web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Angela dhe Ursula, dy gratë që mund ta transformojnë Evropën

21 Qershor 2020, 08:00, Blog CNA

?Der Spiegel?

Në përgjithësi, shtëpia e Ursula von der Lejen është Brukseli. Aty ajo kaloi 13 vitet e para të jetës së saj. ?Për mua, shkuarja në Bruksel, përfaqëson ndjenjën e rikthimit në shtëpi?-thotë ajo. Më saktësisht, shtëpia e Von der Lejen është një hapësirë ??25 metra katror në selinë e Komisionit Evropian, ku ajo është presidente.

Ajo banon në një apartament të vogël, të lidhur me zyrën e saj përmes një dere aty pranë.

Nganjëherë e kalon fundjavën në Burgdorf, pranë Hanoverit, ku jeton familja e saj. Dhe pastaj është Berlini, ku Von der Lejen ishte ministre për 14 vjet. Në aspektin intelektual, ky qytet është në një farë mase shtëpia e saj, sidomos kur bisedon në telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Gjatë këtyre telefonatave, Von der Lejen do të dijë se çfarë u diskutua në mëngjes nga ministrat e CDU dhe partisë së tyre simotër bavareze, Unionit Kristian Social (CSU), përpara mbledhjes së kabinetit ditën e mërkurë. Ndërkohë Merkel dëshiron të dijë se çfarë po ndodh brenda BE-së.

Që të dyja komunikojnë me mesazhe çdo ditë. Dhe nga 1 korriku, ky komunikim mund të intensifikohet. Kjo është data kur Gjermania do të marrë drejtimin e presidencën së radhës të Këshillit Evropian për gjysmë viti. Nga ai moment për 6 muaj, dy gratë gjermane do të drejtojnë BE-në.

Dy gra që kanë një histori të gjatë të përbashkët, por marrëdhënie shumë të ndryshme historike me Evropën. Për to nuk do të jetë aspak e lehtë. Presidenca gjermane vjen në një kohë kur BE-ja është më e dobët se kurrë më parë:ndarjet e brendshme, Brexit, lufta tregtare Kinë-SHBA që e ka mënjanuar Evropën, dhe kriza e Covid-19, përballë së cilës në fillim vendet anëtare u fokusuan vetëm tek vetja.

Në atë kohë, u duk se unioni po binte viktimë e pandemisë. Gjërat sot duken paksa më mirë, por udhëheqja e Këshillit mbetet gjithsesi një ?sfidë e vështirë?, siç shprehet Ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmajer i CDU-së. Për Merkel dhe Von der Lejen, sfidat personale janë gjithashtu të mëdha.

Njëra do që njerëzit të harrojnë fillimin e saj të dobët si presidente e Komisionit. Tjetra të sigurojë trashëgiminë e saj politike evropiane, e cila deri më tani ka qenë mjaft e dobët. Ato varen nga njëra-tjetra, dhe e dinë këtë gjë. Për një kohë të gjatë, Merkel 65-vjeçe dhe Von der Leyen 61-vjeçe, kishin një marrëdhënie të llojit mësuese-nxënëse.

Kur Merkel u bë kancelare në vitin 2005, ato shiheshin si ?ekipi qeveritar i ëndrrave? i kristiandemokratëve. Marrëdhëniet u ftohën kur Von der Lejen nuk u zgjodh presidente

e vendit në vitin 2010, ashtu siç edhe e priste. Më vonë, kur Ursula u bë Ministre e Mbrojtjes, Merkel u detyrua ta pranonte se ashtu si paraardhësit e saj, e mbrojtura e saj e re nuk ishte edhe aq e disiplinuar në aspektin partiak.

Në verën e vitit 2019, presidenti francez Emanuel Makron hodhi idenë e emërimit të saj si Presidente të Komisionit Evropian, diçka që Merkelit nuk i kishte shkuar ndërmend. Kancelarja ka të ngjarë të ketë qenë pak e shqetësuar për shkuarjen e Von der Lejen në Bruksel.

Tani Von der Lejen nuk ka më nevojë t?i përmbahet disiplinës së kabinetit qeveritar, dhe përfaqëson tani interesin e Evropës në një pozitë të barabartë me ish-shefen e saj. Thënë ndryshe, tanimë i takon Von der Lejen të pastrojë rrëmujën të krijuar në Evropë nga epoka e Merkel.

Presidenca e parë gjermane e BE, erdhi në gjysmën e parë të vitit 2007, dhe Merkel u bë shpejt udhëheqësja de fakto e Evropës. Kriza financiare shpërtheu menjëherë pas saj, e pasuar nga kriza e euros. Gjermania u soll në mënyrë të tillë, që shumica e vendeve të BE-së, dhe cilido që zhytej në telashe, kishte nevojë për vullnetin e mirë të Merkel për të dalë nga situata.

Kancelarja mund të ishte bërë liderja e padiskutueshme e Evropës, por kjo do të kërkonte më shumë bujari. Ndërkohë ajo vuri në dispozicion para për vendet më të varfra me kushte të rrepta, përfshirë inspektimet e rregullta nga e ashtuquajtura ?trojkë? e Bankës Qendrore Evropiane, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Komisionit Evropian.

Greqia u ndje e shantazhuar, duke bërë që disa ta shihnin Merkelin si rimishërim të Hitlerit. Pa mbaruar mirë kriza e euros, nisi ajo e refugjatëve. Pa konsensus me vendet e tjera, Merkel lejoi që migrantët e bllokuar në Hungari të hyjnë në Gjermani, një vendim që çoi në konfliktin tjetër të madh.

Sot Britania e Madhe është larguar nga BE, dhe ka ende mosmarrëveshje mbi shumëçka midis vendeve amtare. Kur bëhet fjalë për planet vizionare, Evropa është bërë një vend i zymtë. Sigurisht, ky nuk është vetëm faji i Merkelit. Por si drejtuese e vendit më të fuqishëm të BE-së, ajo mban një pjesë të madhe të fajit.

Ka pasur shumë spekulime se pse Merkel, nuk u bë një evropiane e apasionuar si ish-kancelari Helmut Kol. Në dallim nga ai, ajo nuk e përjetoi luftën, dhe si një fëmijë i Gjermanisë Lindore komuniste, nuk u rrit si një evropiane-perëndimore si banorët e Gjermanisë Perëndimorë të brezit të saj.

Në vitet e para të saj si politikane, ajo duhej më së pari ta tregonte veten se ishte një gjermane e mirë, ose më saktë, një përfaqësuese e mirë e Gjermanisë së bashkuar. Ndoshta një mënyrë kombëtare e të menduarit ishte ngulitur në mendjen e saj, një mentalitet i bazuar në sloganin ?Gjermania e Para?.

Nga ana tjetër Von der Lejen, është një gjermano-perëndimore, që nuk kishte pse të vërtetonte se mund të përfaqësonte interesat gjermane. Që në vitin 2011, ajo foli për ?Shtetet e Bashkuara të Evropës?, bazuar në modelin e kantoneve federale të Zvicrës, Gjermanisë

apo SHBA-së.

Ajo ishte e lumtur që arriti të ?rikthehej në shtëpi? si kryetare e KE-së. Por kur shpërtheu pandemia, Von der Lejen, që ka një doktoraturë në mjekësi, nuk bëri në fillim një figurë të mirë. Me rritjen e numrit të të infektuarve, Gjermania, Franca, Austria, Republika Çeke dhe shumë vende të tjera i mbyllën kufijtë e tyre.

Von der Lejen nuk bëri asgjë për këtë. Vështirësitë e saj fillestare, mund të kenë lidhje me faktin që ndryshe nga paraardhësi i saj, Zhan-Klod Junker, ajo nuk ka drejtuar kurrë një qeveri. Dhe s?mund të pretendojë se ka mandat nga votuesit. Në zgjedhjet evropiane pak më shumë se një vit më parë, emri i saj nuk figuronte në fletëvotime.

Por tani ajo ka mundësinë që të rritë rolin e Komisionit më shumë se cilido nga paraardhësit. Dhe Merkel ia ka hapur rrugën. Në fillim, kancelarja i rezistoi thirrjeve për të ndihmuar shtetet që ishin më në vështirësi nga pandemia. Por më pas, ashtu si gjatë krizës së refugjatëve, zemra e Merkel u duk se u zbut, siç ndodh shpesh gjatë krizave humanitare.

Dhe bashkë me Makron, ajo propozoi një plan të rimëkëmbjes për Evropën, në të cilën kancelarja ra dakord të lejojë shtetet të marrin grante dhe jo kredi. Ata caktuan në fillim një fond prej 500 miliardë eurosh, dhe Von der Lejen shtoi 250 miliardë të tjera.

Plani i saj përfshin më shumë se 20 akte ligjore. Për javë të tëra, zyrtarët kanë debatuar për çdo detaj. Ajo ka thirrur nga 2-3 herë secilin nga udhëheqësit e 27 vendeve, në përpjekje për të sheshuar dallimet midis veriut dhe jugut, jugut dhe lindjes.

?Të gjithë e kanë kuptuar se çfarë është në rrezik. Shansi ynë bazohet në faktin që tani mund dalim bashkë nga kjo krizë?- thotë ajo. Por Von der Lejen ka pak shpresa të arrijë synimet e saj pa ndihmën e Merkelit.





Lajmet e fundit nga