vendimin për tërheqjen e trupave pa konsultime...
Pas Luftës së Dytë Botërore, administratat e presidentëve Fr...
Kur misioni është afër së pamundurës, dhe kur është e nevojs...
Nga Pilita Clark “Financial Times”* Në një nga artikujt më t...
Aplikacioni paralajmërues për Coronan nuk zëvendëson vaksinë...
Nga Jean-Francois Manicom “Politico.eu”* Liverpul – Faraonët...
Nëse jeni prekur më herët nga disa forma të infeksionit të s...
Nga Francis Fukuyama* Krizat e mëdha sjellin edhe pasoja të ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Evropa Perëndimore po përballet me një valë të fortë të të...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...