Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Nga Joshua H.Sandman ?The Hill?
Sondazhet aktuale tregojnë se presidenti Donald Trump, renditet pas ish-zëvendëspresidentit Xho Bajden në garën presidenciale të këtij viti. Por sondazhet e tanishme, nuk janë në fakt një matës i saktë apo parashikues i rezultatit të zgjedhjeve të nëntorit.
Tek e fundit, nëse të gjitha të dhënat e sondazheve deri ditën e zgjedhjeve në vitin 2016 do të ishin të sakta, Hilari Klinton do të ishte sot presidente e vendit. Sondazhi është një art, po aq sa edhe një shkencë. Vlerësimi i të dhënave të papërpunuara të një sondazhi, varet nga perceptimi – apo nga keqkuptimet – e atyre që e kryejnë sondazhin.
Forca e qëndrueshme e Donald Trumpit, buron nga të qenit një president populist. Kandidatët dhe liderët populistë si Trump, kanë mbështetjen e qytetarëve të thjeshtë që besojnë se interesat dhe shqetësimet e tyre nuk janë adresuar nga qeveria, institucionet ekonomike dhe sociale të establishmentit.
Trump u zotua të jetë zëri i burrave dhe grave amerikane të lënë në harresë. Mesazhet dhe veprimet e tij populiste, i drejtohen kryesisht bazës së tij elektorale, ?të harruarve?, shtresës së paarsimuar dhe klasës punëtore (sidomos në qytetet e vogla dhe zonat rurale), të krishterëve ungjillorë dhe konservatorëve socialë dhe kulturorë, por edhe republikanëve konservatorë.
Dhe kjo gjë po funksionon. Një sondazh i përbashkët NBC/Wall Street Journal, i realizuar pak javë më parë, zbuloi se vlerësimi i përgjithshëm për Trumpin mbetet në nivelin 46 për qind. Mbështetja ndaj tij në mesin e të moderuarve ishte modeste, 36 për qind. Por midis republikanëve, ajo ishte 89 për qind.
Numrat e përgjithshëm të një sondazhi, nuk e tregojnë historinë e plotë të mbështetjes nga baza elektorale e Trump. Pjesa më e madhe e fokusit populist të presidentit, është e motivuar nga ajo që ai beson se janë çështjet e lëna pas dore nga establishmenti kulturor dhe ai politik amerikan:familja, besimi fetar, liria dhe flamuri ? patriotizmi, dhe vënia në plan të parë e shqetësimeve që ka sot vendi.
Të metat e karakterit të presidentit Trump dhe sjellja e tij shpeshherë agresive, ishin të njohura edhe para zgjedhjeve të vitit 2016. Por votuesit nuk e shpërndanë votën e tyre. Muajt e fundit ka pasur dështime serioze të lidershipit në raport me pandeminë dhe në frontin e padrejtësisë raciale.
Por ndryshimi i qëndrimeve dhe politikës publike, po bën që zgjedhjet e nëntorit të duken të largëta si një përjetësi. Leximi që unë i bëj Kolegjit Zgjedhor, e vendos ende Trumpin në një pozitë shumë konkurruese, në mos fituese. Kolegji Zgjedhor anon nga republikanët.
Shtetet shumë konservatore në Jug, Jugperëndim, apo ato në Mesperëndim votojnë zakonisht për republikanët, pavarësisht se kush është kandidati për president. Ndërkohë Bregu Perëndimor dhe Shtetet Verilindore, votojnë tradicionalisht për demokratët.
Kjo ndarje, bën që një grup shtetesh të jenë fushëbeteja e vërtetë e zgjedhjeve të këtij viti, përfshirë Arizonën, Miçiganin, Pensilvaninë dhe Uiskonsinin, të cilat do të përcaktojnë edhe rezultatin e zgjedhjeve. Edhe Ohajo, Ajoua, Florida dhe Karolina e Veriut janë të diskutueshme.
Por deri në ditën e zgjedhjeve, përbërja konservatore e shumicës së këtyre shteteve, dhe një ekonomi në përmirësim, do t?i kthejë këto shtete aktualisht të diskutueshme sërish në bastione të republikanëve. Ndërkohë Trump ka avantazhe të mëdha në fushatë. Ai, si shumë udhëheqës populistë, është një mjeshtër i krijimit të narrativave dhe përkufizimeve negative ndaj kundërshtarëve.
Deh ai përdor në një mënyrë shumë efektive mediat sociale dhe tubimet elektorale për t?i promovuar këto narrativa. Trump e ka përkufizuar Bajdenin si një ?Xho të përgjumur?, dhe si dikush që e ka humbur ritmin e garës. Gjithashtu, presidenti e ka përkufizuar Bajdenin si shumë të afërt me Kinën dhe të korruptuar, bashkë me djalin e tij, Hanter.
Trump i akuzon demokratët si mbështetës të socializmit dhe përçarës të familjes, besimit dhe atdhetarizmit. Ai krenohet se para pandemisë, Amerika kishte ?ekonominë më të mirë që ka pasur ndonjëherë?, dhe pretendon se do ta riprodhojë atë sukses edhe në mandatin e tij të dytë.
Postimet e tij luftarake në Twitter, teoritë e komplotit dhe sulmet ndaj kundërshtarëve i vendosin këta të fundit në pozita mbrojtëse, teksa përpiqen që t?i shpjegojnë ato. Bajden është një kandidat që ka të meta të konsiderueshme. Ai sapo ka dalë nga një vetë-karantinim, që e nxori në pah paaftësinë e tij për të artikuluar si duhet në publik, apo për të komunikuar në mënyrë efektive përmes teknologjisë dhe mediave sociale.
