web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjermania është e dënuar ta udhëheqë Evropën

29 Qershor 2020, 06:21, Blog CNA

Shihni çdo takim që organizohet në Bruksel, dhe ka shumë të ngjarë që atë të drejtojë një gjerman. Në Komisionin Evropian, drejtuese është Ursula von der Lejen, ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes.

Për 6 muajt e ardhshëm, ministrat gjermanë do të bindin kolegët e tyre të nënshkruajnë ligjet e ndryshme të unionit, teksa vendi po merr drejtimin e presidencës së radhës. Në Këshillin Evropian, drejtuesi de jure mund të jetë Sharl Mishel, ish-kryeministri i Belgjikës. Por de fakto drejtuese e padiskutueshme është Angela Merkel, kancelarja më jetëgjatë në krye të qeverisë gjermane se sa udhëheqësit e Francës, Spanjës, Italisë dhe Polonisë të marrë së bashku.

Reagimi kryesor i BE ndaj krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, një fond i rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh, e paguar me bonot e lëshuara kolektivisht nga unioni, bazohet në një plan të përgatitur në Berlin dhe Paris. Gjermanët janë ata po drejtojnë ?shfaqjen?. Zakonisht, fuqia gjermane në Bruksel është ekuivalentja politike e materies së errët:e padukshme, e vështirë për t?u matur në përmasa, dhe megjithatë e kudogjendur. Tani gjermanët janë si yjet, që shkëlqejnë aq shumë sa që është e pamundur të injorohen.

Dhe nuk është se pati ndonjë komplot teutonik për të rrëmbyer pushtetin në Bruksel. Zonja von der Lejen ia detyron postin e lartë që mban aktualisht më shumë presidentit francez Emanuel Makron, sesa lobimit që bëri për të Berlini.

Makron e mbështeti kandidaturën e zonjës von der Lejen, pasi ai nuk mund të duronte idenë që këtë detyrë ta merrte gjermani tjetër Manfred Veber. Ndërkohë, nuk është faji i zonjës Merkel që asnjë president francez nuk ka fituar një mandat të dytë që kur është ngjitur në pushtet, apo që shumica e kryeministrave italianë nuk arrijnë t?i mbijetojnë dot as mandatit të parë.

Pavarësisht nëse e dëshirojnë apo jo, gjermanët janë tani në kontrollin e të gjithë levës së pushtetit në BE, teksa blloku po përpiqet me të gjithë mënyrat ta përballojë krizën e Covid-19. Të qenit oaza e skenës evropiane, funksionoi dikur mjaft mirë për Gjermaninë.

Për arsye të qarta historike, gjermanëve nuk u pëlqen të shihen teksa e hedhin peshën e tyre rreth e përqark. Dhe statuskuoja e BE-së u përshtatej më së miri. Një treg i përbashkët, lejoi furnizimin e zinxhirëve gjermanë të furnizimit në mënyrë efektive, ndërsa eksporti i mallrave vazhdoi pa probleme.

Euro lejoi rritjen e madhe të eksporteve, të cilat nuk patën shqetësime për një valutë të mbiçmuar. Çdo efekt anësor eksportohej drejt Evropës Jugore. Papunësia në Gjermani është vetëm 3.5 për qind, më pak se gjysma e eurozonës në tërësi, dhe vetëm një e katërta e nivelit të papunësisë në Spanjë.

Nga këndvështrimi gjerman, Bashkimi Evropian nuk u dëmtua dhe nuk kërkoi ndonjë rregullim. Kjo statuskuo e lumtur gjendet tashmë nën kërcënim, shpesh për shkak të veprimeve të vetë Gjermanisë. Kur ekonomia e BE u fut në ngërç, Komisioni Evropian liberalizoi rregullat e tij të rrepta mbi financimin e qeverive ndaj bizneseve të goditura nga kriza.

Por zyrtarët nuk e prisnin që Gjermania të zotohej të ofronte 1 trilionë euro për një mbështetje të tillë, gati gjysma e totalit të marrë së bashku e shumës që ofron BE-ja në total. Për pasojë, kompanitë spanjolle të mirë-drejtuara, ka të ngjarë të falimentojnë për shkak të mungesës së mbështetjes nga shteti, ndërsa konkurrentet e ashpra gjermanë mbahen gjallë nga taksapaguesit gjermanë, duke e minuar kësisoj logjikën e ?një gare të ndershme? të tregut të përbashkët.

