Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Më 28 qershor 1914, Gavrilo Princip, një nacionalist serb, vrau trashëgimtarin e fronit mbretëror austriak, Arkidukën Franc Ferdinand dhe gruan e tij Sofia në kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës, Sarajevë. Për të kuptuar rëndësinë e kësaj ngjarje, imagjinoni sikur Princi i Uellsit dhe gruaja e tij të ishin vrarë gjatë vizitës në një nga kolonitë e dikurshme të Perandorisë Britanike.
Ky akt brutal synonte dëmtimin e Perandorisë Austro-Hungareze, e cila e kishte aneksuar Bosnjën në perandorinë e saj shumetnike në vitin 1908. Vrasja e çiftit mbretëror, nxiti të ashtuquajturën ?Kriza e Korrikut?, që përfundoi me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore në gushtin e vitit 1914.
Vrasja është përshkruar si ?shkëndija? që do t?i vinte ?flakën? një kontinenti, që deri atëherë ishte përballur me shumë tensione ndërkombëtare. Sidoqoftë, një luftë evropiane nuk ishte e pashmangshme. Deri në momentin e fundit, disa shtetarë evropianë po përpiqeshin të dëshpëruar të shmangnin përshkallëzimin e krizës, duke kërkuar ndërmjetësim, ndërsa të tjerët bënë gjithçka që kishin në dorë për të siguruar nisjen e luftës.
Vrasja e Arkidukës shkaktoi një zemërim të gjerë ndërkombëtar, megjithëse atentatet ndaj individëve të shquar ishin aso kohe shumë më të zakonshme se sa sot. Për shembull, perandori austriak, Kajzeri Franc Jozefi, gati ra pre e një atentati në Sarajevë në majin e vitit 1910, ndërsa një anarkist italian kishte vrarë gruan e tij, Perandoreshën Elizabet në vitin 1898.
Viktima të tjera të njohura përfshinin mbretin serb Aleksandër dhe gruan e tij në vitin 1903, Mbretin e Italisë Umberto në vitin 1900, dhe Mbretin e Greqisë Jorgo I në vitin 1913. Por shumica nga ne nuk i mbajmë mend këto akte, pasi pasojat e tyre ishin më pak serioze. Ndërkohë mbajmë mend datën dhe vendin e këtij atentati famëkeq në Sarajevë, sepse ngjarjet që e pasuan atë çuan drejtpërdrejti në Luftën e Parë Botërore.
Po pse Arkiduka ra viktimë e një komploti të dhunshëm? Vrasësit vinin nga kryeqyteti serb Beograd, dhe secili nga 6 të rinjtë që prisnin Arkidukën e ngratë në Sarajevë përgjatë rrugëtimit zyrtar që ishte paracaktuar të ndiqte, u radikalizua nga organizatat nacionaliste dhe irredentiste serbe.
Serbia kishte qenë një kërcënim i vazhdueshëm për Austro-Hungarinë, sidomos qëkur ajo fitoi Luftërat Ballkanike të viteve 1912-1913, dhe për pasojë e kishte thuajse dyfishuar territorin e saj, dhe shtuar popullsinë e vet nga 3 në 4.5 milionë banorë.
Synimi i qeverisë në Beograd, ishte të bashkonte edhe më shumë territore të banuara nga serbët me Serbinë. Dhe një pjesë e tyre jetonin në Austri-Hungarinë multietnike, përfshirë Bosnjën, e cila ishte aneksuar nga Austro-Hungaria në vitin 1908.
Tre nga atentatorët e rinj, kishin lënë pas jetën e varfër në Sarajevë për të shkuar në Beograd. Trifko Grabezh, Nedeljko Çabrinovi? dhe Gavrilo Princip, ishin që të tre anëtarët e organizatës revolucionare Mlada Bosna (Bosnje e Re).
Në kryeqytetin serb ata iu nënshtruan propagandës anti-habsburgase të disa organizatave sekrete nacionaliste si Crna Ruka (Dora e Zezë), të drejtuar nga grup oficerësh të ushtrisë serbe, që luftonin për idenë e një Serbie më të madhe.
Në kryeqytetin austriak, Vjenë, atentati u perceptua menjëherë si një provokim i serbëve, edhe pse provat e përfshirjes së serbëve në komplot, ishin të vështira të vërtetoheshin. Në atë kohë nuk dihej që njëri nga nxitësit e këtij akti, ishte në fakt kreu i shërbimit sekret të ushtrisë serbe Dragutin Dimitrijeviç (i njohur edhe si Apis), dhe anëtarët e ?Dorës së Zezë? kishin qenë autorë të përpjekjes së pasuksesshme për të vrarë Kajzerin Franc Jozef në vitin 1910.
Vrasësit u trajnuan në Beograd për përdorimin e armëve. Ata u pajisën me 4 pistoleta dhe 6 bomba të vogla dore nga arsenali shtetëror serb në Kragujevac.
Në Bosnje, atyre iu bashkuan edhe 3 komplotistët e tjerë: Danilo Iliç, Veljko Çubriloviç dhe Civijetko Popoviç. Më i riu i grupit të tyre ishte vetëm 17-vjeç. Ata u rreshtuan përgjatë rrugës ku ishin njoftuar se do të kalonin atë mëngjes të diele Franc Ferdinandi dhe gruaja e tij, që po udhëtonin me makinë nga stacioni i trenit për në selinë e Bashkisë së Sarajevës.
Përpjekja e parë për ta vrarë Arkidukën dështoi. Nedeljko Çabrinoviç e hodhi bombën që kishte me vete në Quay Appel, por ajo nuk ra brenda në makinën e hapur. Bomba shpërtheu në pjesën e pasme, duke plagosur disa nga spektatorët e tubuar në anë të rrugës.
Arkiduka mbeti e padëmtuar, ndërsa gruaja e tij pësoi një lëndim të vogël në faqe. Çifti mbretëror u dërgua me shpejtësi në godinën e bashkisë, dhe ky mund të kishte qenë fundi i të gjithave:një tjetër atentat i dështuar, si shumë të tjerë. Por Franc Ferdinand i injoroi këshillat për të anuluar pjesën tjetër të turneut, dhe këmbënguli që çifti mbretëror të vizitonte disa prej të plagosurve në spital, përpara se të vazhdonte me programin zyrtar.
U ra dakord që kolona të ndiqte një rrugë tjetër, dhe jo ajo që ishte planifikuar në fillim. Por ky ndryshim plani, duket se nuk iu komunikua shoferit në veturën e parë, i cili vazhdoi rrugën siç ishte instruktuar që në fillim. Përmes një manovre të shpejtë, makina e Arkidukës ndaloi përpara Gavrilo Princip.
Vetëm disa metra larg nga objektivi i tij, ai arriti ta qëllonte Arkidukën në qafë, ndërsa gruan e tij në bark. Sofia vdiq në makinë, ndërsa Franc Ferdinand menjëherë sapo u dërgua në rezidencën e Guvernatorit. Komplotistët nuk mund ta dinin, dhe sigurisht nuk e kishin planifikuar, se nga akti i tyre do të shpërthente një luftë botërore. Por në javët që pasuan, në kryeqytetet e Evropës u morën vendime, të cilat bënë që vdekja e këtij njeriu të çonte në vdekjen e miliona të tjerëve./Përshtati në shqip CNA.al
Jeta prej beqari, pa angazhime në çift dhe ato familjare, po...
Vendet e Bashkimit Evropian, janë duke eksperimentuar mënyra...
Për të parandaluar që një virus i ri i rrezikshëm të mos e p...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Të hënën, një turmë u përpoq të...
Studimet e reja, sugjerojnë se mund të ketë një lidhje midis...
Kina sapo ka nisur “rivalin e GPS Amerikan” në orbitë, duke ...
Bllokada e Berlinit, ishte një përpjekje e Bashkimit Sovjeti...
Nga Steve Hilton “Fox News”* Viti 2016 ishte një revolucion ...
Që kur u shfaq për herë të parë në skenë, si pjesë e grupit ...
Nga Catherine Belton “Politico.eu”* Kur Vladimir Putin mbërr...
Nga Scott Mcconnell “The American Conservative”* I dashur Fi...
Nga Curtis Ellis “American Greatness”* Partia Komuniste Kine...
Nga Joseph Stiglitz “Internazionale”* Qeveritë në mbarë botë...
“The Economist”Krizat mund të sjellin edhe qartësi. Në krizë...
Pushtimi i Bashkimit Sovjetik, ishte fushata më ambicioze e ...
Kërkimet për një vaksinë kundër virusit Corona po shoqërohen...
Nga Joshua H.Sandman “The Hill”Sondazhet aktuale tregojnë se...
Diktatorët mbahen mend si sundimtarë politikë dhe ushtarakë ...
Nga Patrick Buchanan “Newsmax”E mërkurë: Sekretari amerikan ...
Meka vlerësohet si qyteti më i shenjtë i fesë Islame. Përveç...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...