Incidentet e Tara Ried dhe Hanter Bajden – pavarësisht nga vërtetësia e tyre – do të vazhdojnë ta dëmtojnë figurën e tij. Bajden nuk u paraqit mirë në debatet brenda-partiake për fitimin e nominimit zyrtar nga Partia Demokratike. Ai ishte shpesh konfuz dhe i paqartë.
Trump është një debatues më i fuqishëm dhe luftarak, dhe sigurisht që do ta mundë Bajdenin në përballjet televizive. Sondazhet tregojnë se votuesit e rinj progresive, por dhe protestuesit në rrugë duan të ndryshojnë sistemin, por jo të votojnë por një kandidat të establishmentit si Bajden.
Shumë prej tyre, të pa frymëzuar nga Bajden, ka të ngjarë të mos shkojnë të votojnë në nëntor. Në thelb, Partia Demokratike nuk ka ndërtuar një koalicion fitues. Demokratët kanë nevojë të madhe për një mbështetje më të madhe elektorale nga votuesit e pa arsimuar dhe nga klasa e mesme.
Ata janë shndërruar në një parti politike liberale post-ekonomike, teksa janë bërë mbështetës të thekur të liberalizmit social dhe kulturor, me fokus në çështje të tilla si të drejtat e abortit, ngrohja globale dhe mjedisi. Ndërkohë në frontin ekonomik, demokratët mbështesin globalizimin për të fuqizuar të varfrit në vendet në zhvillim, dhe favorizojnë ekonominë digjitale.
Ata ofrojnë gjithashtu programe sociale, për të kompensuar ata që mund të gjejnë punë në një ekonomi të pagave të ulëta dhe përfitimeve të vogla. Kjo agjendë u krijua nga elita e arsimuar që shkëlqeu në një mjedis meritokracie. Por ajo nuk reflekton interesat e klasës punëtore dhe as synimet e shtresës së mesme, që e vë theksin në dinjitetin e punës me paga me të cilat mund të sigurohet jetesa.
Ajo nuk është një formulë që do të tërheqë votat e tyre. Meritokracia e liberalët demokratëve, e ka humbur kontaktin me shtresën punëtore dhe atë të mesme. Duke u bazuar tek modeli i një kandidati karizmatik dhe transformues si Barak Obama – dhe Bajden nuk zotëron asgjë nga këto aftësi – demokratët kanë nevojë për një plan të fortë ekonomik bazuar në rilindjen e bazës së prodhimit.
Tragjedia e një Amerike e varur nga furnizuesit e huaj – madje edhe për pajisjet e saj mjekësore, maskat dhe veshjet mbrojtëse – është një arsye e mjaftueshme për të rindërtuar kapacitetin tonë prodhues. Drejtësia raciale, do të kërkojë gjithashtu mundësi më të mëdha për punësim, me paga të mjaftueshme për qytetarët e pakicave.
Bajden është zotuar të zgjedhë një grua si zëvendëspresidente, dhe pikërisht një nga rivalet në garën brenda-partiake. Preferenca është për një grua afro-amerikane. Me siguri që ai do që të përfitojë nga një përzgjedhje e tillë. Por studimet kanë treguar se shumica e votuesve shprehen me votë kryesisht për kandidatin presidencial.
Ndërkaq, Bajden dhe demokratët kanë nevojë për më shumë sesa shpresë, që lodhja e Trump dhe kaosi dhe trazirat e vazhdueshme të presidencës së tij, do të distancojnë prej tij mjaftueshëm votues, që t?u japin atyre presidencën.
Por kjo gjë nuk do të mjaftojë. Demokratët duhet të zgjerojnë bazën e tyre të mbështetësve. Deri në zgjedhjet e nëntorit ka ende shumë kohë. Dhe deri atëherë, këndvështrimi i sotëm i zymtë mbi Trumpin, mund të jetë një perspektivë e zymtë për Bajdenin.
Shënim: Joshua Sandman, është profesor i shkencave politike në Universitetin Nju Hejvën. Ai studion prej gjysmë shekulli presidencat amerikane./ Përshtatur nga CNA.ala
Diktatorët mbahen mend si sundimtarë politikë dhe ushtarakë ...
Nga Patrick Buchanan “Newsmax”E mërkurë: Sekretari amerikan ...
Meka vlerësohet si qyteti më i shenjtë i fesë Islame. Përveç...
Shoku nuk ka kaluar akoma. Pak ditë pas njoftimit të preside...
“The Wall Street Journal”Në lidhje me çështjen e librit të X...
Sa njerëz janë infektuar realisht nga koronavirusi i ri deri...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Në më pak se 6 muaj, Covid-...
“Der Spiegel”Në përgjithësi, shtëpia e Ursula von der Lejen ...
Ajo për të cilën janë të një mendimi krerët e BE është që të...
Nga Mike Pence “The Wall Street Journal”* Ditët e fundit, me...
Monica Showalter “American Thinker”* Libri i ish-Këshilltar...
Beteja e Vaterlosë u zhvillua më 18 qershor 1815 në kodrat e...
Një studim i ri sugjeron, se 1 në 5 njerëz në të gjithë botë...
Nga Rainer Zitelmann “National Interest”* Unë kam porositur ...
Nga Kristin Tate “The Hill”* Xho Bajden mund të jetë personi...
Nga Erik J.Dahl “The Conversation”* Ndërsa pandemia e korona...
Kancelari i bashkimit gjerman, dhe një figurë madhështore e ...
Në disa vende të Evropës Lindore po hiqen nga parqet monumen...
Kur udhëheqësit e BE-së të zhvillojnë takimin virtual të pre...
Trumpi e mori vendimin për tërheqjen e trupave pa konsultime...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...