Njëkohësisht, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë, goditi kohët e fundit përpjekjet e Bankës Qendrore Evropiane, për të injektuar më shumë likuiditet në ekonominë e eurozonës, kur gjyqtarët gjermanë sfiduan programet e blerjes së aseteve të bankës.

Në këtë kuptim, mbështetja gjermane ndaj borxhit të ndërsjellë, mund të shihet si një falje e sjellshme për shkaktimin e një kundërvajtje. Të thënit ?jo? borxhit të përbashkët, kishte qenë një vijë e kuqe për establishmentin gjerman.

Por tani politika e brendshme dominohet nga mendësia se edhe Gjermania ka nevojë për Evropën, dhe jo vetëm anasjelltas. Debatet mbi fondin e rimëkëmbjes, që do të sjellë një rritje të madhe të shpenzimeve gjermane në buxhetin e BE-së, janë nxitur edhe në aspektin e interesit vetjak.

Kjo shënon një zhvendosje në pikëpamjen botërore drejt asaj të Aleksandër Hamilton, babait të teorisë së bashkimit të borxheve në fillimet e republikës amerikane. Gjatë krizës së eurozonës, debati mbi paketat e shpëtimit me kusht, u rrit mbi idenë se gjermanët e zellshëm po nxirrnin nga bataku grekët e papërgjegjshëm (në vend se këtë ta bënin bankat gjermane dhe franceze që u dhanë atyre hua).

Në një krizë të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, ka më pak mundësi për të bërë ?koka turku?. Përkundrazi, ka një pranim të faktit se pa ndonjë formë transferimi fondesh midis Gjermanisë dhe fqinjëve të saj në Evropë Jugore, rezultati do të jetë një mjerim i mëtejshëm politik.

Bashkimi Evropian supozohet të jetë një makinë konvergjence, që përhap më shumë prosperitet se sa bën dallime midis vendeve të pasura dhe të varfra. Në praktikë nuk ka funksionuar kështu. Kur euroja u prezantua si monedhë e përbashkët në fillimin e këtij mijëvjeçari, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Italisë frymë ishte 20 për qind më pak se Gjermania.

Tani hendeku është gati 40 për qind, një diferencë që vetëm sa do të zgjerohet gjatë krizës. Nëse të ardhurat e tyre vazhdojnë të mbeten në vend apo bien, italianët mund të vënë në dyshim nevojën e vazhdimit të anëtarësimit në union. Pikërisht për këtë arsye zonja Merkel e cilëson fondin e rimëkëmbjes si një ?instrument politik kundër populistëve?.

Mbajtja e BE në binarët e vet merr një rëndësi ekzistenciale, sidomos tani që Amerika, themeli i prosperitetit gjerman në epokën e pas Luftës së dytë Botërore, është bërë një aleate e pabesueshme.  Forcimi i strukturave të brendshme të unionit, përmes mbushjes së boshllëqeve në kushtetutën e saj, shihet si mënyra më e mirë për ta mbrojtur atë nga kërcënimet e jashtme.

Idetë që dikur ishin diskutoheshin pas dyerve të mbyllura, siç ishte detyra politikisht e vështirë për të ndryshuar traktatet e BE-së, tani janë hedhur haptazi poshtë nga zonja Merkel. Dhe kjo qasje është një radikalizëm konservator.

Gjërat lejohen të ndryshojnë, por vetëm që gjërat të mbeten të njëjta – konkretisht për jetët e pasura dhe paqësore të votuesve gjermanë. Udhëheqja gjermane në Evropë i shqetëson njerëzit, veçanërisht vetë gjermanët. Privatisht, Angela Merkel ka treguar se Gjermania ishte e padenjë për një rol të tillë, pasi vendi ishte vetë një mini-BE, me federalizmin e vet të ndërlikuar e të ndërtuar mbi një kompromis delikat.

Vendimet e shkathëta, ishin të pamundura në rrethana të tilla. Kushdo që mbante shpresë së Gjermania do të ndërmerte hapa të guximshëm do të zhgënjehej, ashtu siç janë zhgënjyer shumë njerëz. Nëse ky rekord duhet të ndryshojë, koha është pikërisht tani.

Një lidhje institucionale i mban gjermanët të lidhur me Brukselin. Në vend se ta mbyllte pa shumë lavdi karrierën e saj 15-vjeçare si kancelare zonja Merkel ka shansin tani të përdorë një kapital të madh politik, të përfituar muajt e fundit nga trajtimi me kompetencë  i pandemisë së Covid-19. Gjermania ka mjetet për të ndryshuar Evropën, sigurisht nëse zgjedh që ta bëjë këtë gjë./ ?The Economist?-Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga