Fotolajm/ Vip-at e paguar nga Veliaj që protestojnë kundër Ramës
Një pjesë e personazheve publikë, të ashtuquajturit “VIP”-...
Një pjesë e personazheve publikë, të ashtuquajturit “VIP”-...
Bllokada e Berlinit, ishte një përpjekje e Bashkimit Sovjetik për të kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Francës, për të udhëtuar në sektorët e tyre në Berlin, që shtriheshin brenda Gjermanisë Lindore të pushtuar nga Rusia.
Në qershorin e vitit 1948, tensionet e forta midis Bashkimit Sovjetik dhe ish-aleatëve të saj të Luftës së Dytë Botërore, shpërthyen në një krizë të madhe në qytetin e Berlinit. Të alarmuar nga politika e re amerikane e ndihmës ekonomike ndaj Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane në vështirësi, si dhe nga përpjekjet e aleatëve perëndimorë për të futur në përdorim një monedhë të përbashkët në zonat e tyre të pushtimit në Gjermani dhe Berlin, sovjetikët bllokuan të gjithë hekurudhat, rrugët dhe pikat hyrëse të zonave perëndimore të Berlinit.
Befas rreth 2.5 milionë gjermanë nuk kishin asnjë qasje në ushqim, ilaç, karburant, energji elektrike dhe mallra të tjera jetike. Në këto kushte, fuqitë perëndimore ndërtuan një ?Urë Ajrore? që zgjati gati 1 vit, dhe që garantoi furnizimet thelbësore për banorët e Berlinit Perëndimor. Bllokada e Berlinit dhe reagimi i shkëlqyer i Perëndimit, ishte konflikti i parë i madh i Luftës së Ftohtë .
Ndarja e Gjermanisë së pasluftës
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Bashkimi Sovjetik e ndanë Gjermaninë e mposhtur në 4 zona pushtimi, ashtu siç ishte vendosur që në Konferencën e Jaltës në shkurtin e vitit 1945, dhe që u zyrtarizua në Konferencën e Potsdamit në verën e atij viti.
Edhe pse ndodhej brenda zonës së pushtuar nga sovjetikët, edhe Berlini u nda, me pjesën perëndimore në duart e Aleatëve, dhe lindjen nën kontrollin e sovjetikëve. Por nëse agjendat e Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të saj perëndimorë, përputheshin gjatë kohës së luftës, ato nisën shumë shpejt të ndryshojnë, sidomos mbi të ardhmen e Gjermanisë.
Nën udhëheqjen e Josif Stalinit, Bashkimi Sovjetik donte ta ndëshkonte ekonomikisht Gjermaninë, duke e detyruar atë t?i paguante dëmshpërblimet për luftën, dhe të kontribuonte me teknologjinë e tij industriale në rimëkëmbjen e vendit të madh komunist.
Nga ana tjetër, Aleatët e panë rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë si vendimtare për ta pasur atë si një ?tampon demokratik? kundër përhapjes së komunizmit në Evropën Lindore, kur Stalini e kishte konsoliduar tashmë ndikimin sovjetik.
Doktrina Truman dhe Plani Marshall
Në marsin e 1947-ës, kur ndodhën rebelimet komuniste në Greqi dhe Turqi, presidenti amerikan Herri Truman tha gjatë një fjalimi para Kongresit, se SHBA-ja do të ?mbështetë popujt e lirë, që po i rezistojnë përpjekjes për t?iu nënshtruar pakicave të armatosura, apo presioneve të jashtme?, duke u dhënë atyre ndihmë ushtarake.
Kjo politikë, që u bë e njohur si ?Doktrina Truman?, shënoi një epokë të re të angazhimit global të Shteteve të Bashkuara, dhe ndihmoi në thellimin e ndarjes midis demokracive perëndimore dhe Bashkimit Sovjetik. Qershorin e po atij viti, Sekretari amerikan i Shtetit Xhorxh Marshall, shpalli Programin Evropian të Rimëkëmbjes, i njohur si Plani Marshall.
Ky aspekt ekonomik i ?Doktrinës Truman?, synonte të ndihmonte Gjermaninë dhe kombet e tjera evropiane të rimëkëmbeshin pas shkatërrimeve të luftës, të nxiste besnikërinë e shteteve pjesëmarrëse ndaj SHBA-s, dhe t?i bënte ato më pak të prekshme nga joshja e komunizmit.
I zbatuar duke nisur nga prilli i vitit 1948, Plani Marshall iu kundërvu direkt vizionit të Stalinit mbi botën e pasluftës. Diktatori sovjetik shpresonte që Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin tërësisht nga Evropa, duke e lënë BRSS të kishte një ndikim dominues në rajon.
Vendimi i Moskës për bllokimin e Berlinit
Gjatë gjysmës së parë të 1948-ës, përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca u takuan në Londër për të diskutuar mbi të ardhmen e Gjermanisë. SHBA-ja dhe Britania e Madhe, ranë dakord të bashkojnë zonat e tyre të pushtimit, me qëllimin përfundimtar një shtet të unifikuar të Gjermanisë Perëndimore.
Kur sovjetikët mësuan mbi këto plane në marsin e vitit 1948, ata u tërhoqën nga Këshilli i Kontrollit Aleat të Berlinit. Ndërkohë në qershor, zyrtarët amerikanë dhe ata britanikë futën në përdorim monedhën e re, dojçmarkën në Gjermaninë dhe Berlinin Perëndimor, pa njoftuar homologët e tyre sovjetikë.
Duke e cilësuar këtë akt si një shkelje të marrëveshjeve të pasluftës, sovjetikët prodhuan menjëherë monedhën e tyre, ostmarkën në Berlinin dhe Gjermaninë Lindore. Po atë ditë, më 24 qershor 1948, ata u bllokuan aleatëve të gjithë aksesin rrugor, hekurudhor apo lumor për në Berlinin Perëndimor.
Reagimi i aleatëve
Ndonëse Ushtria e Kuqe, tejkalonte në numër ushtritë aleate brenda dhe përreth Berlinit, Shtetet e Bashkuara dhe Britania ruajtën kontrollin e 3 korridoreve ajrore me gjerësi 30 km nga Gjermania Perëndimore në Berlinin Perëndimor, sipas marrëveshjeve të nënshkruara me Moskën që në vitin 1945.
Duke filluar nga 26 qershori 1948, dy ditë pasi u njoftua bllokada, avionët amerikanë dhe ata britanikë kryen operacionin më të madh ajror në histori, duke transportuar rreth 2.3 milionë ton furnizime në Berlinin Perëndimor, përmes mbi 270.000 fluturimeve përgjatë 11 muajve të ardhshëm.
Ndërsa Stalini shpresonte se Bllokada e Berlinit do t?i detyronte Aleatët të braktisin përpjekjet e tyre për të krijuar një shtet në Gjermaninë Perëndimore, suksesi i ?Urës Ajrore? të Berlinit, konfirmoi se shpresa të tilla ishin të kota. Deri në majin e vitit 1949, kur sovjetikët hoqën bllokadën, kriza në Berlin e kishte ngurtësuar ndarjen Lindje-Perëndim të Gjermanisë dhe të gjithë Evropës, duke e përshkallëzuar më tej Luftën e Ftohtë./history.com –Përshtatur nga CNA.al
Nga Steve Hilton “Fox News”* Viti 2016 ishte një revolucion ...
Që kur u shfaq për herë të parë në skenë, si pjesë e grupit ...
Nga Catherine Belton “Politico.eu”* Kur Vladimir Putin mbërr...
Nga Scott Mcconnell “The American Conservative”* I dashur Fi...
Nga Curtis Ellis “American Greatness”* Partia Komuniste Kine...
Nga Joseph Stiglitz “Internazionale”* Qeveritë në mbarë botë...
“The Economist”Krizat mund të sjellin edhe qartësi. Në krizë...
Pushtimi i Bashkimit Sovjetik, ishte fushata më ambicioze e ...
Kërkimet për një vaksinë kundër virusit Corona po shoqërohen...
Nga Joshua H.Sandman “The Hill”Sondazhet aktuale tregojnë se...
Diktatorët mbahen mend si sundimtarë politikë dhe ushtarakë ...
Nga Patrick Buchanan “Newsmax”E mërkurë: Sekretari amerikan ...
Meka vlerësohet si qyteti më i shenjtë i fesë Islame. Përveç...
Shoku nuk ka kaluar akoma. Pak ditë pas njoftimit të preside...
“The Wall Street Journal”Në lidhje me çështjen e librit të X...
Sa njerëz janë infektuar realisht nga koronavirusi i ri deri...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Në më pak se 6 muaj, Covid-...
“Der Spiegel”Në përgjithësi, shtëpia e Ursula von der Lejen ...
Ajo për të cilën janë të një mendimi krerët e BE është që të...
Nga Mike Pence “The Wall Street Journal”* Ditët e fundit, me...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...